• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kritikat e Ramës për Trump? Ja si e kanë sulmuar atë liderët botërorë!

by Java News
09/11/2016 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Trump do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, një suprizë kjo që shumë njerëz nuk kanë dashur ta besojnë. Por tashmë gara në SHBA ka përfunduar dhe republikani do të marrë postin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Jo të pakta kanë qenë kritikat e tij dhe sulmet për një sërë çështjesh e grupesh sociale… por po ashtu jo të pakta kanë qenë dhe gjykimet e kritikat drejtuar Trump nga liderët borëtorë.

Edhe kryeministri Rama ka bërë kritika në lidhje me Donald Trump, duke thënë se do të ishte një fatkeqësi e madhe për SHBA-në nëse ai do të zgjidhej President… por në krahasim me çfarë ka thënë Rama, deklaratat e liderëve të tjerë janë ende më të forta.

Më poshtë gjeni deklaratat e një sërë drejtuesish të rëndësishëm.

Në Francë, shqetësimi për zgjedhjen e Trump u artikulua qartë nga Presidenti Hollande, i cili theksoi se: “Zgjedhja e Donald Trump do të ishte e rrezikshme dhe do të ndërlikonte marrëdhëniet midis Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.hollande

Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo tejkaloi “përzemërsinë” e zakonshme të protokollit, duke e thënë: “O Zot, si mund të jetë Trump kaq idiot”.1601090047080098

Deklarata e famshme e Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA të të gjithë muslimanëve dhe për krijimin e një mekanizmi për “skanimin” e të gjithë mulismanëve që jetojnë në SHBA provokoi një shqetësim të ligjshëm tek përfaqësues të botës Islame.

Sadiq Khan, Kryetar i Bashkisë së Londrës theksoi se: “Pikëpamja injorante e Donald Trump mbi Islamin do t’i bënte vendet tona më të pasigurta. Këto pikëpamje nxisin margjinalizimin e muslimanëve të zakonshëm në të gjithë botën, diçka nga e cila do të përfitonin vetëm ekstremistët”.30khan2302c

Nga ana e tij, Recep Tayyip Erdogan, President i Turqisë tha se: “Një politikan i suksesshëm nuk mund të bëjë deklarata të tilla sepse brenda Shteteve të Bashkuara jetojnë me miliona muslimanë. Një politikan nuk mund të flasë në këtë mënyrë”.erdogan

Vetë Papa Françesku konsideroi deklaratat e Trump për muslimanët si tërësisht të gabuara. Ati i Shenjtë u shpreh se: “Një person që mendon vetëm për ndërtimin e mureve në vend të urave, kudo që ai ndodhet, nuk mund të jetë i krishterë”.papa

Të njëjtat deklarata, të cilësuara si diskriminuese edhe nga Kryeministri Rama gjatë një vizite të tij në SHBA, u përqeshën edhe nga Kryeministri i Britanisë në atë kohë, David Cameron, i cili e konsideroi Trump si:

“Përçarës, i padobishëm dhe thjesht i gabuar në gjithçka atë që thotë”. Isak Herzog, lideri i opozitës së Izrealit shkoi deri atje sa të cilësonte “deklaratat e Trump shokuese dhe të neveritshme”.david-cameron

Karakteri i paqëndrueshëm i Trump ishte gjithashtu objekt kritike i shumë liderëve botërore. Kristian Jensen, Ministër i Jashtëm i Danimarkës u bë i famshëm me deklaratën e tij se “Trump ndërron mendimet ashtu si ne ndërrojmë mbathjet”.kristian_jensen_557x371

Carl Bildt, ish-Ministër i Jashtëm i Suedisë tha se “nëse Donald Trump do të zgjidhet president i SHBA-ve, bëjmë mirë që të gjithë të futemi në bunkerë”, ndërsa Erna Solberg, Kryeministre e Norvegjisë u shpreh se: “Shumë nga ato që Donald Trump thotë e bëjnë botën më të paqëndrueshme”.

Carl Bildt, Sveriges utrikesminister, vid Nordiska rådets session i Stockholm 2009.

Edhe Boris Johnson, ish Kryebashkiaku i Londrës dhe aktualisht Ministër i Jashtëm i Britanisë së Madhe ironizoi duke thënë se: “e vetmja arsye përse nuk dua të vizitoj disa zona të Nju Jorkut është sepse kam frikë se mos takohem gabimisht me Donald Trump”. boris-johnson

Meksika, fqinji jugor i SHBA-ve i sulmuar gjatë të gjithë fushatës zgjedhore të Trump nuk e ka përjetuar aspak mirë retorikën e fushatës së Presidentit të ardhshëm të SHBA-ve. Disa ditë pasi Trump premtoi ndërtimin e një muri për frenimin e valës së emigrantëve të jashtëligjshëm meksikanë, Presidenti Enrique Penja reagoi duke kujtuar se: ““Kjo është mënyra se si erdhi në pushtet Musolini dhe pas tij edhe Hitleri”.

31107023.- México, DF.- El presidente Enrique Peña Nieto encabezó la inauguración del México Summit 2013 : "El próximo capítulo", donde refirió que el mapa energético está cambiando y que de no convertirnos en un país que explote sus recursos, México perderá competitividad y las inversiones productivas tendrían el riesgo de irse a otra parte. NOTIMEX/FOTO/GUSTAVO DURÁN/FRE/POL/

Konfirmimi i Donald Trump, si kandidati fitues i garës presidenciale gjatë mëngjesit të së mërkurës u shoqërua në mënyrë të kuptueshme me urimet e rastit, por përsëri, një numër lidërash e kanë pasur të pamundur të fshehin kundërshtimin e tyre për figurën e Trump. Menjëherë pas konfirmimit të tij, Gerard Araud, Ambasadori i Francës në Uashington tha

“Pas Brexit dhe këtyre zgjedhjeve, tashmë gjithçka mund të ndodhë. Bota që ne njohim po shembet përpara syve tanë”. Nga ana e tij, Heiko Maas, Ministri gjerman i Drejtësisë twitoi: “Nuk u shemb bota, por gjërat bëhen shumë më të çmendura”.french-u-n-ambassador-gerard-araud

Next Post
FOTOT/ Aksident tragjik në Londër, tramvaji del nga binarët, 5 të vdekur e 50 të plagosur

FOTOT/ Aksident tragjik në Londër, tramvaji del nga binarët, 5 të vdekur e 50 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In