• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimi i Korçës/ Detajet makabre në gjyq: “Tentoi të heqë bluzën kur digjej, në dorë mbante një fije floku”

by Java News
22/12/2019 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zhvilluar këtë të diel në Gjykatën e Korçës seanca gjyqësore për 18-vjeçarin Devis Hoti, i cili dyshohet të jetë autor i krimit horror, që tronditi qytetin juglindor, ku u vra me thikë dhe u dogj në një pjesë të trupit shtetasi Flamur Duçi.

“BalkanWeb” sjell pamje te cuditshme nga brenda seancës, ku shihet autori i krimit të tmerrshëm shihet i qetë dhe i heshtur në sallën e gjyqit, madje në një moment edhe i buzëqeshur. Në video, shihen duke qeshur edhe anëtarët e trupës gjykuese, të cilët caktuan masën “arrest me burg” për 18-vjeçarin.

Avokati i të riut kërkoi një masë më të lehtë për 18-vjeçarin, duke sugjeruar “arrest shtëpie” ose burg me afat 30 ditor, por gjykata nuk ka pranuar, duke e lënë në burg pa afat.

Nga ana tjetër, siç raporton gazetarja Lorena Kodra, Prokuroria ka zbardhur detaje tronditëse nga krimi horror. Sipas organit të Akuzës, Flamur Duçi ka tentuar të heqë bluzën, në momentin që kushëriri e ka qëlluar disa herë me thikë dhe i ka vënë flakën, për ta djegur.

Ndërkohë, po sipas Akuzës, në trupin e viktimës janë gjetur 8 dëmtime me thikë, ndërsa në dorë mbante një fije floku, që i është marrë për provë dhe pritet t’i bëhet testi i ADN-së, për të zbuluar autorin e vërtetë të krimit. Gjithashtu, viktima ka rezultuar me djegie të shumta në krah dhe trup, ndërsa në dyqan dhe rrugë ka pasur gjak, por mungon thika e bulmetit, me të cilën është kryer krimi.

Nga ana tjetër, edhe i dyshuari për krimin rezulton me lëndime në trup, çka ngre dyshimet që të ketë pasur përleshje mes tyre, para se të ndodhte krimi. Nga përgjimet ambientale të siguruara deri më tani, ka rezultuar se autori i dyshuar po përpiqet të trillojë për ngjarjen dhe të detyrojë familjarët të gënjejnë, dhe kjo ka shtuar më tepër dyshimet se ai mund të jetë vrasësi i Flamur Duçit.

Next Post
“Armiku” Edi Rama

“Armiku” Edi Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In