• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza e Bashës me Perëndimin dhe fenomeni “Doris Pack”!

by Mero Baze
05/05/2019 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

 

Doris Pack është një pensioniste gjermane që e do Shqipërinë. E ka lidhur karriera si ish politikane në vitet ’90 dhe fillim të viteve 2000, miqësia me disa politikanë atëherë të rinj në PD, veçanërisht Genc Pollon dhe tani si pensioniste ndoshta klima e mirë e vendit, vrasja e vetmisë dhe sidomos përfillja si ish politikane.

 

Nuk bëjnë keq që e thërrasin në Tiranë dhe e bëjnë pjesë të veprimtarive të tyre. Eshtë një gjest që u bën mirë të moshuarve që kanë pasur jetë aktive politike.

 

E kam vënë re se tani është dhe më e lirë në deklaratat e saj dhe në raport me Bashkimin Evropian.

 

Dikur ka qenë politikisht korrekte. Mbaj mend që kur Europa e izoloi Sali Berishën pas vitit 1997, ajo bëri çfarë mundi, të ishte simbol i atyre përpjekjeve për izolim dhe promovuese e Genc Pollos, Edi Ramës dhe Ilir Metës, si politikanë të rinj që duhet të zëvendësonin Berishën e Nanon. Çfarë nuk bëri ta përjashtonte PD-në nga Partitë Popullore Europiane dhe ta zëvendësonte me partinë e Genc Pollos. Dhe dukej që ishte e bindur për këtë, pavarësisht ndonjë dobësie që kishte për Pollon.

 

Tani është më e lirshme. është kundër mbështetjes që Bashkimi Europian ka për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, kritikon Komisionin Europian në Tiranë, flet për arsimin, shëndetësinë, kullat, dhe biles dhe për transportin urban dhe është gati të thotë që e ardhmja e Shqipërisë është Albana Vokshi.

 

E kuptoj që disa njerëz që e marrin seriozisht dhe mund të irritohen, por në fakt ajo e ka pa të keq. Në fund të fundit është njeri i lirë dhe shtyn moshën e tretë me këtë punë.

 

Ajo që nuk kuptoj është që Lulzim Basha në përpjekje për të krijuar iluzionin, se nuk është i izoluar nga Europa dhe Perëndimi në përgjithësi, modifikon axhendën e Partisë Demokratike në funksion të shetitjeve të Doris Pack në Shqipëri.

 

Një kolegu im më kujtoi sot një detaj interesant në kulmin e protestave studentore në dhjetor të vitit të kaluar.

 

Kur të gjithë aktorët dhe faktorët politik në Shqipëri, ishin të foksuar tek protesta e studentëve dhe rrugëzgjidhja për to, Basha njoftoi urgjent se do të kishte një forum të rëndësishëm të nesërmen në “Hotel Tirana”. Dhe kur të gjithë prisnin që ai të shpaloste ndonjë alternativë për arsimin dhe studentët, ai foli për …lirinë e shtypit. Albana Vokshi tashmë si e preferuar nga Doris Pack, vuri alarmin për lirinë e shtypit, pasi sulmoi gjithë shtypin që nuk kontrollon Lulzim Basha.

 

E marr me mend si duhet të ketë turfulluar Sali Berisha kur e ka parë atë tryezë ditën që studentët kishin rrethuar kryeministrinë.

 

Dy ditë më parë në ditën e Lirisë së shtypit, Lulzim Basha thirri përsëri një tryezë por tani për…arsimin. Meqë kishte ardhur Doris Pack në Shqipëri, dhe të dukej sa më serioz aktviteti, Basha shpalosi idetë e tij për arsimin, u betua për zhbërjen e reformës në arsim, dhe hodhi disa teza puniste, për të adhmen e arsimit në Shqipëri.

 

Doris Pack që jeta nuk i ka ofruar ndonjë shans të madh për t’u arsimuar, pasi ka qenë një mësuese modeste dikur në Gjermani, mbështeti idetë e Bashës dhe Albanës.

 

Dhe aktiviteti u mbyll.

 

Vetëm Lulzim Basha mund të ketë talentin të bëj idiotësira të tilla, pikërisht në kulmin e aksioneve, që ai vetë i shpall si revolucion. Vetëm ai mund të flasë në kulmin e protestave studentore për lirinë e shtypit dhe në ditën e lirisë së shtypit, për arsimin e lartë, vetëm se ka “goditur” që Doris Pack të jetë në Tiranë.

 

Doris Pack nuk ka haber nga arsimi dhe as nga problemet e arsimit në Shqipëri. Ajo ka vetëm një problem, që Genc Pollo nuk është më ministër Arsimi dhe ndoshta bëhet përsëri, edhe pse koha e tij është koha më e zezë e arsimit shqiptar, pasi është licensuesi i “fabrikave të diplomave” që futën në krizë dhe Perëndimin.

Vetë Lulzim Basha është një njeri i cili akoma nuk denjon t’u tregojë shqiptarëve diplomën e bachelorit për të cilin, Universiteti ku ai pretendon se ka mbaruar, nuk e konfirmon. Ai nuk denjon të zbatojë as të drejtën e publikut për informacion, pra vepron kundër lirisë së shtypit, duke mos kthyer përgigje për të bërë publike diplomën e tij.

Tani ky njeri vetëm që t’i bëjë qejfin Doris Pack që do akoma Genc Pollon ministër Arsimi, organizon një tryezë, pa kokë dhe pa këmbë për asimin, që të duket se ka të huaj që e mbështesin. Njësoj si me një gjerman tjetër, që e paguajnë si lobist pranë PD dhe thonë është “këshilltari i Merkelit”, ndërkohë që nuk ka qenë kurrë i tillë, por thjesht pjesë e kompanive të lobimit që kanë punuar dhe për partinë e saj ndonjëherë në fushata.

Tani Basha është mirë ta ndajë mendjen me Perëndimin, nëse do që të jetë i qartë dhe i vendosur në rrugën e tij. Rruga që ai ka zgjedhur, djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve, është rrugë anti-Perëndimore dhe nuk mbështetet nga Perëndimi. Për mua është vendimi më i guximshëm edhe pse i imponuar nga Berisha, që Basha ka ndërmarrë ndonjëherë në jetën e tij. Por meqë budallallëkun e ka bërë, tani duhet t’i shkojë deri në fund, dhe të sillet si trim ndaj Perëndimit, jo të përpiqet të jetë dhe anti-Perëndimor dhe të paraqesë si përfillje nga Perëndimi praninë e ndonjë pensonisti apo të papuni gjerman, që marrin honorare në PD. Se ata më shumë se sa përfillin Bashën e PD, janë të lumtur që përfillen prej Bashës e PD. Biles duhet t’i jenë shumë mirënjohës. Basha nuk ka pse u vë në shpinë dhe gjëra që nuk i mbajnë dot, siç është ky roli i të qënit përfaqësues të Perëndimit në opozitën shqiptare. Ata janë politikanë të perënduar, por jo çdo gjë që ka perënduar, është Perëndim. Tema

Next Post
Banka Botërore konfirmon: Shqipëria ka rritje të fortë ekonomike

Banka Botërore konfirmon: Shqipëria ka rritje të fortë ekonomike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In