• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krishtlindjet/ Saranda në listën e 20 destinacioneve të rekomanduara, lë pas Londrën, Pragën dhe qytete të tjera

by Java News
10/12/2023 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bazuar në mbi 600,000 votat e udhëtarëve nga 168 vende në mbarë botën, organizata e destinacioneve më të mira evropiane (EBD) ka zbuluar listën e saj të “tregjeve më të bukura të Krishtlindjeve për t’u vizituar 2023-2024”.

Në një artikull të shkruar nga prestigjiozja Forbes, renditen 20 destinacione evropiane më të rekomanduara për turistët gjatë kësaj periudhe festive, ku mes të cilave është edhe Saranda, e cila ka lënë pas qytete si Londra dhe Mançesteri në Angli, Praga, Dresden apo edhe Bryzh.

Më shumë se kurrë, udhëtarët duket se tërhiqen nga destinacionet e reja të Krishtlindjeve dhe kanë zgjedhur të festojnë në Hungari, në Bazilikat e Budapestit si të preferuarat e tyre, duke e bërë atë destinacionin më të vlerësuar të Krishtlindjeve në këtë renditje.

“20 tregjet e Krishtlindjeve të përzgjedhura nuk janë vetëm rrugica shtëpish, por janë ngjarje kulturore dhe artistike me koncerte, punëtori krijuese, dritat e Krishtlindjeve, fishekzjarre, shfaqje, shesh patinazhi në akull dhe janë të përkushtuar ndaj qëndrueshmërisë duke ofruar ushqime dhe produkte artizanale vendase”, shpjegon EBD.

Lista e plotë:

Budapest, Hungari
Kraiova, Rumani
Metz, Francë
Poznań, Poloni
Montbeliard, Francë
Riga, Letoni
Govone & Asti, Itali
Birmingham, Angli

Madeira, Portugali
Valkenburg, Holandë
Bruksel, Belgjikë
Trier, Gjermani
Edinburg, Skoci
Vjenë, Austri

Sarandë, Shqipëri
Londër, Angli
Dresden, Gjermani
Pragë, Republika Çeke
Bruges, Belgjikë
Mançester, Angli

Sa i përket Sarandës, thuhet se kjo është hera e parë që Tregu i Krishtlindjeve i Sarandës në Shqipëri shfaqet në këtë renditje. Saranda është një qytet modern, i ri, dinamik dhe një destinacion perfekt gjatë gjithë vitit për pushime me diell apo me borë.

Tregu i Krishtlindjeve i Sarandës e shndërron shëtitoren e qytetit në një vend të çudirave dimërore nga data 6 dhjetor deri më 2 janar. Me dekorime vezulluese, një pemë të bukur Krishtlindjesh, shesh patinazhi, karusel, kasolle druri dhe skena për muzikë dhe evente, ofron një atmosferë festive dhe të veçantë.

Vizitorët mund të shijojnë kuzhinën lokale, artizanatet dhe produktet rajonale së bashku me një program të pasur koncertesh, shfaqjesh dhe një paradë, duke e bërë atë një destinacion magjepsës pushimi./m.j

Next Post
Vendimi/ Lejet e qëndrimit 3 vjeçare, lajm i mirë për shqiptarët në Itali

Vendimi/ Lejet e qëndrimit 3 vjeçare, lajm i mirë për shqiptarët në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In