• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriminelët në Ballkan ju kanë marrë peng

by Java News
01/09/2019 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ruairí O’Connell, Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë

Fatkeqësisht, por ka ardhur koha t’i them lamtumirë Kosovës.

Në karrierën time, nderi më i madh ka qenë të shërbej këtu si Ambasador Britanik, dhe të promovoj marrëdhëniet mes dy kombeve tona të mëdha.

Të jem i sinqertë, të jesh Ambasador Britanik në Kosovë me gjasë dallon nga të qenit Ambasador Britanik kudo tjetër, për shkak të marrëdhënies unike mes vendeve tona. Çdo ditë, e ndiej dashurinë që populli i Kosovës e kanë për Britaninë.
Familjes time dhe mua, do të na mungojnë shumë gjëra nga Kosova. Do të më mungojnë shëtitjet nëpër Prishtinë. Do të na mungojnë malet e bukura të Kosovës, megjithëse ishte Elida, jo unë, që vrapoj përmes tyre. Do të më mungojnë ndeshjet e futbollit tek Fadil Vokrri, ndeshjet e ragbisë në Sllatinë dhe Vitomiricë, Dokufesti në Prizren, Sunny Hill Festivali, Baleti Kombëtar i Kosovës, auditoriumi në Bibliotekën Kombëtare, qetësia e Manastirit të Deçanit.

Do të më mungojnë sarmat e vjehrrës sime, drekat nga Tartine, lojërat e ragbit që i shohim në Beergarden dhe Tapas, picat e Ponte Vecchio-s, tavë Elbasani nga Tiffany, sanduiçet e pulës nga A&A, dhe gjithçka nga Renaissance.

Por, Kosovën e bëjnë të veçantë vetë kosovarët. Do të më mungojë mikpritja dhe bujaria e jashtëzakonshme e njerëzve nga gjithë Kosova. Jemi ndier si në shtëpinë tonë, që nga dita e parë. Kemi bërë shumë miq të dashur, dhe do të na mungojnë të gjithë. Do të më mungojë sensi i mprehtë i humorit i të gjitha komuniteteve: nuk ka fatkeqësi ku ju në një mënyrë gjeni humor në të.

Por, mbi të gjitha do të më mungojë energjia nga vullnetarët, aktivistët dhe të rinjtë e mrekullueshëm që kam takuar në mbarë Kosovën, nga vullnetarë që punojnë për sportin e tenisit, vrapimin, që mbështesin personat e shurdhër, mbrojnë mjedisin, protestojnë kundër korrupsionit, promovojnë ragbinë, mbajnë mësim për pakicat dhe grupet e margjinalizuara, protestojnë kundër seksizmit dhe misogjinisë, mbështesin familjet e personave të zhdukur, bëjnë fushata për të mbijetuarit e dhunës seksuale, flasin kundër sulmeve ndaj gazetarëve, dhe merren me njëqind kauza të tjera. Përkushtimi juaj ka qenë frymëzim për mua. Ju më bëni të ndihem optimist për të ardhmen e Kosovës.

Detyra ime ka qenë të promovoj interesat e Britanisë në Kosovë. Gjithmonë kam menduar se interesave tona u shërben më së miri një Kosovë e fortë, e begatë, e sigurt, dhe që kujdeset për problemet e veta, si dhe që i lufton vetë problemet tona të përbashkëta, siç është krimi i organizuar. Sa më e fortë të jetë Kosova, aq më e sigurt është Britania.

Kosova shikon nga miqtë e saj ndërkombëtarë për udhëzime, ndoshta edhe tepër. Siç e kam thënë shpesh, në fund të mandatit tim, unë dhe familja ime do të hipim ne aeroplan dhe do të kthehemi në shtëpi; kurse ju duhet të jetoni këtu. Pra, është shumë e rëndësishme që Kosova të marrë përgjegjësi për të ardhmen e vet.

Më thehet zemra kur mendoj për vështirësitë e Kosovës për Pavarësi, dhe njëzet vjet pas luftës të ekzistojë ndjenja se komuniteti ndërkombëtar, në njëfarë mënyre “ia ka borxh” Kosovës një qeverisje më të mirë, një ekonomi më të mirë, dhe gjykata më të mira. Në të vërtetë, ne nuk i kemi asnjë borxh Kosovës. Ky është çmimi i Pavarësisë. Duhet ta bëni vetë. Ne mund t’ju ndihmojmë, ne do t’ju ndihmojmë, por nuk mund ta bëjmë për ju. A mund të bjerë ndër mend ndonjë vend të cilit problemet ia kanë zgjidhur të huaj dashamirës, deri sa qytetarët e këtij vendi vetëm shikonin? Mua jo.

Zgjedhjet që po vijnë janë një mundësi reale për Kosovën. Nuk do t’ju them si të votoni; nuk jam unë ai që do të jetojë me pasojat, por ju vetë. Unë dua që ju ta ndieni se ju, dhe vetëm ju, e keni fuqinë për ta bërë Kosovën ashtu siç e dëshironi. Por, duhet të zgjidhni ta përdorni atë fuqi. Kam dëgjuar miq që thonë se donin të votonin ndryshe, por duhej të votonin që t’i ndihmonin një anëtari të familjes të fitonte një vend pune, ose sepse prej tyre pritej të votonin në një mënyrë të caktuar. I kuptoj presionet. Por, jam i vetëdijshëm edhe se e ardhmja, për të cilën u bënë aq sakrifica nga të gjithë, përfshirë edhe 14 ushtarë britanikë, do të ndërtohet vetëm duke marrë përgjegjësinë për vendin tuaj. Votoni për këdo që mendoni se ka vizionin më të mirë për Kosovën, dhe do ta udhëheqë Kosovën më së miri. Zgjedhja është e juaja dhe ju mundeni, duheni, përdoreni lirisht. Ju jetoni në një demokraci; përfaqësuesit dhe udhëheqësit tuaj do t’ju përgjigjen vetëm nëse prej tyre kërkoni llogaridhënie. Kjo është njësoj në çdo demokraci.

Ishte nder i madh të isha dëshmitar i Pavarësisë së Kosovës 11 vjet më parë. Letrën e njohjes nga Gordon Brown e mbajta unë (por ishte shefi im i atëhershëm, David Blunt, që pati nderin ta dorëzojë!). Unë e di një pjesë të vogël të vështirësive të Kosovës. Deri sa unë largohem, ka një shans që Kosova jo vetëm të arrijë marrëveshje me Serbinë, por edhe të hedhë themelet për miqësi në të ardhmen. Udhëheqësit tuaj duhet ta negociojnë këtë; dhe ndërtimi i paqes është i vështirë. Unë do të thoja që. Kriminelët tashmë bashkëpunojnë shumë ngushtë në të gjithë Ballkanin. Qytetarët e zakonshëm dhe të ndershëm duhet ta gjejnë mënyrën si të bashkëpunojnë më mirë sesa kriminelët. Injoroni ata që përpiqen ta fitojnë pushtetin duke ju ndarë; përdorimi i patriotizmit plastik është mënyra më e vjetër për ta hequr vëmendjen nga të metat e vetes. Nga bisedat me komunitetet në mbarë Kosovën, e di se shumica e qytetarëve dëshirojnë të njëjtat gjëra. Fakti që kaq shumë të rinj shqiptarë dhe serbë tani po mësojnë gjuhën e njëri tjetrit, tregon se brezi i ri nuk e ka harruar të kaluarën, por dëshiron të ndërtojë një të ardhme tjetër.

Kudo që të shkoj, gjithmonë do të jem mik i Kosovës. Kam vetëm një kërkesë miqësore, nëse ma lejoni. Pasardhësi im, Nicholas Abbott, është diplomat me përvojë dhe i aftë. Ju lutem që edhe atij dhe familjes së tij t’u jepni mirëseardhjen e ngrohtë dhe miqësinë që ma falët mua. Jam i sigurt se së shpejti do të bëheni miq të ngushtë.

Kështu pra. Kaq mjafton.

Deri në 10 shtator…

Mirupafshim.

Ruairí

 

Next Post
Nga sozitë te sëmundja, 10 misteret e Enver Hoxhës

Enver Hoxha apel ambasadorit sovjetik më 1956: Jugosllavët duan agjenci detare në Durrës, s’ua japim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

March 13, 2026
Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

March 13, 2026
Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In