• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimi tragjik në familje/ Rrëfehet vëllai i autorit: Ja çfarë më tha para vrasjes së gruas

by A R
03/12/2016 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autori i krimit në familje, Ruzhdi Luzi, kishte një kredi të pashlyer. Familjarët e tij treguan dje se vështirësitë ekonomike e kishin bërë me depresion, duke rrëzuar dëshminë e 57-vjeçarit se e kishte vrarë të shoqen, Majlindën, për shkak të tradhtisë së saj.

Sipas tyre, autori kishte marrë një kredi prej 800 mijë lekësh të rinj, por me largimin nga puna nuk kishte mundësi për t’i shlyer ato.

Madje, ata tregojnë se prej 3 muajsh i ishte ndërprerë edhe energjia elektrike, pasi nuk kishte pasur mundësi që t’i shlyente faturat. Megjithëse, siç tregon i vëllai i tij, Neki Luzi, të afërmit e ndihmonin sadopak familjen e Ruzhdiut, vështirësitë bëheshin më të mëdha me rritjen e fëmijëve.

Si e përjetuat ngjarjen e rëndë?

Është e pabesueshme edhe në këto momente që ne po bisedojmë bashkë. Ruzhdiu nuk vriste asnjë mizë kur kalonte dhe jo të vriste njeri, për fat të keq bashkëshorten e tij. Mua kur më njoftuan për këtë vrasje u befasova shumë dhe nuk u besoja veshëve. Edhe në këto momente më duket e pabesueshme. Unë isha në darkë me të dhe biseduam bashkë. E pyeta pse nuk e ke bërë vajin e ullirit, pasi ullinjtë i kishte në thasë. M’u përgjigj se “nuk kam lekë për bukë vëlla dhe jo të çoj thasët në fabrikë”. E ndihmova për t’i çuar ullinjtë për vaj në fabrikë. U kishin prerë edhe energjinë elektrike se nuk i kishte paguar. Ndërsa thoshte këtë u trondit shumë, sepse nuk kishte shlyer as kredinë që kishte marrë.

Çfarë kredie?

Im vëlla ka punuar në komunën e Kozares dhe merrte një rrogë të mirë atje. Në këtë kohë mori një kredi prej 8 milionë lekësh për të ndërtuar shtëpinë, por e hoqën nga puna kur u shkrinë komunat dhe kredia i mbeti pa shlyer. Këtu e ka zanafillën sëmundja e vëllait. Ai gradualisht filloi të mbyllej në vetvete dhe nuk tregonte asgjë. Unë disa herë e kisha pyetur se çfarë e mundonte, por nuk e thoshte. Më thoshte se nuk e shqetësonte asgjë, thjesht ishte pak i mërzitur. Kohët e fundit kishte një ngarkesë të madhe psikologjike, por nuk pranonte as të shkonte te mjeku. Unë them sërish që gruaja e tij nuk e tradhtonte. Nuk e di pse iu fiksua vëllait që e tradhtonte bashkëshortja.

A keni folur me vëllanë pas krimit?

Vetëm një fjalë më tha, që më la amanet fëmijët në momentin kur e arrestoi policia. “Vëlla, amanet fëmijët, t’i kam lënë ty”, më tha./Panorama/a.m.

Next Post
Parja ta bën atdhe Zvicrrën

Eurodeputetja qipriote shpalli luftën e re në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In