• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kriza afgane e refugjatëve, mund ta zhysë Turqinë në një krizë të re

by
20/08/2021 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Goditja me thikë e dy turqve, njëri prej të cilëve ishte vetëm 18 vjeç, dhe që më pas vdiq në spital nga plagët e marra nga disa refugjatë sirianë, shkaktoi shpërthimin e një revolte të vërtetë kundër emigrantëve në kryeqytetin turk, Ankara.

Qindra njerëz të zemëruar, që mësuan mbi atë që kishte ndodhur, dolën në rrugë dhe u drejtuan drejt lagjes Altindag, të populluar nga komuniteti sirian. Turma mbërriti në vendngjarje dhe shkatërroi makina, plaçkiti dyqane e zonës dhe brohoriti parulla ksenofobike kundër emigrantëve sirianë.

Vetëm ndërhyrja e policisë, e etiketuar si e tepruar në mediat sociale, parandaloi përshkallëzimin e dhunës,që mund të sillte pasoja edhe më të rënda. Partia Demokratike e Popullit (HDP), e cila kundërshtohet fort nga qeveria e presidentit Erdogan, ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve kundër komuniteteve emigrante që jetojnë në Turqi, por zëri i saj rrezikon që të izolohet.

Në fakt vitet e fundit, gjithnjë e më shumë politikanë kanë bërë thirrje për kufizime të reja mbi emigracionin, dhe ardhja e mijëra emigrantëve të tjerë nga Afganistani, që po i ikin dhunës në vendin e tyre nga ri-ngjitja në pushtet e Talebanëve, i ka rindezur tensionet.

Rikthimi në pushtet i talebanëve në Afganistan, po shtyn gjithnjë e më shumë qytetarë të vendit të pozicionuar në Azinë Qendrore, që të hyjnë territorin e Turqisë me një normë të vlerësuar prej gati 1.000 njerëz në ditë.

Në Turqi jetojnë aktualisht midis 200.000-600.000 afganë, të cilët kanë mbërritur në dekadën e fundit,për t’i shpëtuar dhunës dhe varfërisë. Nxitimi i dëshpëruar për të lënë Afganistanin e ka shqetësuar jo pak botën, sidomos pas asaj që ndodhi në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai”.

Qindra civilë u përleshën midis tyre për të hipur në avionë e paktë të mbetur në aeroport. Mijëra të tjerë u përpoqën të depërtojnë në perimetrin rreth terminalit, ndërsa forcat e sigurisë qëlluan me armë në ajër për t’i sprapsur.

Ëndrra e shumë afganëve, të cilët po i ikin varfërisë dhe dhunës në rritje të talebanëve, është që të gjejnë punë dhe të jetojnë të sigurt diku tjetër. Është një ëndërr për të cilën ia vlen të rrezikosh.

Por presidenti Recep Tayyip Erdogan, u shpreh në një intervistë për televizionet “CNN Turk” dhe “Kanal D”, se Turqia nuk është një motel për emigrantët, dhe se vendi po merr të gjitha masat e nevojshme kundër një krize të mundshme të refugjatëve për shkak të situatës aktuale.

Ndër masat parandaluese është gjithashtu ndërtimi i një muri me gjatësi 156 kilometra përgjatë kufirit me Iranin,si dhe i një muri tjetër pranë kufirit me Irakun. Muri në kufirin Turqi-Iran, është pjesërisht i pajisur me pajisje të sofistikuara, siç është prania e sistemeve të ndriçimit përgjatë 109 kilometrave rrugë, dhe i sensorëve të aftë për të monitoruar lëvizjet përgjatë barrierës79 kilometra të gjatë.

Për të frenuar valën e re të refugjatëve, autoritetet kanë ndërtuar një sistem me 3 faza. Në të parin, kryhen veprimtaritë e vëzhgimit, patrullimit, kontrollit dhe pritës ndaj refugjatëve. Në fazën e dytë hyjnë në lojë komandot, ndërsa në fazën e tretë, në të cilën marrin pjesë Forcat e Armatosura dhe Xhandarmëria, emigrantët arrestohen dhe dëbohen nga vendi.

Turqia është vendi që mirëpret numrin më të madh të refugjatëve në botë, dhe midis tyre janë 3.6 milionë sirianë, shumica dërrmuese e të cilëve jetojnë në kushte të pasigurta për arsim dhe punë. Erdogan ka pasur një qëndrim ambivalent ndaj sirianëve.

Nga njëra anë ata shihen si një bllok votuesish të mundshëm (pasi 110 mijë prej tyre e kanë marrë tashmë shtetësinë turke). Nga ana tjetër janë konsideruar si një valvul për shfryrjen e dufit dhe justifikimin e vështirësive ekonomike, e cila aktivizohet në momentin e duhur.

Ashtu si në vitin 2018, kur pas krizës ekonomike, ata u gjendën në mesin e një fushate të paligjshme të deportimit. Ndërkohë në vitin 2020, Turqia ua hapi dyert atyre për në Evropë, në një përpjekje për të ushtruar presion mbi Brukselin e tmerruar nga ardhja e tyre.

Në vitin 2016, Bashkimi Evropian, nënshkroi një marrëveshje me Turqinë, klauzolat e së cilës parashikonin dhënien e 6 miliardë eurove ndihmë ndaj Ankarasë, në këmbim të angazhimit të kësaj të fundit për të ndaluar refugjatët dhe emigrantët që drejtoheshin për në Evropë.

Ndërhyrja turke në luftën civile siriane, ishte fillimisht diplomatike dhe më pas ushtarake. Turqia e dënoi sjelljen e qeverisë siriane kur shpërthyen armiqësitë me opozitën, dhe iu bashkua shumë shteteve duke bërë thirrje për largimin nga pushteti të Bashar Al-Assad.

Por gradualisht mbështetja për disidentët u shndërrua në një ndihmë dhënë për Ushtrinë e Lirë Siriane, në operacione ushtarake kundër Shtetit Islamik, dhe në pushtimin e Sirisë veriore.

Ndërkohë, Turqia priti kolonelin Riad-Al-Assad, kreun e Ushtrisë së Lirë Siriane, dhe u përfshi në procesin e pafuqishëm të paqes, që ende sot nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje për konfliktin e përgjakshëm sirian. /abcnews/ Nga Andrea Walton, Il Giornale

b.h

Next Post
“Skifter në Korçë, pulë në Leposaviç”/ Nga VV refuzojnë të tregojnë përse s’protestuan edhe për koncertin e çetnikëve të “Riblja Corba”

“Skifter në Korçë, pulë në Leposaviç”/ Nga VV refuzojnë të tregojnë përse s'protestuan edhe për koncertin e çetnikëve të “Riblja Corba”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Opozita ‘mos më prek me dorë’

Ajo që ka ndodhur me Berishën në Strasburg është vetasgjësuese për PD-në

January 29, 2026
VIDEO/ Nis ngarkimi në kamion, baza materiale dhe dosjet në Kadastrën e Vlorës transportohen në Tiranë

VIDEO/ Nis ngarkimi në kamion, baza materiale dhe dosjet në Kadastrën e Vlorës transportohen në Tiranë

January 29, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Përse protestat e Berishës nuk zgjasin më shumë se 2 orë?

January 29, 2026
Akuzohet se krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin

Akuzohet se krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin

January 29, 2026
Vëmendje për viktimat

Ismail Kadare, në 90-vjetorin e lindjes (çka mbeti pa u thënë, ndoshta…)

January 29, 2026
VIDEO-Berisha në Strasburg, denoncon Ramën/Drejtuesja e seancës në KiE i fik mikrofonin pas 2 minutash: Faleminderit shumë, nuk keni më përkthim

VIDEO-Berisha në Strasburg, denoncon Ramën/Drejtuesja e seancës në KiE i fik mikrofonin pas 2 minutash: Faleminderit shumë, nuk keni më përkthim

January 29, 2026
Shqipëria me një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë, Lamallari me ekspertët e KiE: “Të ndahemi” nga politika e ashpër penale

Shqipëria me një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë, Lamallari me ekspertët e KiE: “Të ndahemi” nga politika e ashpër penale

January 29, 2026
“Ka aleanca ushtarake kundër Serbisë”, Vuçiç ndaj Shqipërisë: Po veprojmë…

“Ka aleanca ushtarake kundër Serbisë”, Vuçiç ndaj Shqipërisë: Po veprojmë…

January 29, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

January 29, 2026
Nuk reshtin “përndjekjet” për gazetarin Elton Tozaj/ Pas goditjes në autostradë, tani benzinë pranë shtëpisë

Nuk reshtin “përndjekjet” për gazetarin Elton Tozaj/ Pas goditjes në autostradë, tani benzinë pranë shtëpisë

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In