• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza e Partisë Demokratike ka emër

by Alfred Peza
25/10/2021 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Që Partia Demokratike është në krizë, madje më më të thellën e historisë së saj, kjo nuk do shumë mend për tu kuptuar. Për ta pranuar atë, nuk duhet pritur të artikulohet nga dikush brenda kësaj partie, në mënyrë që të kuptohet mirë nga shumëkush, e të marë vëmendjen e gjithkujt. Sepse krizat kur ndodhin nuk kanë nevojë për shpallje, por për identifikimin e rrënjëve të saj, në mënyrë që të meren masat për ti eleminuar ato.

Kriza e Partisë Demokratike është ulur këmbëkryq në mesin e opozitës shqiptare. Ajo është aty në të gjitha dimensionet e saj, duke u ekspozuar botërisht, por duke u ndjerë me dhimbje vetëm nga demokratët. E keqja u ka rënë këto kohë në kokë opozitarëve tanë. Por si çdo e keqe, sado e madhe qoftë ajo, ka edhe anën e saj të mirë. Ndryshe nga disa lloje krizash të tjera, të cilave nuk u dihet shkaku, kësaj edhe i dihet edhe i njihet. Për fatin e tyre të mirë, kriza e Partisë Demokratike, ka emër.

Ajo mban emrin e njërit prej themeluesve të saj. E drejtuesit real të PD për 30 vjet me radhë. Kriza ka fytyrën e njeriut që ka qenë lideri real i saj, edhe kur nuk ishte formalisht Kryetar i PD, e në selinë saj këtë titull e kanë mbajtur për arsye nga më të ndryshmet të tjerë. Qoftë Eduard Selami fillimisht. Qoftë Tritan Shehu më pas. Apo Lulzim Basha tani në fund. Kriza e thellë, në kufijtë e ekzistenciales brenda PD, ka emrin e Sali Berishës.

Këtë e di shumëkush tashmë. Edhe i madh, edhe i vogël. Edhe shqiptarët, edhe ndërkombëtarët. Edhe opozitarët, edhe amerikanët. Edhe demokratët, edhe më indiferentët rreth zhvillimeve politike në këtë vend. Të vetmit që nuk duan ta pranojnë, janë ata që i kanë patur të lidhura interesat e tyre përjetësisht me Sali Berishën dhe ata që nuk duan të shohin jo se nuk kanë sy, por sepse nuk duan.

Ajo që të fyen inteligjencën në këtë rast, është fakti se berishistët dhe propaganda e tij, kërkojnë ta nxjerrin atë në rolin e shpëtimtarit të situatës. A thua se ai nuk është shkaku i gjithë kësaj, por i vetmi që mund të eleminojë pasojën. Është njësoj si ta shohësh me sytë e tu publikisht kur hidhet flakadani, e tu thuash edhe të tjerëve që janë aty me ty, se zjarrvënësi është i vetmi zjarrfikës!

Problemi nuk janë këta, që kërkojnë ta nxjerrin burimin e krizës së thellë të PD, si viktimën e vetme të saj. Por Lulzim Basha dhe njerëzit e tij, që janë mësuar tua dhurojnë gjithçka kanë arritur deri më sot, në sajë të PD. Ndaj edhe tani që SHBA e shpalli “non grata”, presin që krizën tua zgjidhin po ata, që denoncuan publikisht me emër shkaktarin e saj.

Ironia e kësaj historie tashmë, është se Lulzim Basha në vend që të përvishte mëngët për të zgjidhur krizën, vazhdon të bëjë atë ka ditur të bëjë më mirë gjatë karrierës së tij politike. Të presi. Të flejë gjumë. Të mos mari përgjegjësi. Të mos dali në krye të situatës. Të mos bëjë udhëheqësin e vërtetë. Liderin real. Politikanin që ka gjithmonë një zgjidhje, për secilën situatë të vështirë që i del përpara, për ta çuar popullin opozitar drejt lëndinave të reja që ndjellin fitoren e nesërme.

Premisa numër një për të qenë një lider i zoti, është që të jesh një kasap i shkëlqyer,- thoshte njeriu që e kishte gojën shpatë, Winston Churhill. Çfarë në këtë rast do të thotë, se nëse Lulzim Basha kërkon që ta zgjidhi vërtetë këtë krizë, ai duhet të dijë që ta shkulë me rrënjë të keqen që ka pushtuar trupin e PD. Pra duhet të presi me vendosmëri, atë plagë që po gangrenizohet në trupin e opozitës, në mënyrë që të shpëtojë pjesën e shëndoshë të saj.

Por Lulzim Basha në vend të marë iniciativën, po ia lë atë, kundërshtarëve të tij. Kjo e bën Sali Berishën të duket në sytë e disave, jo shkaktari i krizës, por si viktima e një komploti planetar. E kur vjen puna tek viktimizimi, jo vetëm shqiptarët por të gjithë popujt e tjerë, janë të prirur që të marin anën e tij. Ndaj Lulzim Basha duhet të ketë kurajon, të ngrihet mbi lartësinë e deritanishme të vetes, për tia treguar me gisht popullit opozitar shkaktarin e krizës së tyre të thellë.

Sigurisht që për ta bërë këtë, nuk është diçka e lehtë për një udhëheqës politik si Lulzim Basha, por ky është momenti i të vërtetës për të. “Atvrasja” e Sali Berishës, nuk është thjeshtë akti i përjashtimit të tij nga Grupi Parlamentar i PD, por procesi i pandalshëm i largimit të berishizmit nga sistemi ynë politik. Kriza e thellë në të cilën është zhytur PD vërtetë sot ka një emër, por nëse nuk e zgjidh atë, Lulzim Basha do të jetë nesër mbiemri i saj!

Next Post
Berisha: Asgjë s’na ndal, javën e ardhshme do shpallim datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

Formulari/ Ja çfarë po nënshkruajnë mbështetësit e Berishës: Analizë qëndrimeve të Bashës kundër statutit...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In