• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza e Partisë Demokratike, për një grusht votash më shumë

by Plator Nesturi
11/03/2022 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Zgjedhjet e 6 marsit në gjashtë njësi vendore prodhuan një rezultat katasrofik për PD-në zyrtare, e cila doli forcë e tretë, çka solli edhe reagimin e mbështetësve të Bashës në Grupin Parlamentar që i kërkuan të japë dorëheqje. A mendoni se Basha do të dorëhiqet dhe nëse jo, si mund të jetë sërish kryetar i një force politike që elektorati nuk e votoi, por as kupola drejtuese nuk e mbështet?

Ajo çfarë e mban ende Bashën si kryetar të PD është fakti që në krahun tjetër është imazhi i Berishës. Është pikërisht Berisha faktori që e mban gjallë politikisht kreun aktual dhe që i zgjat agoninë PD-së. Në kushte normale çdo humbës duhet të hapë krahun duke i dhënë mundësi figurave të tjera që të ringjallin frymën e besimit për një parti që shkon nga humbja në humbje prej mëse një dekade. Kjo dorëheqje duhet të ish dhënë që pas humbjes së zgjedhjeve në 25 prill, por çuditërisht u votua të mbetet aty nga të gjithë kundërshtarët e sotëm, përfshirë edhe Berishën. Dhe për të vijuar të mbetet në postin e kryetarit Bashës i ka mbetur vetëm alibia se nuk mund t’ia lerë në dorë partinë një personazhi që është shpallur non grata nga SHBA. Gjithësesi dështimi mbetet aty, dhe kjo është për të gjithë PD, për të gjitha fraksionet e saj dhe për opozitën në Shqipëri. Fakti që beteja që ka nisur nga brenda mbahet ende e personalizuar tek dy emrat, pra te Basha e Berisha, kjo dëshmon se PD është tepër larg zgjidhjes së krizës së saj të brendshme. Nuk mund të mbështetet shpresa as tek një lider që nuk ngjall frymëzim si Basha, dhe as te një Berishë që e ka mbylllur ciklin e tij dhe që riciklimin e sheh në funksion të betejës së tij që ka hapur me SHBA. Të dy kanë kosto për PD. Ndaj është fatkeqësi nëse një parti nuk arrin të gjenerojë energji për të prodhuar lidership dhe figura të reja që mund të marrin stafetën. Nëse kjo mundësi është prerë atëhere PD është e destinuar të tretet më tej.

Ndërkohë ajo që shohim është se një grup deputetësh rebelë i kërkojnë Bashës të dorëhiqet nga kreu e të hapë rrugën për garë. Por kjo nuk do të thotë se ata po i hapin rrugës Berishës për tu rikthyer në krye të PD-së. Për shumë prej tyre është e qartë se Berisha është një rrezik edhe më i rëndë e që mund ti kushtojë më shumë të ardhmes së partisë por dhe të ardhmes së tyre politike. Rreziku se Berisha mund ta përdorë PD-në si mburojë në luftën që i ka shpallur SHBA, kur dhe ai vetë e di mirë që është lehtësisht i sulmueshëm, mund ti kushtojë rëndë në besueshmëri dhe në elektorat opozitës në betejat e ardhshme. Ndaj realisht, nëse Basha vijon të ngulmojë të qëndrojë, atëherë PD e shoh të ndarë ne tre kampe dhe madje me tre grupe parlamentare.

Krahas konfirmimit të PS-së si forcë e parë në pesë bashki, ndryshimin bëri vetëm Shkodra që zgjodhi Bardh Spahinë, kandidatin e Berishës. A vërtetuan këto zgjedhje që Berisha ka mbështetjen në elektoratin tradicional të PD-së?

Këto zgjedhje vërtetuan se dy gjysma nuk mund të bëjnë një të tërë dhe se të dy fraksionet, nëse i marrim votat e tyre së bashku, janë tepër larg rezultateve që arrinte dikur PD. Dështimi pra është i dyanshëm për të dyja palët. Edhe vetë Berisha, si politikan i vjetër, e di mjaft mirë se është tepër larg egos së tij se mund të përfaqësojë opozitën. Foltorja plus LSI morën veç një thelë nga elektorati opozitar dhe mesazhi ishte i qartë. Qytetarëve pak i intereson nëse Berisha dhe Basha përplasen me njëri tjetrin. Ndaj i shpërfill të dy përderisa nuk paraqesin asnjë alternativë për kumunitetin përveç garës mes tyre. E vërtetë që Foltorja arriti një rezultat më pozitiv sesa PD zyrtare, dhe kjo mund të vërtetojë vetëm faktin që Berisha është faktor më i fortë se Basha. Por në planin më të gjerë, kanë dështuar të gjitha palët pasi të gjithë së bashku kanë humbur besueshmëri dhe elektorat.

Në llogari matematikore por edhe fryme në këto zgjedhje, nëse mblidhen votat e PD-së zyrtare bashkimit politik Berisha-Meta, sërish opozita nuk arrin dot të mposhtë mazhorancës. Çfarë nevojitet që opozitarizmi të jetë më i madh në vlerë vote?

Ajo çfarë dëshmuan zgjedhjet e 6 marsit është se diferenca midis maxhorancës dhe të gjitha grupimeve opozitare së bashku, është e thellë dhe katastrofike. Me këto shifra del se në vend tashmë ka vetëm një alternativë qeverisëse dhe kjo është PS. Opozita, kështu siç po paraqitet dhe çfar përcjell në elektorat, për fat të keq nuk përfaqëson asgjë, përveçse të merret me garën mes vetes se kush ka një grusht votash më shumë. Ky është një lajm i keq, pasi të rrënohet në këtë mënyrë opozita, nuk i shërben askujt. Vetë opozita është një nga shtyllat e shtetit ligjor dhe të shembet ajo, shoqëria humb një nga garancitë kontrolluese të abuzimit me pushtetin duke rrënuar konkurencën e alternativave qeverisëse. Në këtë aspect kjo gjë duhet të na shqetësojë të gjithëve, ndaj dhe vëmendja është e shtuar. Këtu nuk kemi të bëjmë me një betejë Basha- Berisha se kush është më i fortë, por me drejtimin që duhet të marrë opozita dhe si duhet ringritur ajo.

Nëse Basha normalisht duhet të hapë rrugën e të dorëhiqet, është lajm i keq fakti kur Berisha deklaron se nuk heq dorë të kandidojë për kryetar të PD-së. Berisha flet në emër të votës së lirë, por dihet mirë se çfarë trashëgimie u ka lënë Berisha vetë të tijve në raport me votën dhe me garën në parti. Kjo jo vetëm kur shpartallonte çdokënd që mund ta shihte si rival kur e drejtonte partinë, por dhe dhe në dërrmimin e gjithkujt tjetër ndërsa i hapte rrugën Bashës për të vijuar trashëgëminë e tij.

Një tjetër e dhënë e rëndësishme ishte se morën pjesë në votime rreth 30% e zgjedhësve. Përse ky refuzim dhe si mund të lexohet pjesëmarrja e ulët?

Kur nuk ka një garë reale me kundërshtarë të barabartë, është e kuptueshme që dhe pjesëmarrja të bëhet aplikacion pa rezultat. Nuk përbënte aspak lajm fakti që PS ishte në një avantazh të dukshëm dhe që e kishte të sigurt fitoren. Ashtu siç ishte e ditur që opozita hynte në garë për tu matur jo me maxhorancën, por midis fraksioneve të saj. Ndaj kur nuk ka garë reale dhe kur opozita nuk paraqet asnjë alternativë qeverisjeje, për çfarë do ti interesonte kjo qytetarit? Apo thjesht që votat e tij të përdoreshin jo si shprehje vullnetit por si mbështetje për njërën palë apo tjetrën. Vota në vetvete është transferim pushteti tek forca politike ku beson. Nëse kjo forcë politike as nuk ka besimin e brendshëm se është alternativë qeverisëse, atëherë çfarë vlere ka që ta votosh?

Next Post
Britania, sanksione për 386 zyrtarë të tjerë rusë

Britania, sanksione për 386 zyrtarë të tjerë rusë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Valuta Lev largohet përfundimisht/ Bullgaria feston hyrjen historike në Eurozonë (FOTOT)

Valuta Lev largohet përfundimisht/ Bullgaria feston hyrjen historike në Eurozonë (FOTOT)

January 1, 2026
Ylli shqiptar e nis me gol vitin 2026 në Angli, Anis Mehmeti nuk ka të ndalur (VIDEO)

Ylli shqiptar e nis me gol vitin 2026 në Angli, Anis Mehmeti nuk ka të ndalur (VIDEO)

January 1, 2026
Tragjedia në resortin e skive/VIDEO – Shfaqet momenti i shpërthimit të zjarrit në lokal

Tragjedia në resortin e skive/VIDEO – Shfaqet momenti i shpërthimit të zjarrit në lokal

January 1, 2026
Festimet në Fier / Në spital paraqiten 25 të rinj të dehur, 3 persona të lënduar nga fishekzjarrët

Festimet në Fier / Në spital paraqiten 25 të rinj të dehur, 3 persona të lënduar nga fishekzjarrët

January 1, 2026
Sulmet gjatë natës së Vitit të Ri, Moska dhe Kievi akuza njëra-tjetrës/ Raportohet për 24 të vdekur në Kherson

Sulmet gjatë natës së Vitit të Ri, Moska dhe Kievi akuza njëra-tjetrës/ Raportohet për 24 të vdekur në Kherson

January 1, 2026
Festimet, Proda takim me punonjësit e Rrugores: Zero tolerancë për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit

Festimet, Proda takim me punonjësit e Rrugores: Zero tolerancë për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit

January 1, 2026
Lushnje, Benz-i me shpejtësi “skëterrë” merr para Volswagen-in. Pamje pas aksidentit

Lushnje, Benz-i me shpejtësi “skëterrë” merr para Volswagen-in. Pamje pas aksidentit

January 1, 2026
Spiropali uron homologun qipriot për Presidencën e BE: Shpresojmë për një proces zgjerimi gjithëpërfshirës! Begaj: Fokusi tek integrimi i..

Spiropali uron homologun qipriot për Presidencën e BE: Shpresojmë për një proces zgjerimi gjithëpërfshirës! Begaj: Fokusi tek integrimi i..

January 1, 2026
Kurti mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeparlamentarit Daci: Emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit të Kosovës

Kurti mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeparlamentarit Daci: Emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit të Kosovës

January 1, 2026
Hyn sot në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë/ Përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat

Hyn sot në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë/ Përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com