• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kritikat për Kullën/ Ndryshon projekti i stadiumit “Arena Kombëtare” ?

by Java News
12/05/2016 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hollohet” e shumë debatuara, kullë e stadiumit të ri kombëtar “Qemal Stafa”. “Futet në ujë”, lartësia dhe gjurma e saj, ose të paktën kështu ka sugjeruar KKT-ja në mbledhjen e fundit të saj. Edhe pse ende edhe sot nuk është bërë publike asgjë, në mbledhjen e “blinduar” të KKT-së, kritikat për projektin kanë qenë jo të pakta, nga anëtarët e pranishëm. Shumë prej tyre, mes tyre edhe kryetari i shoqatës së Arkitektëve që u largua, por edhe drejtoresha e monumenteve kanë kërkuar që projekti i parë të ndryshojë në mënyrë drastike në disa komponentë. Tre janë drejtimet që projekti duhet të ndryshojë edhe që i është lënë detyrë arkitektit për t’i zgjidhur. Pika e parë është fasada dhe sheshi, shkruan Shekulli.

Për këtë arkitekti italian duhet të zgjidhë së pari çmontimin dhe konservimin e fasadës, së shumë përfolur që është monument kulture. Pika tjetër e debatuar është edhe kulla e stadiumit. Kritikat ka qenë të jashtëzakonshme për projektin me kullë dhe pas reagimeve, edhe ekspertët janë përgjigjur me një “jo” në KKT. Kulla 19 apo 29 katëshe(mbetet për t’u verifikuar), ka “mbetur në klasë” ashtu siç është. Arkitekti duhet të bëjë të pamundurën që ta hollojë, apo të ulë lartësinë apo dhe volumin e kësaj kulle. Mësohet se anëtarët e KKT-së, kanë propozuar apo kërkuar që arkitekti ta sjellë kullën në lartësi të pranueshme. Është propozuar që lartësia të vijë me lartësinë e “Korpustit” apo Universitetit Politeknik.

Ose shumë pranë kësaj lartësie. Në lidhje me “prekjen” e projektit dhe hollimin e kullës, drejtori i stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” dhe anëtari i bordit të Shoqërisë Kuqezi, Eduard Prodani është shprehur dje se: “Për stadiumin mund të kemi të reja brenda dy javësh. Di që po punohet për stadiumin. Mbledhja e KKT-së ka lënë disa detyra mes të cilave edhe uljen në volum apo hollim të kullës. Gjithsesi, arkitektët janë ata që përgjigjen më mirë”, është shprehur duke dhënë një sqarim Eduard Prodani. Së treti, projekti e kullës duhet të hollohet dhe volumi i saj në gjurmë të zvogëlohet.

Kështu edhe përmasat e kullës, veç lartësisë, mund të ndryshojnë. Gjithsesi, këto janë detyrat që ka lënë KKT-ja për projektin dhe është arkitekti ai që duhet të punojë mbi to, nëse financuesit duan që të “kalojnë klasën” në këshillet e territorit. Mësohet gjithashtu se projektuesit dhe financuesit, po bëjnë gati dosjen dhe kanë nisur aplikimet për lejet përkatëse në Bashkinë Tiranë. Ndoshta për dy javë të rejat për stadiumin mund të jenë surprizuese. Kujtojmë që Qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama kanë vendosur që të ruajë fasadën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, i cili pas ndërtimit, do të quhet “Arena Kombëtare” apo “Arena e Kombëtares”.

Për ata që ende nuk e kanë mësuar, fasada 70 vjeçare e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” e cila ka ardhur nga Italia dhe që është montuar së bashku me fasadën e Korpusit të Universitetit, godinën e Rektoratit dhe Institutin e Arkeologjisë. Vetë stadiumi prej vitit 2000 është pjesë e së ashtuquajturës Ansambël monument-kulture, shkruan Shekulli.

Projekti

Stadiumi i ri është menduar dhe projektuar si një ndërtesë shërbimesh me interes kolektiv dedikuar futbollit, ku falë dhe afërsisë me Universitetin, forcohet ideja krijimit të një pjese të qytetit dedikuar formimit, sportit, kulturës, spektaklit, mikpritjes, mbledhjes së qytetarëve në zhvillimin e aktiviteteve që favorizojnë jetën dhe ndërveprimin midis tyre. Për të favorizuar këtë mision, e gjithë ndërtesa është e rrethuar nga një pjesë e vazhdueshme që përbën një portikat të gjatë, ku ndodhen shkallët e jashtme të cilat çojnë në nivelet një dhe dy ku fluksi i spektatorëve shpërndahet në vendkalimet e shumta rrotulluese perimetrale. Prezenca e këtyre shkallëve bën të mundur shfrytëzimin e katit të parë për ambiente tregtare të cilat do të rijetëzojnë gjithë zonën përreth, duke krijuar një marrëdhënie më të ngushtë e të vazhdueshme me kontekstin. a.k

Next Post

Al Capone, shkëlqimi dhe rënia e mbretit të mafies dhe krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In