• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kristi Pinderi: Homoseksualët nuk vrasin gra, nuk ngacmojnë sekretare e nuk prishin familje

by Aalison Pearse Stevens
06/10/2016 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktivisti i të drejtave të homoseksualëve, Kristi Pinderi, thotë në një intervistë për revistën Bordo, se indoktrinimi fetar ka ndikuar për keq këtë vend.

“Çështje e kulturës sepse të folurit hapur mbi një çështje që gjithmonë ka qënë mes nesh, por e fshehur, nënkupton një ndryshim thelbësor të mënyrës si ne i kemi konceptuar rolet gjinore dhe si e kemi ngritur çdo pritshmëri mbi këto baza të ngurtësuara gjinore. Për njëmijë e një arsye edhe struktura patriarkale e familjeve tona ka qënë e tillë që pavarësisht se në çfarë sistemi kemi jetuar (përfshi atë feudal), e ka patur të mirëpërcaktuar çfarë pritej nga një burrë e çfarë pritej nga një grua!

Ka dhe dimensionin e vet historik: mos harrojmë që prej të paktën 1600 vjet ky territor ku ne jetojmë u bë pjesë e indoktrinimit fetar, në fillim u pushtuam nga dogmat e krishtera (që për mendimin tim personal e kanë persekutuar çdo formë të të qënit ndryshe, që nga kohërat e djegies së atyre që mendonin se bota ishte e rrumbullakët) e pastaj edhe nga islami. Kishat e para në Shqipëri, ato që quhen paleokristiane datojnë që në shekujt e IV e të V.

Ne mund të themi sot që jetojmë në një vend me tolerancë fetare por s’mund të themi që kemi qenë jashtë ndikimit të të paktën tre prej feve më të mëdha të njerëzimit: krishtërimit, islamit por vende vende edhe judaizmit përmes banorëve hebrenj që kanë ndërtuar, për shembull, një ndër sinagogat më të hershme e të mëdha në Ballkan, siç është ajo e zbuluar në qendër të Sarandës”, thotë ai.

I pyetur për debatet me deputeten Mesila Doda, ai përgjigjet:

“Përfytyro: ti jeton në frikë për atë që je e ndonëse nuk i bën dëm askujt, dëgjon në televizor që deputetë të ndryshëm të thonë që nuk je normal apo më keq akoma, që po shkatërron familjen shqiptare! Duhet të jesh idiot të besosh se, fjala vjen, një i ri në Kurbin apo në Has, a në Sarandë, a Peqin, në Shkodër a në Vlorë e kudo, po shkatërroka familjen shqiptare pse befas bie në dashuri me një të ri tjetër me të cilin do të kalojë jetën! Duhet të jesh idiot të besosh që dashuria e këtij të riu qënkërka arsyeja pse 1 në 5 çifte në Tiranë përfundojnë të divorcuar pa kaluar 5 vjet nga martesa! Dhe akoma më e tmerrshme ta mendosh: mos vallë janë LGBT ata që vrasin gratë? Apo që ngacmojnë sekretaret? Apo që kërkojnë seks në këmbim të punës? Apo që për pak u heqin mbërtheckat vajzave të reja?

Next Post
Avokati i Thaçit: Askush se ka marrë në pyetje, e nuk e di për çfarë akuzohet

Gjykata e Nishit refuzoi kërkesën për lirimin e Nehat Thaçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In