• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriminelë rrini rehat! Prokuroria s’ruan dot materialet e veta

by Ben Andoni
05/06/2019 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një kënaqësi gati perverse që këto ditë, kur Shqipëria gjendet në procesin e hapjes së negociatave, t’i kundërvihen të gjithë. I kundërvihen politikanët e opozitës, të huajt, e shkallmojnë njerëzit e PS-së me kinezëritë e tyre të panumërta dhe i vendosin në fund vulën e kaosit njerëzit e prokurorisë me apatinë e tyre. Sot, për habi, njerëzit kanë e ndajnë të njëjtin mendim: Ne duhet të administrohemi si protektorat!!

Neveria më e madhe shkon te politika dhe kinse pastërtia e tyre. Akuzat se një palë ka vjedhë votat shkon ndesh me parimin bazë që ne e dimë dhe e shikojmë: PD, LSI dhe PS janë në garë të rrëmbejnë gjithçka, kurse historia e tyre me votat nuk ka fund. Jo se partitë e tjera nuk duan të bëjnë të njëjtën, porse mundësia e tyre është e limituar të futet në tavën e partive kryesore. Përsëritja, në fakt, ose të rejat e gjetjeve të përgjimeve në median e huaj ka lënë shteg për interpretime por edhe të vërtetën e dosjeve 339 dhe 184. Prokurorët që i kanë në administrim këto dosje, autoritetet e vetme në ndjekjen penale për çështjet që lidhen me to, realisht janë përgjigjur publikisht dhe janë justifikuar, por habitshmërisht u kanë rrjedhur elementë, që askush nuk e thotë deri më tani se cili është fajtor. Paçka se është e vështirë të përcaktosh qartë se çfarë po ndodh, një gjë kuptohet mirë: shteti ynë është si një anije e shkatërruar që fut ujë nga të gjitha anët.

Gjithsesi në ato përgjigje që kanë dalë në këto përgjime veç gjuhës vulgare, nivelit nën-mediokër kemi parë injorancën e thellë të njerëzve që katapultohen dhe që kanë në dorë të ardhmen e vendit tonë, por edhe fytyrën e vërtetë të pushtetit. Do duhen edhe disa kohë të përcaktohen realisht qëllimet e këtyre personazheve të këtyre përgjimeve, për fat të tyre prokuroria fle thellë, por një gjë kuptohet fare mirë: Ne jemi peng i këtij takëmi që ka zënë rrënjë thellë dhe paçka zhvillimeve ata do mbesin protagonistë.

Për fatin e keq, Reforma në Drejtësi nuk  po realizohet, kurse me nivelin aktual që ka zonja Marku dhe e gjithë struktura e saj e prokurorisë, duhet të ndjehemi të shqetësuar. Thirrjet e saj në orët e fundit që prokuroria të hetojë me shpejtësi nxjerrjen në publik të akteve që përbëjnë sekret hetimor dhe të vihet para përgjegjësisë penale kushdo, prokuror, oficer i policisë gjyqësore apo dikush tjetër që ka poseduar për shkak të ligjit CD-të dhe në vend që të ushtronte funksionet ligjore dhe të kryente hetimin objektiv, ka bërë publikimin e tyre, duket qesharak. Kjo për arsye se ata që i kanë dorëzuar kanë menduar shumë mirë dhe mënyrën e heqjes së gjurmëve, paçka se protokolli i administrimit të përgjimeve e përcakton mendojmë drejt procedurën e realizimit dhe të ruajtjes dhe kështu një prokurori funksionale do i jepte përgjigje.

Maxhoranca po vuan gabimin e madh që bëri me katapultimin e një zonje të tillë si kryeprokurore, që duan apo nuk duan ata, provoi akuzën e opozitës për paaftësinë e saj për këtë post kaq të lartë. Akuza e shtetit kurrë nuk ka qenë kaq pa prestigj, ndërsa politika duhet të turpërohet që po provon atë që të huajt i kanë dedikuar vendit tonë: Një vend që nuk di të bëhet. Përfundimi i hetimeve të dy dosjeve me patjetër do të nxjerri realisht shumë problematika, por një gjë kuptohet qartë: prokuroria nuk e përballon dot, ose më saktë nuk kupton përgjegjësinë e madhe që ka në këto momente për të ndihur imazhin e vendit tonë. Degradimi i funksionarit shqiptar është që nga ata që blejnë votat, por edhe këta qyqarët që kinse nuk dinë të hetojnë, por dinë shumë mirë që të shpërndajnë materialet për të ndyrosur vendin tonë. E gjitha mbetet pjesë e asaj që e besojmë të gjithë: kriminelët, hajdutët dhe keqbërësit duhet të rrinë të qetë me këtë nivel që ka prokuroria jonë. (Javanews)

Next Post
Gianluigi Buffon largohet nga PSG-ja

Gianluigi Buffon largohet nga PSG-ja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In