• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Kriza e Kosovës zhyt Europën në dilemë”

by A R
08/08/2022 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në analizat e mediave gjermane të hënën pas shkallëzimit të fundit të situatës në Kosovë bëhet bashkëfajtore edhe BE për gjendjen në veri dhe ngecjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Në një analizë së hënës (08.08) të gazetës “Die Welt” mbi zhvillimet në Kosovë, theksohet, se nën hijen e luftës në Ukrainë prej vitesh zien fort një konflikt tjetër në Europë. Para një jave në veriun e Kosovës pati protesta dhe bllokada rrugësh të serbëve militantë, policia raportoi për të shtëna. “Vuçië vetëinskenohet si përfaqësues i interesave serbe”, thotë njohësi i Ballkanit dhe ish-drejtues i zyrës së DPA-së në Beograd, Thomas Brey. Këtë e duan votuesit. Dhe BE e lejon, ‘sepse ai është shpresa e vetme që t’i shitet popullit serb një kompromis me Kosovën.’”

” Die Welt” vazhdon me kritika ndaj BE. “Vërtet që BE ka bashkëfajësi në shkallëzimin e situatës, thotë eksperti i Ballkanit, Bodo Weber nga Instituti Këshilli Politik për Demokratizimin në Berlin. ‘Dialogu Kosovë-Serbi, që BE i dha shtysë me Marrëveshjen e Prillit 2013 dhe që duhej të çonte në një zgjidhje të konfliktit dhe njohje formale të Kosovës përmes Serbisë ka ngecur në krizë prej gjashtë vitesh…kjo lidhet edhe me atë që Brukseli, nuk bie dakord për një qëndrim të njësuar. “Unioni nuk reagon me një qëndrim, sepse interesat e shteteve të BE janë shumë larg njëra-tjetrës”, sipas ekspertit të Ballkanit, Thomas Brey.

Kurse gazeta “Berliner Zeitung” në artikullin “Standarde të dyfishta” shkruan se për pjesë të lidershipit kosovar dhe shumë vëzhgues perëndimorë dhe politikanë, Serbia shihet si sozia e Rusisë. “Beogradi është i zemëruar për këtë debat edhe për arsye historike. ‘Nëse zhvendosja e kufijve -si në rastin e Ukrainës-nuk pranohet, atëherë për ne është standard i dyfishtë, nëse Serbisë i hiqet kjo e drejtë’”, citon “Berliner Zeitung” ambasadoren e Serbisë në Berlin, Snezana Jankoviç, qe shprehet se dialogu me Kosovën është rruga e duhur. “Por rruga diplomatike kërcënon të futet në qorrsokak, si në rastin e Ukrainës. Edhe aty u negociua me vite në kuadër të Marrëveshjes së Minskut, pa rezultate dhe pa qëllime të ndershme për të arritur një rezultat, si në çështjen e autonomisë për Donbasin.”

Kurse gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, FAZ në një analizë për zgjerimin e BE shkruan, se qoftë Ballkani apo Ukraina, BE nuk mund të përballojë aktualisht anëtarë të rinj. FAZ i referohet paralajmërimeve të presidentit, Macron, se BE që tani nuk funksionon mirë, si do t’ia dalë me më shumë se 30 anëtarë me të drejtë vetoje në tryezë? Një BE me 36 anëtarë, nënvizon FAZ, e cila do të kërkonte parimin e unanimitetit në çështje kardinale do të ishte e paaftë për të marrë vendime. “Por si qëndron perspektiva e reformimit të parimit të unanimitetit? Fondacioni Shkenca dhe Politika që këshillon qeverinë gjermane në çështjet e politikës së jashtme, ka përmbledhur në një analizë gjendjen dhe shprehet për zgjerimin e vendimeve mbi bazën e shumicës, ‘edhe duke pasur parasysh perspektivën e një BE-je me 30+ vende anëtare, pasi Ukraina dhe Moldavia morën statusin e kandidatit dhe filluan negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.’ Shtrohet pyetja se ‘si BE në përmasa të tilla dhe me një heterogjenitet të tillë mbetet e aftë të veprojë.’” Por FAZ e sheh me pesimizëm arritjen e një reforme të tillë, edhe për shkak të rezistencës të shteteve më të vogla anëtare, si Polonia dhe Hungaria. “Për heqjen e parimit të unanimitetit nevojitet unanimitet dhe për këtë nuk aspak unanimitet.”/DW

/a.r

Next Post
Zbulohet raporti sekret/ Më shumë se 2 milionë refugjatë pritet që të mësyjnë drejt Greqisë

Skandali i përgjimeve në Greqi, reagon për herë të parë Mitsotakis: I papranueshëm...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trashëgimia e Valentino Garavani, ja kush do ta menaxhojë pasurinë e stilistit legjendar

Trashëgimia e Valentino Garavani, ja kush do ta menaxhojë pasurinë e stilistit legjendar

January 21, 2026
VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizitojnë Zvërnecin, ja pamjet

VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizitojnë Zvërnecin, ja pamjet

January 21, 2026
Banesa iu kontrollua me urdhër të SPAK, Kushtetuesja kalon në seancë plenare çështjen ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit

Banesa iu kontrollua me urdhër të SPAK, Kushtetuesja kalon në seancë plenare çështjen ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit

January 21, 2026
Devijoi për të shmangur përplasjen me automjetin tjetër, makina përfundon në kanal në Fier

Devijoi për të shmangur përplasjen me automjetin tjetër, makina përfundon në kanal në Fier

January 21, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli rrëzon kërkesën për liri të Gjon Shkambit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Gjon Shkambit pas kërkesës për lirimin nga burgu

January 21, 2026
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

January 21, 2026
Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

January 21, 2026
21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

January 21, 2026
Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

January 21, 2026
Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In