• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kriza e çmimeve, së shpejti buka 10 euro në Gjermani?

by Java News
17/09/2022 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë para për gaz dhe rrymën elektrike, kjo nuk është gjë e re për bukëpjekësit. Çmimet aktuale të energjisë për shumë sektorë po bëhen të papërballueshme.

Bukë, panine, ëmbëlsira dhe biskota – “Ne jemi një kompani klasike e zejes së bukëpjekjes dhe patiçerisë, ku shitet çfarë piqet në furrat pas banakëve”, e vlerëson Tobias Plaz sipërmarrjen e tij në Eutingen, një fshat në Jug të Gjermanisë pranë Shtutgartit. Që nga viti 1890 është themeluar kjo sipërmarrje familjare, që menaxhohet tani nga brezi i katërt. Vitin e kaluar ne e rikonstruktuam tërësisht dyqanin, përmes një vitrine të re klientët mund të shohin nga banaku se çfarë piqet në pjesën e pasme të dyqanit.

Por pikërisht tani Tobias Plaz nuk di më se si ta menaxhojë më tej biznesin e tij. Në fund të gushtit atij i erdhi njoftimi me postë nga furnizuesi me gaz. Në vend të dhjetë centëve që ka paguar deri tani për kw/h për gazin këtej e tutje ai duhet të paguajë gati 35 cent. “Këto informacione duam t’i ndajmë me ju, në mënyrë që të keni mirëkuptim, kur ne do të na duhet të përshtasim çmimet për produktet tona”, shkruan bukëpjekësi në Facebook dhe Istagram, ku ka vendosur një fotografi të njoftimit nga furnizuesi i gazit për çmimet e reja.

Bukëpjekësit protestojnë në Hanover

Edhe në të tjera sipërmarrje të bukëpjekjes në Gjermani gjatë këtyre ditëve po mbërrijnë kërkesat me çmimet e reja nga furnizuesit e energjisë. Me çmime të tilla, sipërmarrësit janë të shtangur dhe vrasin mendjen se si do t’i përballojnë këto kosto. Eckehard Vatter, i cili ka një firmë buke me 35 filiale dhe 430 të punësuar në Saksoninë e Ulët, në të ardhmen do të duhet të paguajë mbi 75.000 euro në muaj për gazin. Deri tani ai ka paguar rreth 5.800 euro.

Në Hanover Vatter dhe shumë kolegë të tij dolën në protesta në rrugë. “Shpëtoni bukëpjekësit” shkruhej në pankartat e banderolat e tyre, që i mbanin rrugës rreth 1000 bukëpjekës protestues dhe punonjësit e tyre. Në shumë lande prej ditësh shitja po bëhet në errësirë për të tërhequr vëmendjen e klientëve. “Ne po na shuhet drita – sot drita e nesër furra?”, kjo është motoja e tyre.

Një panine për pesë euro

Pa energji furrat nuk mund të punojnë, por si mund t’i nxjerrin kostot e larta bukëpjekësit? Të rrisin përkatësisht çmimin e bukës dhe të panineve? Një panine për pesë euro dhe një bukë për dhjetë euro? Klientët nuk do ta përballonin, për këtë janë të sigurtë bukëpjekësit. Shoqata qendrore e zejtarisë gjermane të bukëpjekësve paralajmëron, që shumë sipërmarrje do të detyrohen të heqin dorë nga biznesi, nëse nuk marrin ndihma financiare nga shteti.

Paketat e ndihmës të qeverisë deri tani kanë pasur kryesisht në fokus buxhetet familjare dhe jo aq sipërmarrjet. 95 miliardë euro janë planifikuar për t’ua bërë të përballueshme qytetarëve çmimet shpërthyese të energjisë. Por u desh kohë derisa koalicioni qeverisës i socialdemokratëve, ekologjistëve dhe liberalëve ta kuptojë, që edhe sipërmarrjet nuk mund t’ia dalin dot kësaj krize pa mbështetje.

Kush duhet t’i paguajë çmimet e larta?

“Çdo ditë marrim telefonata emergjence nga ndërmarrje, që janë në prag të ndërprerjes së prodhimit – edhe sepse ato nuk t’i kompensojnë më çmimet jashtëzakonisht të larta të energjisë duke ua kaluar klientëve këtë barrë çmimesh”, paralajmëron Hans Peter Wollseifer, president i shoqatës qendrore të zejtarisë, në intervistë me gazetën “Rheinischen Post”. Dinamika e falimentimeve është shumë më e keqe se sa në pikun e pandemisë së koronavirusit.Sipas një sondazhi të shoqatës gjermane të industrisë (BDI) një e treta e sipërmarrjeve industriale konsideron se po i kërcënohet ekzistenca.

Shembuj të krizës ka çdo ditë e më shumë. Prodhuesi i kartës higjenike Hakle njoftoi falimentimin duke argumentuar, se rritja e kostove nuk mund të kompensohet me rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë. Koncerni i çelikut Arcelor Mittal ka ndërprerë prodhimin në dy filiale në Veri të Gjermanisë dhe e ka nxjerrë stafin e punonjësve në sistemin e pagës minimale. Enti shtetëror i sigurimit të papunësisë u shlyen tani atyre pagat.

Gjermania kërcënohet të bjerë në recesion

Nëse një sipërmarrje ndërpret prodhimin, kjo shpesh ka pasoja të ndjeshme edhe ndaj degëve të tjera të ekonomisë si dhe për konsumatorët.

Studiuesit e ekonomisë dhe vet përfaqësuesit e ekonomisë llorgarisin që Gjermania është në rrugën e recesionitngjashëm si me humbjet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Në ditën e sipërmarrësve në Gjermani, ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, premtoi ndihma financiare, por iu desh të pranojë, që nuk ka ende marrëveshje brenda radhëve të qeverisë për volumin konkret të tyre.

Ministri Habeck nuk mund ta thotë shifrën e saktë se sa do t’u kushtojnë këto ndihma financiare taksapaguesve. Por një gjë është e qartë, se jo vetëm siparmarrjet e industrisë, që janë në garë ndërkombëtare, do të përfitojnë, por edhe ndërmarrjet e mesme e kryesisht ato që përdorin intensivisht energjinë. Pra edhe bukëpjekësit. Qeveria do ta vendosë në javët e ardhëshme programin e ndihmave, tha Habeck në Berlin. Por ndihmat duhet të ketë efektin prapavepruas, pra duke nisur nga shtatori. „Ne duhet të ofrojmë tani të gjithë forcën financiare, që është e nevojshme, për të siguruar substancën e mirë të ekonomisë dhe vendeve të punës në vend”, tha Habeck pas takimit me 40 shoqata ekonomike të ndërmarrjeve të nivelit të mesëm.

Jo subvencione të përhershme

Ndihmat financiare do të paguhen për një kohë të kufizuar, derisa të japin efektin e duhur përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare në nivel europian për zbutjen e çmimeve të energjisë dhe gazit, deklaroi Habeck. Por a do të mjaftojë kjo? Steffen Müller, profesor në Institutit Leibniz për Studimet Ekonomike në Halle tërheq vëmendjen, se rritja e çmimit të energjisë, ashtu si edhe rritja e inetersave të kredive nuk janë një dukuri e përkohshme, por ato mund të mbeten afatmesëm ose afatgjatë.

“Programet e ndihmave, që synojnë përballimin e një periudhe të caktuar krize, i spostojnë problemet në këtë situatë me disa muaj në të ardhmen një barrë kjo që bie kryesisht në kurriz të taksapaguesve”, shkruan Müller duke iu përgjigjur pyetjes së DW: “Masat, që për një periudhë ulin çmimin e energjisë, gjithashtu nuk janë të arsyeshme, sepse ato zbehin zellin për kursim energjie. Pikërisht këtë nuk duhet t’ia lejojmë vetes.”

Kriza përshpejton kthesën strukturore

Më të arsyeshme janë kreditë e buta, argumenton Müller, që duhen dhënë me kusht për përshtatjen e prodhimit me kursim energjie. “Thelbi i këtij argumenti është, që çmimi i energjisë edhe pas këtij dimri të mos kthehet sërish në nivelin e vitit të kaluar. Pra ndryshon diçka në strukturë.”

Normalisht është detyrë e sipërmarrjes, që të jetë e përgatitur për zhvillime të tilla, shkruan eksperti. Në një „kthesë strukturore të përshpejtuar nga kriza drejt një industrie më të gjelbër” shteti mund të ndihmojë duke i shoqëruar sipërmarrjet drejt kësaj rruge./DW

Next Post
VIDEO/ Rrufeja godet ushqimin e mbledhur për bagëtitë në Fier, dëm i madh ekonomik për dy vëllezërit

VIDEO/ Rrufeja godet ushqimin e mbledhur për bagëtitë në Fier, dëm i madh ekonomik për dy vëllezërit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

February 6, 2026
Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

February 6, 2026
Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

February 6, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

February 6, 2026
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

February 6, 2026
Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

February 6, 2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

February 6, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
Akuzohen për korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtor ish-kandidatin e PD në Rrogozhinë dhe 4 persona të tjerë

Akuzohen për korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtor ish-kandidatin e PD në Rrogozhinë dhe 4 persona të tjerë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In