• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kristaq Kume: PAA, duhej çregjistruar me procedurë nga KQZ, tani zgjedhjet varen nga Kolegji

by Java News
11/05/2017 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ben Andoni

Kërkesa e ankimit të opozitës shqiptare, e artikuluar nga ana e PAA-së në Kolegjin Zgjedhor është konsideruar si e pavlerë nga ana e kryetarit të KQZ-së, Denar Biba. Ky i fundit shprehet se PAA e drejtuar nga Agron Duka nuk është subjekt zgjedhor, pasi nuk ka paraqitur kandidatë për deputetë në KQZ. Si pasojë duhet të konsiderohet si subjekt i çregjistruar dhe për këtë arsye sipas ligjit nuk ka asnjë të drejtë të ankohet në Kolegjin Zgjedhor. Në gjykimin e tij, të drejtën e ankimimit në Kolegjin zgjedhor, e kanë vetëm ato subjekte zgjedhore që kanë paraqitur listën e kandidatëve në KQZ.

Krejt ndryshe shprehet ish-kryetari i KQZ-së Kristaq Kume për Javanews. Referuar atij ka dy elementë që duhen pasur parasysh, nëse një subjekt regjistrohet dhe nuk paraqet listat zgjedhore,  mund ta çregjistrosh, nëse vendos KQZ-ja. Një gjë e tillë nuk është bërë nga ana e KQZ-së.

PAA, ndonëse paraqiti kërkesë në KQZ për tu regjistruar në zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18 qershor 2017, në vijim ka paraqitur kërkesë për tu çregjistruar por nuk ka paraqitur listë kandidatësh as më herët e, as në datën 29 prill 2017, që ishte edhe afati i fundit i parashikuar nga Kodi Zgjedhor (KZ), llogaritur sipas formulës së përdorur prej zgjedhjeve të vitit 2009.

Kolegji Zgjedhor ndërkohë jo vetëm e ka marrë parasysh por ka caktuar dhe gjyqtarët që do të merren me këtë çështje, mbështetur nga Partia Demokratike dhe opozita për rrëzimin e datës 18 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, pasi listat e kandidatëve për deputetë sipas tyre janë dorëzuar jashtë afateve. Kështu, nga shorti rezultoi që anëtarët e trupës gjykuese që do të shqyrtojnë padinë e opozitës do të jenë; Tomor Shkreli, Gjin Gjoni, Sotiraq Lubonja, Ridvan Hado dhe Artur Malaj.

Referuar Bibës, PAA nuk mund të konsiderohet si subjekt zgjedhor edhe për shkak të ligjit dhe, për pasojë, nuk legjitimohet që të paraqesë ankim në Kolegjin Zgjedhor, pasi ankim kanë të drejtë të bëjnë vetëm “subjektet zgjedhore” dhe të tillë janë vetëm ata “të cilët paraqesin listë kandidatësh” (nenet 145/1 e 63/1 të KZ).

Kristaq Kume mendon se: “KQZ-ja nuk e ka çregjistruar PAA, konform ligjit me procedurat e duhura dhe kjo i jep të drejtën këtij formacioni që të ankohet. Kështuqë na mbetet të presim se çfarë do të vendosë Kolegji Zgjedhor”.

Paradoksalisht, fati i datës së zgjedhjeve të 18 qershor është në duart e trupës gjykuese me relator Gjin Gjonin, një nga emrat që ka qenë vazhdimisht i përfolur për shkak të politikës dhe akuzave të ndryshme për korrupsion.

Deri më atëherë, pra, nëse Kolegji e rrëzon vendimin e KQZ, në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje dhe pritet të shikohet atë që do ndodhë nëse trupi gjykues do të pranohet apo ankimohet nga palët që janë në proces. (Javanews)

Next Post
Miss Geniii “shpërthen” në rrjete (GALERI +16)

Miss Geniii "shpërthen" në rrjete (GALERI +16)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In