• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krimi në Fier/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron gjykatësin dhe akuzon policinë: Pse nuk e arrestuan burrin?

by Java News
09/12/2016 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar përmes një deklarate për shtyp pas akuzave për sistemin gjyqësor dhe në veçanti për gjyqtarin e Fierit, Ergys Selmani i cili nuk zbardhi në kohë urdhrin e mbrojtjes për gruan, që më pas u vra nga burri.

Shoqata e Gjyqtarëve nuk dënon vonesën, por akuzon se po hidhet baltë mbi sistemin gjyqësor dhe për krimet në familje akuzon edhe policinë e shtetit se nuk ka kryer detyrën.

“Pse nuk janë siguruar qendra sociale për strehimin e viktimave nga ministritë e linjës, pse policia e shtetit nuk kryen detyrën e saj, duke filluar procedimin penal ndaj autorit të dhunës në familje, apo pse nuk sigurohen banesa sociale për personat që vendosen të largohen nga banesa, si pasojë e marrjes së masave kundër dhunës në familje” thuhet në reagimin e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve.

Gjithashtu, Shoqata e Gjyqtarëve shprehet se “U kujtojmë funksionarëve ekzekutivë dhe politikë që gjykatat janë të pavarura dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.

Çdo përpjekje për të cenuar këtë pavarësi vjen në kundërshtim me vlerat më të larta demokratike të cilat synojmë t’i mbrojmë dhe promovojmë” thuhet në reagimin e tyre.

Pak ditë më parë Liljana Ruko u vra nga bashkëshorti, ndërsa urdhri i mbrojtjes nuk ishte zbardhur nga gjyqtari Ergys Selmani, për të cilin ka nisur një procedim.

Reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve vjen pas akuzave të ministrit Tahiri se urdhri i mbrojtjes nuk kishte ardhur kurrë në policie dhe të ministrit Manjani, që kërkoi hetimin e gjyqtarit Ergys Selmani, pasi ka shkelur ligjin në zbardhjen e vendimit të urdhrit të mbrojtjes.

Deklarata e plotë
Të nderuar qytetarë, zyrtarë të lartë të institucioneve publike, deputetë, politikanë, media kombëtare dhe lokale! Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të pë rmbushjes së objektivave themelore të saj, ndë r të cil ët theksojm ë promovimin e vlerave gjyq ësore dhe mbrojtjen e pushtetit gjyq ësor nga sulmet e padrejta që synojnë cenimin e pavarësisë së tij si dhe uljen e standardit të dhë nie s së drejt ësisë, marrë shkas nga ngjarja e fundit kriminale e ndodhur në qytetin e Fierit, ku një grua, nënë e dy fëmijëve humbi jetën si pasojë e veprimeve të dhunshme të bashkëshortit të saj, ndjen detyrimin moral për të sqaruar opinionin publik, median, politikën , por dhe të gjithë aktorët ligjzbatues në lidhje me situatën aktuale t ë dhunë s n ë familje dhe rolin e gjyqësorit në lidhje me të. Konstatojm ë me keqardhje që pë r një periudhë të gjatë kohe nga faktorë të ndryshë m të vendit, kryesisht ata politikë, po hidhet baltë në mënyrë të parreshtur ndaj pushtetit gjyqësor. Një sjellje e tillë armiqësore e ka paraprirë nisjen e procesit të shumëpritur të reformës në drejtësi dhe po e shoqëron atë.

Klima e nderë dhe e tensionuar që ekziston ndërmjet pushtetit politik dhe atij gjyqësor, por mbi të gjitha mosbesim i qytetarëve në organet shtetërore, rëndohet edhe më tepër nga deklarata të tilla dashakeqe, të pabazuara dhe arrogante që kryhen ndaj sistemit gjyqësor në përgjithësi dhe ndaj gjyqtarëve në veçanti . Dhuna në familje ësht ë një dukuri shum ë shqet ësuese pë r shoqë rin ë shqiptare, e cila pë r fat të keq ësht ë duke vuajtur ende pasojat e një tranzicioni të tejzgjatur.

Problematikat që kan ë lindur në lidhje me dhun ën në familje, si një fenomen antisocial, edhe pse janë përpjekur të trajtohen si nga shoqëria civile por edhe nga institucionet përkatëse shtetërore nuk kanë gjetur kurrë zgjidhje të përshtatshme. Zgjidhjet e pjesshme që janë ofruar, më tepër kanë çuar në rëndimin e fenomenit sesa në shërimin e tij. Si rrjedh ojë, të gjithë ne, si pjesëtarë të shoqërisë, jemi për gjegjës për situatën aktuale të dhunës në familje, duke përfshirë institucionet ligjvënëse, ligjzbatuese, por edhe publikun e gjerë . Ësht ë e papranueshme që pë r një akt kriminal të faj ësohet vet ëm pushteti gjyq ësor.

Krimi në pë rgjith ësi dhe krimi në familje, në veçanti, nuk ndodh vet ëm sepse gjykata nuk jep gjykimin e kërkuar. Krimi ësht ë një sjellje antihumane dhe antiligjore , që ka shkaqet dhe pasojat e tij, e si i tillë duhet të trajtohet në mënyr ë integrale . Referuar çështjes së rëndë të ditëve të fundit , askush nuk analizon shkaqet pse një krim i tillë ndodhi, por shumë syresh mundohen të varin në xhaketë medaljen e mbrojtësit të vlerave dhe denoncuesit të së keqes ose të lajnë duart, duke e hequr përgjegjësinë nga vetja .

Nëse edhe gjyqësori do të reagonte me një shkallë të tillë papjekurie , atëherë ne do të shtronim pyetjet: pse nuk janë siguruar qendra sociale për strehimin e viktimave nga ministritë e linjës, pse policia e shtetit nuk kryen detyrën e saj, duke filluar procedimin penal ndaj autorit të dhunës në familje, apo pse nuk sigurohen banesa sociale për personat që vendosen të largohen nga banesa, si pasojë e marrjes së masave kundër dhunës në familje.

Pyetj e të tilla sigurisht që do 1 të mbeteshin pa përgjigje, pasi siç u theksua problemi është shumë më kompleks nga sa trajtohet. I ftojmë të gjith ë aktor ët dhe faktor ët shtet ëror ë, median , por edhe opinionin publik, që nga ngjarje të tilla kriminale të nxjerr im mësimet e duhura dhe secili prej nesh të kë rkoj ë pë rgjegj ësit ë e veta. Gjithashtu, i ftojmë që problemin ta trajtojn ë me gjakftoht ësi dhe të mos hedhin akuza pë rbalt ëse ndaj sistemit gjyqësor . Në të njëjtën kohë , i kujtojm ë funksionar ëve ekzekutivë dhe politik ë që gjykatat jan ë të pavarura dhe i në nshtrohen vet ëm Kushtetut ës dhe ligjeve.

Çdo pë rpjekje për të cenuar kë të pavar ësi vjen në kundërshtim me vlerat më të larta demokratike të cilat synojmë t’i mbrojmë dhe promovojmë. Në fund na lejoni t’iu ftojmë për të qenë më të përgjegjshëm në trajtimin e rasteve të ngjashme dhe të mos nxitohemi për të hedhur akuza ndaj njëri – tjetrit. Kjo , jo vetëm që nuk do ta zgjidhte problemin, por nga ana tjetër, do ta rëndonte atë dhe do të acaronte klimën tashmë të tendosur ndërmjet pushtetit politik dhe atij gjyqësor.

Në këtë kontekst, një sjellje e tillë do të min onte një nga refromat më të rëndishme që po kryen vendi ynë në këtë çerekshekull demokraci, atë në sektorin e drejtësisë, duke i dhënë sakaq ngjyrime të gabuara, të cilat do ta dëmtonin në themel besimin reciprok dhe çka është më e rëndësishme besimin e publikut në organet shtetërore, çka përbën gurthemelin e ndërtimit të shtetit të së drejtës. shqiptarja/a.k

Next Post
Cikalleshi prek fundin në kampionatin turk, nisin negociatat për rikthim në Shqipëri

Cikalleshi prek fundin në kampionatin turk, nisin negociatat për rikthim në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com