Banka Qendrore Europiane ka rritur sërish normën bazë të interesit, duke e çuar atë në nivelin rekord prej 4 për qind. Vendimmarrja e institucionit më të lartë financiar të “unionit” vjen pasi inflacioni në gusht prishi ecurinë 3-mujore rënëse, duke mbetur në nivelin 5.3 për qind, aq sa ishte edhe në korrik.
Banka Qendrore Europiane vlerëson se me gjithë rënien e lehtë, inflacioni vijon të mbetet i lartë ndërsa kriza e çmimeve pritet të vijojë.
Nga rritja e normës së interesit në Europë preken edhe shqiptarët, veçanërisht ata që kanë një kredi në valutë.
/a.r