• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kritiku i Bashës: Opozita nuk ka kapacitete të ngrejë njerëzit në protesta

by A R
04/11/2017 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi anti-Basha ka gati platformën statutore për demokratizimin e PD. Kështu u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri i ftuar në studion e Report Tv. Ai tha se propozimet synojnë decentralizimin e pushtetit në parti në mënyrë që drejtimi ekzekutiv i PD të mos jetë në dorë të një personi të vetëm.

Kulluri tha se organizimi i PD duhet të jetë njësoj si pushteti legjislativ në qeverisje, e njëjta formulë organizimi si partitë simotra të PD, Kristian Demokratët gjermanë dhe Konservatorët anglezë, arsye për të cilat Basha duhet të pranojë propozimet. “Propozimet konsistojnë në decentralizimin e pushtetit në parti dhe krjimin e një rrjeti institucionesh dhe funksionesh që do balancojnë atë që sot është një drejtim arbitrar i PD nga një person i vetëm.

Të kalojmë nga një part one man show në një parti politike serioze, ku të ketë një bllok ekzekutiv, të ngjashëm me atë legjislativ në qeverisje, të ketë një gjykatë ku njerëzit të ankohen dhe të ketë fuqinë të gjykojë sjelljen e organeve që drejtojnë partinë.

Të krijohet një balancë ku kryetari i partisë të jetë drejtuesi ekzekutiv dhe kandidati për kryeministër, por që s’mund të drejtojë edhe grupin parlamentar edhe këshillin kombëtar edhe seksionet. Vendi sot është shumë më demokratik se partitë që e ndërtojnë sistemin”, tha Kulluri.

Sa i takon paralajmërimeve të nënkryetarit të PD, Edi Paloka për nisjen e protestave, Kulluri tha se PD s’ka kapacitete për të ngritur njerëzit. “Aty ku ka pasur një akt të fortë që duhet të ishte një aksion, në 18 shkurt, përfunduan në çadër. Unë mendoj se e gjithë kjo situatë kërkon një kundërpeshë nga opozita, e cila nuk jam i sigurt se ka kapacitetin për të ngritur njerëzit në protestë dhe për të rrëzuar këtë qeveri që është e zhytur në korrupsion dhe krim“.

Si e shikoni reagimin e opozitës për ngjarjet e fundit kriminale?

Situata në vend është e rëndë. Kemi përfundimisht një sistem oligarkik, një bashkim të krimit me politikën, pra jemi në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe nga pikëpamja e sigurisë së brendshme shumë e rëndë. Nuk ka ditë që të mos shohim lajme për korrupsion, krim, drogë me tonelata. Ne si opozitë kemi folur 4 vjet për këtë punë, sot është gjithçka e qartë në sytë e shqiptarëve. Opozita ka një defekt, sot nuk është koha për retorikë, por për aksion. Dëgjova nënkryetarin e PD, z. Palokën që foli për aksion, por këto katër vite nuk ka pasur aksion, përveç disa protestave nuk ka pasur asnjë akt. Aty ku ka pasur një akt të fortë që duhet të ishte një aksion, në 18 shkurt, përfunduan në çadër. Unë mendoj se e gjithë kjo situatë kërkon një kundërpeshë nga opozita, e cila nuk jam i sigurt se ka kapacitetin për të ngritur njerëzit në protestë dhe për të rrëzuar këtë qeveri që është e zhytur në korrupsion dhe krim.

Është bërë analiza e PD zgjedhjeve në bazë?

Unë mendoj se analiza e PD është bërë pas zgjedhjeve, është bërë nga ne për rezultatin katastrofik. Analizën e ka bërë Basha në formën e tij duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi. E ka bërë ish-lideri historik i partisë publikisht. Analiza në bazë është diçka e vonuar dhe sot është krejtësisht e pasens. Nëse do bënte një analizë reale, do fillonte me përgjegjësinë e kryetarit të partisë të cilën ai nuk e mori. Shkuarja në bazë është i pakuptimtë, është një akt jo-politik, është i pakuptimtë tani.

Ju së bashku me disa kolegë keni përgatitur disa ndryshime statutore që do t’i dërgohen z.Basha. Cilat janë këto ndryshime?

Është një propozim për t’i dhënë zgjidhje krizës së thellë të legjitimitetit ku ndodhet partia. Propozimet konsistojnë në decentralizimin e pushtetit në parti dhe krjimin e një rrjeti institucionesh dhe funksionesh që do balancojnë atë që sot është një drejtim arbitrar i PD nga një person i vetëm. Të kalojmë nga një part one man show në një parti politike serioze, ku të ketë një bllok ekzekutiv, të ngjashëm me atë legjslativ në qeverisje, të ketë një gjykatë ku njerëzit të ankohen dhe të ketë fuqinë të gjykojë sjelljen e organeve që drejtojnë partinë. Të krijohet një balancë ku kryetari i partisë të jetë drejtuesi ekzekutiv dhe kandidati për kryeministër, por që s’mund të drejtojë edhe grupin parlamentar edhe këshillin kombëtar edhe seksionet. Vendi sot është shumë më demokratik se partitë që e ndërtojnë sistemin. Statuti i sotëm i PD është shumë më i keq se ai i vjetri. Të gjitha këto propozime kanë një model, i janë referuar modeleve më të mira të kristian demokratëve gjermanë dhe konsvertorëve anglezë, duke i përshtatur me aktualitetin tonë. Por a do mjaftojnë ndryshimet statutore? Kjo pastaj është çështje tjetër. Zgjedhjet lokale po vijnë. Kjo është një mundësi për Bashën dhe PD që të dalë nga kriza e thellë dhe serioze ku ndodhet aktualisht.

Next Post
Lufta për pushtet në Arabi/Arrestohen dhjetëra zyrtarë, mes tyre edhe princi miliarder që vizitoi Shqipërinë

Lufta për pushtet në Arabi/Arrestohen dhjetëra zyrtarë, mes tyre edhe princi miliarder që vizitoi Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In