• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kritikat ndaj SPAK/ Kraja shmang përgjigjen për hetimin e Berishës “non grata”, preferon të reagojë ndaj Ramës: Partitë flasin…!

by Java News
05/08/2022 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i SPAK, Arben Kraja i është përgjigjur edhe kritikave politike ndaj institucionit që ai drejton. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, i pyetur nëse ai ndihet nën trysni pas deklaratave të Ramës, se po godet vetëm nga e majta, Kraja u shpreh se SPAK vepron në bazë të provave, ndërsa partitë- tha ai -flasin sipas interesit.

I pyetur se çfarë është duke bërë SPAK për Sali Berishën, i cili është shpallur non grata për korrupsion nga SHBA, Kraja eshte shmangur te pergjigjet direkt, por teksa ka thene se korrupsioni eshte nje problem shume shqetesyes, deklaron se “Çështje penale SPAK ka shumë ne hetim dhe ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund dhe për ti vënë para përgjegjësisë kur provohet vepra penale.”

Pjesë nga intervista

Pyetje: Ndaj Berishës janë vendosur sanksione për korrupsion, duket sikur perëndimi po bën më shumë sesa autoritetet shqiptare, cila është përgjegjësia e SPAK, cfarë do të bëni ju pas këtij momenti, do të ketë një hetim mbi këtë çështje?

Arben Kraja: Problemi i korrupsionit në Shqipëri, por edhe në Ballkan është shqetësues. Është mungesa e ndëshkueshmëriusë së zyrtarëve të lartë. Për këtë në Shqipëri është bërë një reformë, kemi dy vite që punojnë për arritjen e rezultateve konkrete. Ne bashkëpunojmë me homologët për të luftuar këtë fenomen. Çështje penale SPAK ka shumë ne hetim dhe ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund dhe për ti vënë para përgjegjësisë kur provohet vepra penale.

Pyetje: Ka kritika ndaj SPAK se nuk po veprohet ndaj zyrtarëve të lartë, ndërkohë kryeministri thotë se ju po godisni vetëm majtas, a ju vë kjo përballë një trysnie?

Arben Kraja: Ne veprojmë bazuar në ligje, opinioni publik dhe partitë kanë të drejtën të shprehen dhe secili e shpreh sipas interesit të tij. Problemi është që ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm, ne nuk veprojmë sipas një listë, por veprojmë në bazë të provave që administrohen nga hetimi. Kur provohet fajësia marrim masa për gjykim. Ajo që kemi rënë dakord të gjithë është që të rrimë sa më larg këtyre opinioneve politike. Secili prej prokuroreve ka dosjet para dhe është i pavarur./m.j

Next Post
Dëshmia/ E shkuara e errët e Amber Heard, rekrutonte vajza për miliarderët më të mëdhenj në botë

Dëshmia/ E shkuara e errët e Amber Heard, rekrutonte vajza për miliarderët më të mëdhenj në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In