• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriteret ‘djegin’ katër kandidatë, vetëm 3 emra në garë për karrigen e Llallës

by A R
15/12/2017 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PS, Bledi Çuçi prezantoi sot raportin e Komisionit të Ligjeve për kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm.

Nën cilësinë e relatorit, Çuçi bëri të ditur verifikimin e Komisionit për 7 kandidatët.

“Kemi hartuar një raport pas seancës dëgjimore më kandidatët për kryeprokuror të përkohshëm. Morëm të dhëna nga ILDKP dhe Autoriteti i Dosjeve edhe për integritin moral dhe profesional të kandidatëve” – tha Çuçi.

Si rezultat i vlerësimit, kriteret e plota i përmbushin Arta Marku, Ermira Tafani dhe Ferdinand Elezi. Ndërkohë që katër kandidatët e tjerë skualifikohen nga gara për postin e Kryeprokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar raportin dhe ia ka përcjellë atë Kuvendit.

Vlerësimi për kandidaturat:

1 – Arqile Koça përmbush kriteret ligjore për integritetin moral dhe profesional. Nuk ka gradë shkencorë, por është në proces të marrjes së titullit doktor.

2 – Arta Marku përmbush kriteret ligjore për integritetin moral dhe profesional. Përmbush edhe kushtin për gradën shkencore.

3 – Artur Selmani përmbush kushtin e përvojës, por përmbush pjesërisht kriteret ligjore. Ka një masë disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës dhe nuk ka gradën shkencore në drejtësi, është në proces doktorature.

4 – Besnik Muçi përmbush kriteret ligjore për integritetin moral dhe profesional. Ky kandidat nuk përmbush kushtin e përvojës së punës, mbi 15 vjet.

5 – Ferdinand Elezi përmbush kriteret ligjore për integritetin moral dhe profesional.

6 – Ermira Tafani përmbush kriteret ligjore formale, plotëson edhe kushtet për integritetin moral dhe profesional.

7 – Granit Shahu nuk përmbush kushtin e vjetërsisë, mbi 15 vjet pervojë pune. Shahu nuk plotëson as kushtet për integritetin moral dhe profesional.

***

Komisioni parlamentar i Ligjeve është mbledhur të premten që t’i japë një tjetë shtysë çështjes së zgjedhjes së Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm.

Në mesditë, komisioni ë shtë mbledhur për të miratuar raportin për shtatë kandidatët për kryeprokuror.

Më pas procedura ligjore lejon që kandidatët të shkojnë në Kuvend për t’u votuar dhe prej aty, Shqipëria të bëhet me një Kryeprokuror të përkohshëm.

Kandidatët dy ditë më parë janë paraqitur përpara komisionit në seanca dëgjimore. Nga ana tjetër opozita e bashkuar ka deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e këtij procesi, të cilin e quan antikushtetues.

Sipas opozitës e vetmja zgjidhje është ajo që dikton Kushtetuta e vendit, zgjedhja e një Prokurori të Përgjithshëm nëpërmjet propozimit që duhet të bëjë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një organ i cili është ende i paformuar për shkak se Shoqëria Civile nuk ka paraiqitur kandidatët e saj (tre). /b.d

Next Post
Olsi Rama flet si drejtor: Ja lojtarët që afrojmë

Olsi Rama "tradhton" Partizanin, por vetëm për një ditë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In