• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kritikat e Ramës në Asamblenë e PS? Klosi tregon çfarë ndodhi në takimin me dyer të mbyllura

by Java News
12/02/2024 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për Asamblenë e PS dhe lajmet që dolën prej aty, se kryeministri Rama ka kritikuar veçanërisht Erion Veliajn dhe Olta Xhaçkën.

Klosi tha se këto raportime nuk janë të vërteta dhe nuk ka patur “sulme” të tilla siç raportoi media, por janë bërë diskutime për të përmirësuar partinë në terren, përfshirë në Kavajë, ku drejtues politik ka qenë Erion Veliaj dhe bashkia u fitua nga PD.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: A pati ndonjë kritikë? Sigurisht te njerëzit poshtë, se për liderin dihet që nuk ka kritika, këtu te ne peshku qelbet gjithmonë nga bishti…

Blendi Klosi: Nuk di të them një folës, që nuk sugjeroi se çfarë mund të bënim më mirë. Pati mbi 40 folës, disa mund të kenë folur për herë të parë, disa prej kohësh. Pati edhe të rinj që dhanë opinionin e tyre, për situatën se çfarë partia duhet të bëjë më mirë. Sa i përket asaj që quhet zhurma juaj, nuk pati kërcitje në diskutimin tonë te brendshëm, në ndarjen e mendimeve se si partia mund të bëhet më e fortë, të jetë me hapin e kohës. U habita kur dolëm nga mbledhja, se aty nuk kishim as valë telefoni, gazetarët filluan me ato pyetjet, u ndjeva i surprizuar, aq sa mund të surprizohesh në Shqipëri.

Ylli Rakipi: Dolën lajme se Rama ka kritikuar Veliajn dhe e ka quajtur “OJF”. Për mua me eksperiencën që kam, Rama dhe Veliaj janë si mishi me thoin, por pati lajme të tilla që dolën.

Blendi Klosi: U fol për degën e PS në Kavajë, ku u humb bashkia dhe kjo nuk ka lidhje me emra. Partia ka nevojë për një mobilizim pak më ndryshe. Nëse kjo është kritikë, kjo nuk është as për Erion Veliajn, as për Edi Ramën dhe as për Klosin. Nuk pati tendecë që kjo të kthehej në debat të brendshëm të PS. Të gjithë presin që PS

Andi Tela: Janë përdorur këto shprehjet për Veliajn “Bën mbledhje si OJF”, ose kritika për Xhackën për Facebook.

Blendi Klosi: Jo nuk janë të vërteta. U fol për gjërat që duhet të bëjmë që të përmirësojnë jetën tonë të brendshme.

Andi Tela: Janë thënë këto nga Rama apo jo?

Blendi Klosi: Mos harrojmë se jemi parti fituese, parti super e organizuar, për 20 ditë u bënë 5400 takime, i publikuam në rrjetet tona sociale.

Andi Tela: U thanë apo jo këto fjali?

Blendi Klosi: Debatet se si raportoi gjithësecili, u ndjeva mirë që isha në atë mbledhje. Si anëtar i PS prej shumë vitesh, u ndjeva mirë që aderoj në atë parti, që fiton, ka diskutim dhe një parti që është shembull se si një organizatë duhet që qëndrojë në parime të shëndosha.


Klosi gjithashtu u pyet se përse Asambleja u mbajt me dyer të mbyllura dhe nuk pati media brenda, apo një komunikim me mediat, siç ka ndodhur në të shkuarën, veçanërisht pas intervistës së bujshme të Arben Ahmetajt, që solli interes akoma edhe më të madh mediatik.

Pjesë nga biseda: 

Blendi Klosi: Ishte një datë e caktuar dy muaj më parë, kishte program pune që u ndoq nga 400 anëtarët e asamblesë. Pse e mbyllur? Të gjitha mbledhjet tona organizative kanë qenë të mbyllura. Nuk kishte mesazh për opinionin publik, por ishte një mbledhje organizative dhe të gjitha janë bërë të mbyllura. Nuk ishte mbledhje, debati i së cilës i intereson publikut. Ishte pjesë e taktikës tonë elektorale. Diskutuam se çfarë duhet të përmirësojmë në jetën tonë të brendshme, e shtrirë në 5200 organizata. Nga ky takim që patëm me 400 anëtarë, u takuan rreth 55 mijë qytetarë që janë anëtarë të PS. Si sot një muaj, do të kemi mbledhjen tjetër, ku detyrat që morën këtë herë, do të raportohet për realizimin e detyrave. Përsëri do të jetë e mbyllur, do të jetë një mbledhje e jona e brendshme, që nuk i intereson publikut.

Andi Tela: Është hera e parë që nuk ka komunikim me mediat. Pse u lajmëruan mediat, kur do të ishte e mbyllir?

Blendi Klosi: Nuk kishte njoftim të medias. Nuk besoj se është për t’u diskutuar kaq gjatë. Pjesa organizative ka qenë pa media. Ka patur mesazh publik, që nuk ishte e nevojshme. Mbledhja ishte e gjatë, nga aktivitetet e gjata që mbaj mend në atë forum. Folën shumë anëtarë të Asamblesë për problematikat tona të brendshme.

Andi Tela: Interesi mediatik ishte se si do të reagonte PS pas intervistës së Ahmetaj.

Blendi Klosi: Ecja jonë në një garë tjetër, na detyron të ecim përpara. Pyetja është pse nuk përgatiten të tjerët, ndërkohë që ne bëjmë detyrën tonë. Nuk ka ndodhur në asnjë palë zgjedhje, që ne të mos mblidhemi dhe të përgatitemi në terren, të mos kemi asnjë surprizë në raport me mbështetësit dhe votuesit tanë. Kjo është rruga jonë, nuk është një gjë e fshehtë.

Next Post
“Bardhi ka vajtur që t’i marrë partinë Berishës”, analisti: Pse shkoi poshtë ballkonit, tani ‘mbreti’ është i burgosur…!

Zyrtarisht me Berishën, Bardhi: Lëvizjet s’kanë lidhje me vizitën në SHBA, së shpejti bashkim i të gjithë kampit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Partia Demokratike duhet të ndryshojë”, Salianji pas takimit në Shkodër: Koha e këtij pushteti ka mbaruar

“Partia Demokratike duhet të ndryshojë”, Salianji pas takimit në Shkodër: Koha e këtij pushteti ka mbaruar

December 28, 2025
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

December 28, 2025
“Unë e kam bërë yll Violetën”/ Babai i Mal Ratkocerit bën deklaratën e fortë për ish-gruan pasi djali nuk e takoi

“Unë e kam bërë yll Violetën”/ Babai i Mal Ratkocerit bën deklaratën e fortë për ish-gruan pasi djali nuk e takoi

December 28, 2025
Zgjedhjet në Kosovë, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 15:00 sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Zgjedhjet në Kosovë, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 15:00 sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

December 28, 2025
U dëmtua në fytyrë nga lëndët piroteknike, 15-vjeçari nga Durrësi dërgohet me urgjencë te Trauma

U dëmtua në fytyrë nga lëndët piroteknike, 15-vjeçari nga Durrësi dërgohet me urgjencë te Trauma

December 28, 2025
Zjarri i madh në Durrës ku u dogjën 8 autobusë, ngjarja referohet në prokurori si aksidentale

Zjarri i madh në Durrës ku u dogjën 8 autobusë, ngjarja referohet në prokurori si aksidentale

December 28, 2025
Do t’i rrëmbente vajzën për grua, si përfundoi në vrasje lidhja mes 20-vjeçarit me një minorene

Do t’i rrëmbente vajzën për grua, si përfundoi në vrasje lidhja mes 20-vjeçarit me një minorene

December 28, 2025
Kosovë/ Të Dielën mbahen zgjedhjet lokale, KQZ shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna

Zgjedhjet në Kosovë, analisti: Pas orës 19:00 do jemi pak të habitur…

December 28, 2025
IKMT vijon aksionin e prishjeve pranë Portit të Vlorës, banorët kundërshtojnë vlerat e dëmshpërblimit

Rriten kompetencat për Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara, krijohet Super-Inspektorat i Territorit

December 28, 2025
Nga ARMO, tek Bankers e Gërdeci! Beqiri i shkruan Marco Rubios: SPAK po godet ‘mizat’, por ‘elefantët’ janë familjet Berisha e Meta

Nga ARMO, tek Bankers e Gërdeci! Beqiri i shkruan Marco Rubios: SPAK po godet ‘mizat’, por ‘elefantët’ janë familjet Berisha e Meta

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com