• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimi në familje trondit Pogradecin, burri vret bashkëshorten me sqepar e thikë

by Java News
24/09/2017 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku xhaxhai vrau nipin, një tjetër krim në familje ka tronditur sot Shqipërinë.

Një vrasje makabre ka ndodhur në Pogradec, ku burri ka vrarë me sqepar dhe thikë bashkëshorten e tij.

Mësohet se viktima është 49-vjeçarja Demirke Mekolli.

Policia ka shoqëruar autorin e krimit, Bashkim Mekollin, dhe po heton për shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Mësohet se në momentin e krimit nuk ka pasur njeri në shtëpi, ndërsa çifti ishin prindër të një djali 16 vjeçar i cili ndodhet në Itali.

49-vjeçarja nga Pogradeci është viktima e dytë, pa kaluar një muaj nga vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi i cili e qëlloi me plumb në kokë në mes të ditës në kryeqytet.

Për ngjarjen në Pogradec, policia bën të ditur se çifti ka pasur probleme më parë çka ka sjellë edhe fundin tragjik të Demirke Mekollit.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur edhe arrestimin në flagrancë të Bashkim Mekolli brenda në banesë.

I ati i autorit të krimit: Djali me depresion, spitali s’e pranoi

I ati i Bashkim Mekollit i cili vrau me sqepar dhe thikë bashkëshorten e tij, Demirke Mekolli, 49-vjeç rrëfen se djali i tij vuante prej vitesh nga depresioni dhe për këtë shkak i ishte drejtuar spitalit për t’u kuruar por spitali nuk e ka mbajtur.

“Para dy muajsh u vizitua në Tiranë. Duhej të shtrohej në spital, por nuk kishte kartë shëndeti dhe sigurime shoqërore. Mori barnat dhe i përdori. Kishte një vit që jetonte në shtëpinë time. I grindur dhe me depresion ka qenë gjithmonë“, thotë babai i autorit të krimit.

Ai thotë se djali ishte agresiv dhe se çifti grindej çdo ditë.

Njoftimi i policisë

Pogradec/Më datë 24.09.2017, jemi njoftuar se në fshatin Blacë, B.M, rreth 49 vjeç, për motive të dobëta, dyshohet të ketë vrarë me mjete të forta (sqepar dhe thikë) në banesë, bashkëshorten e tij shtetasen D.M, rreth 49 vjeçe.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Autori i dyshuar i ngjarjes po shoqërohet në Komisariatin e Policisë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes./Javanews

a.ç

Next Post
SHBA çon avionë bombardues shumë pranë Koresë së Veriut

SHBA çon avionë bombardues shumë pranë Koresë së Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Carl Bildt: Trumpit nuk i intereson Europa, rreziku për Groenlandën është real

Carl Bildt: Trumpit nuk i intereson Europa, rreziku për Groenlandën është real

January 6, 2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen votat e diasporës, LVV kryeson me mbi 72%

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen votat e diasporës, LVV kryeson me mbi 72%

January 6, 2026
Prapaskenat e CIA-s: Pse Trump lejoi që zëvendësja e Maduros të merrte pushtetin?

Prapaskenat e CIA-s: Pse Trump lejoi që zëvendësja e Maduros të merrte pushtetin?

January 6, 2026
Reshjet intensive ndërpresin mësimin në Durrës, mbyllen shkollat dhe universiteti “Aleksandër Moisiu”

Reshjet intensive ndërpresin mësimin në Durrës, mbyllen shkollat dhe universiteti “Aleksandër Moisiu”

January 6, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Çereku i atyre që votuan u janë bashkuar atyre që nuk votuan fare…

January 6, 2026
VIDEO / Shirat e dendur rrisin prurjet në Drin, Rama: Nisin shkarkimet e kontrolluara nga Komani dhe Vau i Dejës

VIDEO / Shirat e dendur rrisin prurjet në Drin, Rama: Nisin shkarkimet e kontrolluara nga Komani dhe Vau i Dejës

January 6, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

January 6, 2026
Rrëfehet mes lotësh Hygerta Sako: Martesa ime ishte një ferr! Vajzën e gjeta në gjendje të rëndë… po priste dorën!

Rrëfehet mes lotësh Hygerta Sako: Martesa ime ishte një ferr! Vajzën e gjeta në gjendje të rëndë… po priste dorën!

January 6, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Kujt do t’ia dorëzojë Ramaduron, Altin Troplinit?

January 6, 2026
Pas përleshjeve vdekjeprurëse, Trump njofton armëpushim mes Tajlandës e Kamboxhias

Trump nuk flet, Trump vepron

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In