• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kritika e Xhufit: Në zyrat e shtetit kanë filtruar elementë fashistë dhe antisemitë!

by S M
29/11/2018 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiani dhe publicisti i njohur Pëllumb Xhufi ironizon gjatë një interviste sot në DITA, faktin që dy kryeministrat e fundit të vendit kanë profesione pa lidhje me historinë e gjithsesi ligjërojnë mbi të dhe personazhet e saj.

“Nuk di se sa kryeministri shkëlqen e meriton të merret si shembull në profesionin për të cilin ka studiuar, atë të piktorit.

Përsa i përket vlerësimit të historisë dhe figurave historike më duhet të konstatoj se z. Rama është produkt i denjë i një shkolle artistike, Liceut e Institutit të Arteve, ku historia renditej e fundit në listën e preferencave.

Ndaj, duhet bërë kujdes dhe duhet treguar shumë vigjilencë kur ai flet për historinë, jo më pak se kur për të ligjëronte z. Berisha, ai mjeku. Dikush mund të më kundërshtojë e të thotë se Kryeministri ka këshilltarë të mirë që mund t’i japin mësime historie. Po, ka të tillë, por nuk i dëgjon. Preferon të dëgjojë Artanin, atë arqitektin e “rilindjes urbane”. Preferon të dëgjojë Ardianin, atë filozofin e  “universitetit urban” – thotë Xhufi në bisedën me gazetarin Xhevdet Shehu.

Ai e quan “Rilindjen” e Ramës, të paformë e të pangjyrë, madje thotë se në zyrat e shtetit kanë hyrë elementë profashistë dhe antisemitë.

“Mjafton të hapësh një stacion televiziv apo një gazetë të huaj, për të konstatuar se Evropa, edhe ajo më konservatorja, jeton sot me shqetësime të ndryshme nga ato të z. Rama e të grupit të “rilindasve” të tij, të paformë e të pangjyrë. Bota sot jeton me shqetësimin e neofashizmit.

Një shqetësim të tillë nuk e gjen sot as në politikat e as në retorikat e Kryeministrit, i cili ka merak të vetëm të tregojë se sa “antikomunist” është, makar duke promovuar elementë ekstremistë të së djathtës, profashistë e antisemitë, që gjallojnë në zyrat e pangjyra të qeverisë së tij” – thotë Xhufi.

Ai mendon se Rama po mbjell antipati që nuk do jetë “kalimtare”

“Sjelljeve të tij politike u mungon themeli. Janë të sipërfaqshme, konjukturale, pragmatike, reaktive, snobe. Për rrjedhojë, edhe simpatia e publikut ndaj tij s’mund të jetë veçse fluturake, kalimtare. Por nuk është e tillë antipatia, që ai mbjell në mënyrë thuajse të programuar, me paditurinë e me ngacmimet e përditshme e të pavenda, në shtresa gjithnjë e më të gjera të popullsisë, duke filluar nga elektorati i tij socialist, pabesisht i braktisur e i poshtëruar” – thotë Xhufi

Next Post
Shqipëria më ngjan shpesh me një femër që e kanë nxjerrë ta shesin

Shqipëria më ngjan shpesh me një femër që e kanë nxjerrë ta shesin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

March 13, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In