• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Krimi është ndërkufitar, duam një Shqipëri të sigurt”

by A R
05/02/2021 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Programi i sigurisë së Shteteve të Bashkuara i ka dhuruar këtë të premte Policisë së Shtetit, pajisje për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit.

Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve ishte dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e cila tha se SHBA-ja e ka përkushtim të palëkundur forcimin dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri. Me pajisjet e reja, Kim tha se synohet që të forcohet Shqipëria dhe kjo gjë është në interes të të gjithë aleatëve të NATO-s.

Ambasadorja u tregoi se shqetësimi më i madh që merr nga shqiptarët është në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Por tashmë, ajo theksoi se institucionet e drejtësisë kanë nisur duke kryer veprime, duke iu referuar çështjeve të SPAK. Ambasadorja u shpreh se është i nevojshëm një angazhim i përbashkët mes agjencive ligjzbatuese për goditjen e krimit të organizuar ndërkombëtar.

“E kam thënë më parë dhe do ta them përsëri. Për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, demokracia, mbrojtja dhe biznesi janë përparësitë e saj kryesore. Për mbrojtjen dhe çështjet e sigurisë përkushtimi i palëkundur i qeverisë së SHBA-së ndaj forcimit dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri është i qëndrueshëm. Dhurimi i këtyre pajisjeve me vlerë afro 170 mijë dollarë synon përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të luftuar trafiqet e paligjshme dhe krimin ndërkufitar. Arsyeja pse e bëjmë këtë, mbështetjen për Shqipërinë është sepse duke pasur një Shqipëri të sigurt kemi një Europë më të sigurtë dhe një aleate më të sigurtë të NATO-s, pra këtë e bëjmë në interes të aleatëve tanë. Kur flas me shqiptarët, gjëja që ata më thonë më shumë janë kostot e korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Sot po shikojmë se si organizata brenda shtetit tashmë kanë filluar të ndërmarrin veprime, kemi parë se si SPAK ka njoftuar çështje të mëdha. Gjithashtu jam e kënaqur të them që kjo nuk do të ishte e mundur pa përpjekjet e policisë shqiptare dhe nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunimin e ngushtë mes Shteteve të Bashkuara dhe e Shqipërisë. Do të doja sot të vlerësoja përpjekjet e policisë dhe ose zyrtarëve të kufirit. Në kohët ku jetojmë krimi zakonisht është ndërkufitar, ndërkombëtare. Duhet të themi që angazhimi thjesht i një pjese, i policisë kufitare nuk mjafton, por gjithashtu është e rëndësishme të theksojmë që është e rëndësishme që të gjitha agjencitë të mund të bashkëpunojnë sëbashku. Trafikimi i armëve të shkatërrimit në masë, trafikimi i lëndëve narkotike, terrorizmi dhe krimi i organizuar ndërkombëtar kanë një të përbashkët, ato drejtohen nga ata keqdashës që dinë të përshtaten dhe janë të pamëshirshëm. Edhe ne duhet të jemi të përshtatshëm për t’i vijuar këto përpjekje. Nxisim agjencitë ligjzbatuese që të luftojnë krah për krah”, tha Kim.

/a.r

Next Post
Basha: Kandidat i opozitës për Kryeministër jam unë, ma ka kërkuar populli

Basha: Kandidoj në Tiranë, nuk ka bashkëqeverisje me Ramën! Premtimet e mia kushtojnë 500 mln euro në vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In