• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kriminelët shqiptarë kërcënim për shoqërinë holandeze”, pse kërkohet rikthimi i vizave

by A R
21/08/2017 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia dhe prokuroria holandeze këshillon rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë.

Shtimi i bandave kriminale shqiptare mbetet kërcënim për shoqërinë holandeze, sipas këtij raporti.

Elementet kriminalë shqiptarë janë fuqizuar se tepërmi vitet e fundit në Holandë, dhe për ketë arsye Policia në bashkëpunim me prokurorinë Holandeze ka këshilluar Qeverinë për të pezulluar lëvizjen e lirë me Shqipërinë.

ABC News ka siguruar raportin e plotë të Policisë Holandezë e cila përshkruan një panoramë të krimit të organizuar shqiptar në Holandë.

“Kriminelet shqiptarë shikohen si një kërcënim serioz për shoqërinë Holandeze pasi janë të implikuar në trafikimin dhe shitjen e kokainës dhe kanabisit, trafikimin njerëzor dhe pastrim parash. Roli i kriminelëve shqiptarë po forcohet, dhe ka marrë një rol prominent në Holandë. Ka një mbiprezence të madhe te shqiptarët në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Një tjetër problem janë klandestinët shqiptarë, të cilët përdorin portet holandeze për të ikur ilegalisht në Angli. ”

Kjo mbështetet dhe nga një burim në Policinë Holandeze, që thotë se për momentin trafikantët e drogës dhe ata njerëzorë që përbëhen kryesisht nga shtetas shqiptarë, janë destinuar si rreziku më i serioz për rendin publik në Holandë.

Sipas Policisë, në vitet e fundit të paktën 5800 persona janë regjistruar në sistemin policor në lidhje me veprat penalë të kryera në territorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. Shqiptarët janë të implikuar kryesisht në trafikun e drogës, trafikimin njerëzore si dhe pastrimin e parave.

Një faktor shqetësues i Policisë Holandezë është që në Shqipëri është relativisht e lehte të ndryshosh emrin dhe mbiemrin, gjë që sipas raportit është bëre nga rreth 700.000 në Shqipëri. Sipas raportit, kjo do të thotë që rreth 1 në 3 shqiptarë ka bërë ndryshime në identitet, gjë që vështirëson punën e Policisë në Holandë. Sipas raportit, përveç ndryshimit të emrit që mund të behët në një mënyrë legale në Shqipëri, ka dhe raste ku një person ka mundur të ndryshojë dhe atësinë dhe datëlindjen e tij në pasaportë, diçka që në asnjë vend nuk do të ishte e mundur.

Në raport përshkruhet se nga vëzhgimet e Policisë së Amsterdamit, shumë rrallë shihen shtetas shqiptarë që qëndrojnë si turistë legjitimë në Holandë. Pothuajse të gjithë shqiptarët që qëndrojnë në Holandë janë për shkak të pjesëmarrjes në veprimtari kriminale.

Raporti tregon se pas liberalizimit të vizave, puna e kriminelëve shqiptarë në Holandë është lehtësuar. Por, sipas raportit rritja e faktorit të krimit në Holandë është diçka e vitet e fundit dhe Qeveria e këtij vendi për këtë arsye duhet të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për të mos lejuar që krimi shqiptar të forcohet dhe stabilizohet struktualisht në Holandë. Për këtë arsye është kërkuar Qeverisë të pezullojë lëvizjen e lirë për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen. (ABC News)

Next Post
Udhёtari i rrezikshёm komercial

"E bardha sundon të zezën", Der Spiegel: Racisti Trump...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

March 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 10 Mars 2026

March 9, 2026
Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

March 9, 2026
Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

March 9, 2026
“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

March 9, 2026

KF Tirana ka nevojë për ndryshim themelor!

March 9, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

March 9, 2026
Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

March 9, 2026
Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

March 9, 2026
Shqipëria, Enver Hoxha dhe ‘hoxhizmi’

Ka lëvizje, por asgjë nuk ecën

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In