• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krimi ka njerëzit e tij në politikë, gjyqësor, polici dhe në gazetari?

by Ervis Iljazaj
26/11/2024 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Pavarëisht sulmeve të përditshme nga politika dhe sektorë të tjerë të opinionit publik, duket sikur SPAK as nuk e ka ndërmend të ngadalësojë punën e tij në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe ky është një lajm i mirë për Shqipërinë. Tashmë është e qartë se i vetmi institucion që prodhon ndonjë lajm, është pikërisht kjo prokurori. Çdo gjë tjetër, apo nga ndonjë fushë tjetër e jetës publike duket si e paralizuar.

Vetëm sot kjo prokurori ka lëshuar disa urdhër arreste për një nga grupet kriminale më të rrezikshme të Shqipërisë. Por ajo që bëri më shumë çudi dhe tronditi opionin publik, ishte fakti se këto masa sigurie ishin edhe për gazetarë, madje gazetarë shumë të njohur të mediave shqiptare. Bëhet fjalë për gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxhën. Nëse këto akuza do të vërtetohen, sepse ata gëzojnë prezumimin e pafajësisë, atëherë kemi prekur fundit. Shqipëria është futur në një situatë ku krimi i organizuar bënë ligjin. Deri më tani ishte vërtetuar se këto organizata kishin njerëzit e tyre në politikë, madje të zgjedhur deri në Parlamentin e Shqipërisë, kishin njerëzit e tyre në pushtetin gjyqësor dhe polici, por deri të gazetaria nuk ishte menduar.

Nëse këto akuza vërtetohen ky është një lajm i keq që na tregon se çfarë derexheje kemi përfunduar.
Shqipëria është bërë, ndoshta edhe me keq se Palermo e viteve 70-‘80 ku organizata mafioze diktonin çdo gjë. Njësoj si në Shqipëri, ato kishin informatorët e tyre në çdo sektor të jetës publike, duke filluar nga politika e deri të drejtësia, por te gazetaria, te ajo më e famshmja dhe më prezente në media italiane nuk kishin arritur kurrë. Sepse kësaj here bëhet fjalë për një nga gazetarët më të famshëm, madje më i famshmi i kronikës së zezë të Shqipërisë. Kjo do të ishte një kambanë alarmi për të gjithë shoqërinë shqiptare se në çfarë nivelesh është ngritur krimi i organizuar shqiptar.

Të kuptohemi, në Shqipëri ka vetëm gazetarë të kronikës dhe jo siç i quajnë rëndomtë gazetarë investigativë. Shqipërai ndoshta ka numrin më të madh të gazetarëve ‘’investigativë’ për bonor, por që të tillë nuk janë. Gazetarët investigativë në vendet e tjera bëjnë investigime që çojnë politikanë apo kriminelë prapa hekurave. Në Itali, për shembull, gazetarët investigativë jetojnë me eskorta sigurie nga kërcënimet e grupeve mafioze pikërisht për investigimet që bëjnë.

Ndërsa në Shqipëri, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, me ndonjë përjashtimi të vogël në 34 vite tranzicion. Tek ne janë thjesht gazetarë të kronikës, që plasin ‘’bomba’’ nëpër studio televizive. Jo vetëm kaq, por ata janë kthyer në yjet e televizioneve shqiptare. Si në asnjë vend tjetër, i gjen kudo si njerëzit kryesorë të mediave në debatet më të rëndësishme të vendit.

Por edhe pse janë kaq shumë edhe pse janë njerëzit kryesorë të mediave shqiptare, nuk ka ndodhur asnjëherë që falë tyre të vijë ndonjë aksion policior apo hetim i rëndësishëm kundër krimit të organizuar. Kjo që ndodh me gazetarët ‘’investigativë’’ në Shqipëri është një anomali padyshim. Sigurisht, shumë prej tyre janë për t’u respektuar për punën që bëjnë, por fama që kanë në Shqipëri, tregon një anomali të Shoqërisë shqiptare.

Gjithsesi, me shpresën që në këtë hetim, ata që janë të implikuar në këto dosje, të jenë të pafajshëm, duhet thënë që nëse do të ishte e kundërta, dhe nësë vërtetë janë të përfshrirë siç pretendon prokuroria, atëherë Shqipëria është bërë vërtetë një vend i llahtarshëm për të punuar për të ndërtuar familje apo për të menduar për të bërë karrierë me ndershmëri.

Next Post
Rikthimi në detyrë pas luftës me kancerin, Kate Middleton fton të prekurit e një sulmi me thikë t’i bashkohen festës për Krishtlindje

Rikthimi në detyrë pas luftës me kancerin, Kate Middleton fton të prekurit e një sulmi me thikë t’i bashkohen festës për Krishtlindje

TË FUNDIT

Policia Rrugore shton kontrollet, 136 gjoba për parakalime të rrezikshme brenda 48 orësh

Policia Rrugore shton kontrollet, 136 gjoba për parakalime të rrezikshme brenda 48 orësh

December 7, 2025
Frika për ndikimin e huaj në informacion, në ‘lupë’ çdo lek që futet nga jashtë në media

Frika për ndikimin e huaj në informacion, në ‘lupë’ çdo lek që futet nga jashtë në media

December 7, 2025
Ura e Matit, drejt hapjes/ 60 për qind e punimeve të rikonstruksionit, tashmë të përfunduara

Ura e Matit, drejt hapjes/ 60 për qind e punimeve të rikonstruksionit, tashmë të përfunduara

December 7, 2025
Ish-shefi i sigurisë: Fuqitë armike po dërgojnë spiunë në universitetet e Perëndimit

Ish-shefi i sigurisë: Fuqitë armike po dërgojnë spiunë në universitetet e Perëndimit

December 7, 2025
Rreth 3.700 nxënës më pak se një vit më parë, rrezikohet mbyllja e disa shkollave në Korçë

Në sitë 4163 drejtues shkollash/ Drejtuesit pa certifikim nuk do të jenë më në krye të institucioneve arsimore

December 7, 2025
Plagosja me armë zjarri në Berat, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë

Plagosja me armë zjarri në Berat, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë

December 7, 2025
Kush është Taulant Toma, i arratisur 4 herë nga bugjet italiane me pseudonimin ‘UFO’

Kush është Taulant Toma, i arratisur 4 herë nga bugjet italiane me pseudonimin ‘UFO’

December 7, 2025
Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë dhe ekspertët janë të habitur

Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë dhe ekspertët janë të habitur

December 7, 2025
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

December 7, 2025
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In