• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza/ Analistët nga Kosova: PD-së i duhet një lider i ri, as Berisha e as Basha

by Java News
14/12/2021 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe veprimet e dy njerëzve kryesorë të saj, Sali Berisha e Lulzim Basha, nuk kaluan pa u vënë re edhe në Kosovë.

Ngjarjet që ndodhen në selinë e partisë, e cila dikur ishte më e pëlqyera e kosovarëve, nuk po shihen me sy të mirë nga analistët në Prishtinë.

Milaim Zeka është i mendimit se të gjitha këto veprime janë shkatërruese për vetë PD-në.

“Edhe Sali Berisha edhe Lulzim Basha janë duke e fundosur përfundimisht PD pavarësisht nga justifikimet dhe shpjegimet e tyre PD është buzë greminës”, u shpreh Milaim Zeka.

Të njëjtin mendim ndan edhe analisti Zekirja Shabani.

“Në luftën për ta shpëtuar PD, ata nuk po e shohin sa e nevojshme është gjetja e një figure të re për të shpëtuar PD-në, pra nuk janë të vetëdijshëm për dëmin që janë duke i shkaktuar edhe demokracisë edhe opozitës për shkak se Shqipëria nuk ka opozite tjetër që mund ta kritikojë e mbajë përgjegjëse qeverinë. Pra po e bëjnë një dem të pariparueshëm për një kohë të gjatë dhe po ia zgjasin jetën Ramës në pushtet dhe po e bëjnë të pa konkurrent z. Rama në politikën shqiptare”, tha Zekirja Shabani.

E ardhmja e PD-së duhet t’u besohet të rinjve, theksojnë analistët, as Berishës e as Bashës.

“Është interesant se nuk e kam parë Sali Berishën me të njëjtin entuziazëm që e shihnim dikur, në kohërat më të vjetra kur Berisha ishte idhull i shumë kosovarëve. E pashë si një figurë të vjetër të harxhuar, që nuk mund t’i kontribuojë diçka PD, por as Basha nuk mund ta mbajë në këtë mënyrë PD-në, qoftë edhe për të bërë opozitën e nevojshme për demokratizimin e Shqipërisë, atë çka PD vazhdimisht po synon”, tha Zekirja Shabani.

“Unë jam shumë i bindur që PD do t’i ndihmonte edhe largimi i Lulzim Bashës dhe të bashkohet kjo forcë politike dhe në krye të saj të vijë një emër i tretë, i cili për qytetarët e Shqipërisë është bajagi emër anonim dhe i cili është i pastër dhe nuk figuron ne kartelat e ambasadave te huaja e sidomos në kartelat e policisë shqiptare si një njeri kriminel që është marrë me trafikim droge me trafikim të qenieve njerëzore, sepse ju e dini se pjesa dërrmuese e zyrtareve të Shqipërisë por edhe të Kosovës janë të zhytur në krime”, shtoi ai.

Sipas analistit Zeka, lufta e Berishës është e humbur ende pa nisur, pasi kundërshtar ka vetë Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Nuk mund ta shpëtojë PD-në Sali Berisha me turmat e njerëzve për arsye se ai është në një luftë të hapur me SHBA, luftë që nuk ka shanse teorike që ta fitojë. Nuk e ka fituar as Millosheviqi, as Gadafi, as Sadam Hyseini, e lëre më ta fitojë Berisha./m.j

Next Post
DASH për klimën e biznesit në Shqipëri: Projektet PPP cenojnë garën, 95% e shërbimeve për biznesin online në e-Albania

DASH, tjetër 'shuplakë' Berishës: Sulmet e tij të shëmtuara ndaj Yuri Kim nuk përfaqësojnë popullin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In