• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza aktuale është krizë e padrejtësisë!

by Edvin Kulluri
13/12/2022 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edvin Kulluri

Situata e polarizuar politike në vend që kulmoi më datë 6 dhjetor me aktin e rëndë të sulmit fizik ndaj kryetarit të PD Sali Berisha, deri tani ka shkaktuar tre lloj reagimesh. I pari është ai i Berishës dhe mbështetesve të tij që akuzojnë Edi Ramën si porositës. Të dytët janë populli anti-Berishë që e ndesh në rrjete sociale dhe komentet në faqet onlinë të mediave duke miratuar sulmin. Reagimi i tretë është i një kategorie tjetër që e dënojnë sulmim, por e shohin si një farë “shpagimi” ndaj 32 viteve politikë të Sali Berishës dukë e parë atë si përfaqësues të një elite politike, që ka zhgënjyer pritshëritë e tyre ndaj një demokracie hibride të tipit “një hap para, dy hapa pas”.

Këta të fundit do mbanin të njëjtin qëndrim nëse ngjarja do i kishte ndodhur Ramës apo dhe Metës. Dhe të mendosh që kjo pjesë e shoqerisë është dhe më racionalja dhe më pak emocionale, kupton se së ç’gjëndje është perceptimi për situatën e vendit! Katastrofë! Dëshpërim që për më tepër as nuk shtyn askënd nga elita politike dhe më gjerë që të reflektojnë se pse erdhëm në këtë pikë dhe c’duhet bërë për të dalë matanë.

Kjo situatë e tipit “të gjithë kundër të gjithëve” është tregues i qartë i një degradimi moral ku goditja fizike ndaj një ish presidenti dhe kryeministri ose konsiderohet si sulm i kundërshtarit ose diçka e drejtë apo normale. Për një akt që vetëm me normalen nuk ka asnjë lidhje. Po pse erdhëm deri këtu? A ka filluar sot kjo histori urrejtjeje apo indiferentizmi? Natyrisht që jo. Mjafton që t’u hedhesh një sy sondazheve të fundit dhe të kuptosh se 65% e pakënaqësisë ndaj qeverisjes ka përballë një miratim nën 40% për opozitën. E paprecedentë, por e shpjegueshme.

Sepse distanca mes elitës drejtuese të vendit (jo vetëm politike) dhe shumicës dërrmuese është bezdisëse në kufijtë e urrejtjes dhe indiferencës se pashpresë. Pak njerëz të lumtur në vanitozitetin e pasurisë së skajshme dhe pushtetit të stërzgjatur korruptiv politik në njërën anë dhe kusuri që përpiqen të mbijetojnë, punojnë por nuk rriten dot as në treg e as në profesion, dhe të tjerë që mbajnë pozitën që mund ta humbin për shkak të zhbalancimit që ka prodhuar polarizimi, në anën tjetër. Dy kategoritë e fundit janë pikërisht shtresa e mesme që duhet të shtyjë kundër arbitraritetit por që I mungojnë ose mjetet ose kurajo.

Panorama e mësipërme ka ardhur kryesisht për faj të elitave. “Rrallwherë është populli ai që krijon një qeverisje të korruptuar” shkruante Montesquieu tek libri i tij monumental “Mbi frymën e ligjeve”. Dalja nga komunizmi që rrënoi njeriun dhe cdo që mbarte që nga dinjiteti e deri tek minimum i mjeteve për të jetuar, prodhoi një demokraci hibride. 1997 ishte as më shumë e as më pak por pasqyra më e denjë fatkeqësisht e keqkuptimeve masive me demokracinë dhe asaj cka ajo duhet te garantojë, lirine. E si për ironi të fatit kushtetuta e vitit 1998 që stabilizoi njëfarësoi institucionet për shkak të ndarjes së pushteteve nuk arriti dot të frenonte korrupsionin në rritje që ngriti krye gjatë qeverisjes së majtë.

Me largimin e PS e djathta rikthehet me ‘mënd të tjera” por edhe me ato të PS! Megjithë rezultatet e qarta të mandatit të parë 4-vjeçar në përpjekje ndaj krimit dhe korrupsionit dhe modernizimin e shërbimeve publike, vitet pasuese filluan të nxijnë “duart e pastra” të fushatës fituese të 2005. Por kjo nuk ishte rastësi apo aksidente tek -tuk në disa segmente të qeverisë, pasi korrupsioni vjen prej pushtetit të madh apo të tejzgjatur. Dhe pushtetin e madh e sanksionuan të dyja partitë kryesore PD dhe PS me ndryshimet kushtetuese të 2008 bashkë me një kod zgjedhor që fut në parlament oborrtarë të kryetarëve-mbret dhe jo përfaqësues të popullit siç duhet të jetë. Pra po përjetojmë një sistem hibrid republikë-monarki dhe here-herë despotizëm. Këtë fundit e dallojmë qartë në partitë politike që prodhojnë parlamentin.

Pra kuvendin e supozuar të sovranitetit popullor që praktikisht prodhohet nga 3 despotë. Këta të tre vetëm lëshojnë urdhra, ndërsa të tjerët zbatojnë. Kush guxon flaket në zgjedhjet e ardhshme në pension të parakohshëm pavarësisht nga mosha biologjike apo politike. Të bindurit vazhdojnë karrierën e falur nga kryetari dhe të fituar nga lajkat private apo më keq publike. Mjafton të dëgjosh se c’nxjerrin nga goja për të kuptuar se sa e vërtetë është ajo ç’ka shkruhet më lartë. Njërin nga kryetarët e quajnë “Skënderbe” ndërsa tjetrin “legjendë e kombit”. Por për hir të së vërtetës i pari ka 5 shekuj që ka ndërruar jetë, ndërsa legjendat janë personazhe që përfaqësojnë veçse kujtime të lartësuara në folklor. Çështja është se asnjëra palë nuk ka më kontakte me realitetin e indiferenteve që bëjnë ndryshimin, të paktën teorikisht.

Në këto rrethana njerëzit e arsyeshëm që priren nga virtyti dhe e mira e përbashket e gjejnë veten të mbytur nga mjedisi që prodhon ves dhe mediokritet servilosës. Me një fjalë mund të themi së Shqipëria është në letargji. Pak a shumë si Athina e lashtë gjatë pushtimit nga Filipi i Maqedonisë. Përshkrimi në shkrimet e Demostenit se: “Ç’rëndësi kishte nëse Filipi i liroi të gjithë robërit; ai nuk liroi njerëz. Në atë gjëndje ku ishte katandisur Athina ishte tepër e lehtë të triumfohej mbi forcat e saj, po aq sa kishte qënë më parë e vështirë për të triumfuar mbi virtytin e saj”!

Njëherë e një kohë në periudhën e pavarësisë e dekada të tëra më parë me radhë, drejtonin burra që shkrinë pasurinë për Shqipërinë, ndërsa sot po drejtojnë ca medemek udhëheqës që po “shkrijnë” Shqipërinë për pasurinë e tyre. Dhe ky konstatim nuk do as mend e as kalem, përderisa SPAK është ngritur në pritshmëritë e Lidhjes së Prizrenit e Arben Kraja i shkretë pritet të bëjë atë që la Ismail Qemali në 28 nëntor! Këtë herë jo pavarësinë nga osmanët por nga iluzionet e çartura mbi Skënderbeun e PS dhe “legjendën” e PD!

Next Post
Sekuestrohet restoranti i njohur në Lezhë, “Diella” s’kishte lejë ndërtimi dhe ishte ngritur mbi një zonë të mbrojtur

Sekuestrohet restoranti i njohur në Lezhë, "Diella" s'kishte lejë ndërtimi dhe ishte ngritur mbi një zonë të mbrojtur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In