Igli Tare është dënuar nga Komisioni i Disiplinës në Itali për shkak se protestoi ashpër për penalltinë e dhënë në favor të Spalit. Në atë episod të çuditshëm, ku lojtari i Spalit e pranoi se nuk kishte kontakt, por arbitri e akordoi edhe pasi u konsultua me VAR-in, Tare vazhdoi të kontestonte edhe pas përfundimit të takimit.
Ai do të gjobitet në shumën e 5 mijë eurove. Sfida ishte e nxehtë për të dyja ekipet pasi Spali lufton për mbijetesë dhe Lacio për Ligën e Kampionëve. Në momentin e 11-metërshit edhe Strakosha u ndëshkua me të verdhë nga gjyqtari për protesta.
Më poshtë episodi i penalltisë.
g.kosovari