• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kriza e certifikatave”, rrëfimi i Alfred Moisiut: Orët e gjata të negociatave PD-PS në zyrën time

by A R
13/05/2023 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka bërë një rrëfim në Klan News për periudhën kur ka qenë në krye të shtetit.

Moisiu ka treguar orët e gjata të negociatave mes palëve në 2007, teksa “kriza e certifikatave” rrezikonte për të dytën herë zgjedhjet vendore.

“Më kujtohet një gjë shumë interesante që unë zakonisht e kam konsideruar si një nga arritjet e presidencës sime. Ka qenë një krizë e rëndë, por me thënë të drejtën një krizë artificiale, pa asnjë argument të rëndësishëm. Por për fat të keq klasa jonë politike nuk merret shumë me këto gjëra dhe kjo na ka dëmtuar. Ajo që sapo përmendët, po të mos ishte zgjidhur do ishte një dështim i madh për vendin tonë. Do dilnim një vend që nuk jemi në gjendje të bëjmë zgjedhje jo më të ndërtojmë një shtet demokratik. Vështirësia më e madhe ishte ajo sepse në atë kohë mazhoranca që ishte në pushtet nuk dëshironte që të vinte zgjidhje nga Presidenti i Republikës. Këtë e kisha të qartë dhe isha i kujdesshëm pasi nuk doja që të krijoja probleme pasi gjithmonë parimi im ka qenë kështu, Presidenti duhet të zgjidhë probleme, jo të krijojë probleme.

Tentativat për zgjidhjet e mosmarrëveshjeve mes PD-së që ishte në pushtet atë kohë, flasim për vitin 2007 dhe PS-së që ishte në opozitë ishin goxha të tendosura. Përpjekjen e parë e bëri zv.kryetari i misionit të OSBE-së në Shqipëri. Më tha mua, zoti President puna u zgjidh. Në fakt doli që nuk ishte zgjidhur gjë pasi deklarata që bëri kryetari i mazhorancës, zoti Berisha që ishte kryeministër dhe kryetari i opozitës që ishte zoti Rama ishin krejt të kundërta dhe tregonin që biles PS-ja deklaroi që nuk mund të marrim pjesë në zgjedhje sepse problemi themelor ishte problemi i identifikimit të identitetit të pjesëmarrësve për të evituar votimin e disahershëm që ishte bërë praktikë. Këtu ishte përqendruar gjithë puna se si do zgjidheshe gjithë kjo”, tha Moisiu.

Partitë e vogla, tha Moisiu, i kanë kërkuar herë pas here që ta zgjidhte këtë problematikë.

“Më në fund vetë përfaqësues të PD-së, ishte zoti Besnik Mustafai dhe bashkë me të dhe zoti Fatmir Mediu erdhën e kërkuan që unë të ndërhyj. I thashë po nuk është dakord kryetari juaj që unë të përfshihem nuk ndërhyj në këtë punë sepse unë duhet të bëj një punë me rezultat, jo punë për formë. Ramë dakord të bëjmë tryezën për bisedë. Ka qenë një tryezë e veçantë. Ka qenjë një tryezë maratonë. Në tryezë u bënë disa seanca, disa mbledhje. Ditën e parë u mblodhëm tre herë.

Ka qenë një gjë interesante që kur i mblodhëm i thashë zotërinj ne do mblidhemi, por nuk do largohemi nga këtu pa i dhënë rrugë problemeve dhe të arrijmë të biem dakord që të bëjmë zgjedhje normale në vendin tonë. Në formën shakaje thashë, të përdorim edhe atë që përdor Vatikani kur zgjedh Papën, që djeg fletën e votimit dhe del tym i bardhë. Qeshën të gjithë bashkë me ta, por unë e kisha me gjithë mend. Vazhdoi 4 ditë. Filloi më datë 9 Janar dhe mbaroi në orën 24:00 më 12 Janar”, tha Moisiu.

/a.r

Next Post
Nuk është tradhti, është më keq!

Greqia e ka lënë Kalin e Trojës të ushqehet te livadhi i SHQUP-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In