• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krimi zgjedhor/ Brenda ‘zemrës’ së hetimit, ja çfarë ndodh në zyrën e SPAK brenda KQZ-së

by S T
30/04/2025 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa vizituam me radhë të gjitha departamentet brenda Komisionit, ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte kjo zyrë e ngritur për herë të parë: zyra e përbashkët e koordinimit mes KQZ-së, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK, që ka në fokus parandalimin dhe goditjen e krimit zgjedhor.

Të ndjerë disi të bezdisur nga prania e një grupi xhirimi, përfaqësuesit e SPAK-ut u përpoqën të qëndrojnë larg syrit të publikut – një sjellje e konsideruar normale për zyrtarë që administrojnë dokumente sekrete. Pavarësisht se janë informacione që konsiderohen sekrete hetimore, ankesat e shumta të trajtuara deri tani nga KQZ duket se nuk kanë pasur karakter penal.

“Konstatoj që ka një angazhim të vërtetë, konkret, të SPAK-ut, por edhe të Prokurorisë së Përgjithshme, për problematikat që mund të dalin edhe gjatë kësaj periudhe. Mund të jem i gabuar, por deri në momentin që flasim, nuk është se kemi konstatuar problematika të mëdha, me përjashtim të një ose dy rasteve sporadike. Por do të shikojmë deri në fund të këtyre zgjedhjeve se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Partitë politike kanë dorëzuar përfaqësuesit e tyre në komisionet e qendrave të votimit. Tashmë kanë nisur trajnimet, të cilat zhvillohen fizikisht dhe online. Një problematikë e përhershme e partive politike janë zëvendësimet që kryhen në minutën e fundit, çka çon në komisione njerëz të patrajnuar. Për këtë, Erion Meta, drejtor i administratës zgjedhore, tha se janë marrë disa masa për të frenuar fenomenin.

“Të shpresojmë që ky do të jetë një mekanizëm që do të rrisë deri diku pjesëmarrjen, ose të paktën të ketë një rritje të pjesëmarrjes në procesin e trajnimit nga administrata zgjedhore. Kemi pasur deri më tani problematika, pasi jo të gjitha partitë politike i kanë dorëzuar propozimet për të gjithë numrat e mundshëm të anëtarëve të tyre në të gjitha qendrat e votimit. Partia e Lirisë, PSD-ja kanë pasur në disa KZAZ mungesa të dorëzimit të kandidaturave, por edhe PD-ja ka dorëzuar me mangësi në disa KZAZ kandidatura – jo të plota, le të themi – në të gjitha qendrat e votimit”, u shpreh Erion Meta, drejtor i administratës zgjedhore./TCH

Next Post
Komisionerja Kos: Normalizimi me Serbinë, parakusht për procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE

Kos: Rruga e Serbisë drejt BE-së do të jetë e vështirë, nëse Vuçiç viziton Moskën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

March 4, 2026
ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

March 4, 2026
Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In