• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Krisje” PD-LSI? Vasili: Nismat janë të Bashës jo tonat, u habita nga…

by
19/10/2021 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë është fakt që PD dhe LSI nuk bashkërendohen për qëndrimet e tyre politike. Nënkryetari i LSI Petrit Vasili deklaroi në Radarin Informativ se partia e tij nuk ka marrë asnjë dokument apo propozim nga kryedemokrati Lulzim Basha sa i takon tre amendamenteve në lidhje me “Zgjedhoren”, “Territorialen” dhe vettingun e politikanëve.

Lidhur me këtë të fundit, duket se pakënaqësia e LSI vjen edhe me faktin se PD ka kërkuar që ata të hetohen nga SPAK, strukturë e cila sipas Vasilit, nuk është as ¼ e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Nuk e kam parë fare këtë propozim. Nuk e kam lexuar. Nismat shikohen e zeza në të bardhë. Unë nuk mund të diskutoj një koment në studio. Unë si forcë politike nuk kam një dokument të tillë. SPAK nuk ekziston por është vendosur në krahun e kapjes së shtetit. Afera e teatrit nuk lëviz asgjë. Çështja e Becchettit ulërin.

Çështja e Astirit nuk kurseu as SHBA. Nuk po flas për krimin zgjedhor apo si u fsheh informacioni për vrasjen e Klodian Rashës apo për vrasjen që ndodhi në Elbasan para zgjedhjeve. Pyetja e madhe është, cila është efiçenca. SPAK nuk është as ¼ e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që lamë pas. Nuk e kemi diskutuar me PD. Nuk kemi pasur as komunikim as diskutim. Janë nismat e saj, nuk jemi informuar. Nuk ka pasur asnjë diskutim për këtë çështje. Për çështje të tjera nuk ka pas. Çdo votë e LSI do jetë sipas identitetit tonë politik. Nuk lidhet me rreshtime. PD zgjodhi të mos e votojë vettingun ndërsa ne e kemi votuar”, u shpreh Vasili.

Ndalur te reforma territoriale, Vasili theksoi se është i habitur me propozimet e PD, duke kujtuar kohën kur ajo kundërshtoi reformën e mbështetur nga LSI. “As propozimet për reformën territoriale, jam shumë i habitur. Është lutur PD të japë kontributin e saj. Ne si LSI kërkuam reformë gjithpërfshirëse, por PD kundërshtoi në mënyrë të habitshme”, deklaroi ai.

Vasili komentoi edhe konfliktin e brendshëm në PD, mes Bashës dhe Berishës. Ai nuk dha një krah se kë mbështet mes të dyve, por qëndrimi i tij u lexua hapur me qëndrimin pro mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, nismë kjo e ish-kryedemokratit Sali berisha.

“Unë në konfliktet e shtëpisë nuk hy kurrë. Merrem me punët e shtëpisë sime. Nuk jam marrë. E vetmja gjë që mund të them, por përderisa hidhet një produkt politik, principet e respektimit të votës dhe promovimet që ka bërë Berisha, besoj janë të shëndetshme”, u shpreh Vasili.

Petrit Vasili foli edhe progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Lidhur me komisionin hetimor për 25 prillin, nënkryetari i LSI nënvizoi se do të mbajnë qëndrimet e tyre pa u bashkërenduar me partitë e tjera opozitare.

“Ajo që ka ndodhur në 25 prill është e qartë. Në raport progresin u panë disa gjëra të rënda. Përdorimi i të dhënave personale, shitblerja e votës. Secili prej tyre, shpërdorimi i shtetit i ka vënë vulën. Nuk duhet të reshtet së hedhuri dritë. Ka shumë çështje të mëdha që do evidentojnë lëvizjet e parave, punësimet në administratë, vjedhja e të dhënave personale, shpërdorime të tjera të pushtet në mënyrë të vazhdueshme. Kemi edhe praktika negative ku ka shtrëngime për të mos dhënë informacion. Kjo do të ishte një gjë e rëndësishme. Duhet ta kuptojë edhe shqiptari më i fundit se çfarë ka ndodhur.

Si anëtar i komisionit jam për të vazhduar një betejë pas 25 prillit. Kemi qenë këmbëngulës, serioz dhe tepër aktiv. Pozicioni është po ai që kemi mbajtur. Do të risjellim edhe faktet që kemi dërguar në SPAK. Këtu nuk është çështje e ka njëri apo e ka tjetri. Kemi një palë që ka grabitur zgjedhjet dhe një palë që e denoncon. Besoj se do bëjmë një punë të mirë me hapësirat dhe debatin e madh. Rregullorja komplet e panevojshme.

Nuk janë propozime që përfaqësojnë gjithë opozitën shqiptare. Në axhendën tonë politike në radhë të parë është zbardhja e gjithçkaje që ka të bëjmë me kapjen e shtetit. Nëse nuk godasim atë do përsërisim farsat e 25 prillit. Duhet hetuar kapja e shtetit.

Së dyti ka qenë hetimi i procedurave parlamentare, parlamenti në funksion të oligarkëve. Kapja e ekonomisë, zgjedhjeve bëjnë kapjen e shtetit. Unë si përfaqësues i LSI nuk kam dëgjuar që PS të ketë pranuar që reforma territoriale është në krizë dhe është e gatshme të ndryshojë. Ata kanë thënë janë të hapur. A është pranuar që jemi në krizë. Vettingu është komponent i reformës në drejtësi, por brenda kohës kushtetuese duhet të kishte përfunduar.  Për vettingun, jo ne por komiteti i Helsinkit ka shprehur problemin e funksionimit me dy standarde. Reformën në Drejtësi ne e kemi votuar. Kërkohet të zbatohet kjo reformë por janë shkelur të gjitha afatet kushtetuese”, deklaroi ai.

/b.h

Next Post
Dhëndërri Malltezi merr në mbrojtje vjehrrin Berisha e sulmon Bashën: Fshati i dha votën të heqë Ramën, “agai” përjashton figurat e PD

Vettingu i politikanëve, lëvizje e Bashës për të kërcënuar ‘Foltoren’? Trembet Jamarbër Malltezi, familja Berisha me shqetësim e kundërshton nismën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In