• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kriza, 2 mijë milionerë ikin nga Greqia

by Java News
03/04/2016 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Greqia ka humbur vetëm vjet për shkak të krizës ekonomike, por edhe asaj të refugjatëve, 5 për qind të milionerëve të saj, sipas raportit ndërkombëtar të “Millionaire Migration in 2015”.

Sipas të dhënave të tij, 3 mijë nga gjithsej 55 mijë milionerë që gjenden në Greqi, janë larguar drejt SHBA dhe Britanisë së Madhe duke kërkuar më shumë siguri për paratë dhe investimet e tyre. Madje Athina konsiderohet si qyteti me ikjen më të madhe të milionerëve në botë, pasi nga 22 mijë prej tyre, që jetonin në këtë qytet, u larguan 2 mijë ose gati 9 për qind.

Vendi, ku gjatë vitit të kaluar kanë shkuar më shumë milionerë, rreth 8 mijë për të banuar dhe investuar është Australia dhe më pas vijnë SHBA, ku shkuan rreth 7 mijë të pasur. Ndërsa vendin e parë në botë për ikjen e milionerëve e mban Franca pas sulmeve të Parisit dhe kërcënimeve të terrorizmit.

Raporti tregon tendencën e të pasurve për t’u larguar nga vendi i tyre ,vetëm e vetëm që të jetojnë në siguri ata dhe paratë e tyre.

Duke parë këtë tendencë të largimit të të pasurve si dhe thuajse përgjysmimin e depozitave në bankat greke prej fillimit të krizës, qeveria e kryeministrit Tsipras është gati të publikojë një amnisti fiskale të pjesshme për të gjithë ata që do të kthejnë paratë e tyre nga bankat e huaja në ato greke.

Megjithëse ende nuk janë bërë të njohura detajet, ligji parashikon dënime dhe gjoba të rrepta për ata që nuk deklarojnë depozitat e tyre jashtë vendit dhe nuk i justifikojnë ato.

Vetëm për depozituesit e së famshmes “Lista Lagarde”, me mbi 2 mijë grekë evazorë, qeveria ka vënë deri tani gjoba mbi 200 milionë euro, ndërsa dëmet mbi ekonominë greke nga evazioni fiskal  llogariten në gati 20 miliardë euro.

TCH

Next Post

Shpërthim dhe të shtëna në Zubin Potok pak orë më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In