• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimi/ Vajza u masakrua me thikë nga bashkëshorti në Gjermani, flet nëna e 28 vjeçares: Ishin ndarë prej 2 muajsh, e ka torturuar me kabllo dhe më thikë

by Java News
23/05/2023 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ëma e 28 vjeçares, Jetmira Beka e cila u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj, Besmir Ademi në Gjermani, ka rrëfyer se e bija ishte torturuar nga mënyrat më çnjerëzore nga i shoqi i saj i cili nuk pranonte divorcin. Mes të tjerash ajo tha se Besmir Ademi e kishte kërcënuar edhe me vrasjen e të bijës nëse do të firmoste për t’u divorcuar.

“Ai s’ka mundur ta përballojë atë pse kjo ndahet prej meje. Ajo është rrahur me kabull të televizorit. Është rrahur me thikë në fytë, me çelësa të makinë. I ka thënë që nëse ndahesh prej meje, ka me ta pre çikën, Ledinën. Që çika, Ledina i ka 7 vjet”, tha ajo.

Në një intervistë të dhënë për mediat e Kosovës, e ëma e Jetmira Bekës, tha se prej 8 vitesh e bija kërcënohej nga familjarët e Besmir Ademit.

“Që prej 8 vitesh e kërcënuar prej tyre, jo e vrasim sot, jo e vrasim nesër. Nëse ti thua diçka në familjen tënde, ose ndahesh prej meje. Ai ka përdor dhunë fizike, dhunë psiqike. Ai ka përdor dhunë që nuk e përdor një serb, se s’po du me përdor fjalën serb se edhe ai është popull, por unë e kam babën e zhdukur prej Serbisë. Po nuk e përdor dhunën që e përdor Besmir Ademi. Ky është nipi i avokatit Sheremet Ademi. Sheremet Ademi që i mbron të drejtat e njeriut, s’ka qenë në gjendje me na thirrë me thanë ka ndodhur çfarë ka ndodhur, na vjen keq, edhe Jetmirën, që ka qenë një çike që nuk mundesh me e gjet në trojet shqiptare, s’ka thirrur me na kërku falje”, tha ajo.

Ajo rrëfen se vajza e tij është ndarë që dy muaj nga burri, me ndërhyrjen e shtetit gjerman.

“Jetmira është ndarë që dy muaj prej tij. E ka ndarë shteti gjerman për shkak të dhunës që ka përdorur Besmir Ademi. Jetmira ka ikur prej shtëpisë. Policia e ka kthyer Jetmirën në shtëpi se i ka tre fëmijë. Pas 10 ditëve, shteti e ka marrë Jetmirën e ka çuar në shtëpinë e grave”, tha ajo më tej./m.j

Next Post
“Një zonë aspak e lehtë”/ Rama takim me këshilltarët e rinj socialistë në Lezhë: Fitorja jonë i kaloi parashikimet

"Një zonë aspak e lehtë"/ Rama takim me këshilltarët e rinj socialistë në Lezhë: Fitorja jonë i kaloi parashikimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In