Krimi në familje kthehet në familjen shqiptare, këtë herë në Greqi. Një emigrant shqiptar në Greqi ka kryer krimin e rëndë duke vrarë gruan menjëherë sapo kishte dalë nga qelia e burgut.
Burime nga mediat bëjnë me dije se 33 vjeçarja ka ndërruar jetë në spital si pasojë e goditjes me thikë nga ana e bashkëshortit.
Pasojë e ngjarjes së rëndë mësohet të jetë kërkesa që 33 vjeçarja i kishte bërë bashkëshortit për tu divorcuar.eç
Ngjarja e tmerrshme ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur 8 dhe 10 vjeç të cilët kanë lajmëruar edhe policinë.
Fqinjët bëjnë me dije se prej ditësh gruaja thoshte se burri donte të merrte fëmijët. Autoritetet greke akoma nuk bëjnë me dije identitetin e viktimës dhe autorit të vrasjes.









