Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, Specialistët e Sektorit kundër Krimit Ekonomik dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë arrestuar ditën e sotme Shefqet Kasaj, 61 vjeç, banues në lagjen “11 Janari” Fier.
Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me Vendimin e datës 08.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”.
Ndërsa, Harald Saliaj, 22 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka nxjerrë urdhrin e ndalimit si autor i dyshuar për vjedhjen e automjetit të shtetasit L.Ç në muajin Shkurt të vitit 2016 në lagjen “Afrim i Ri”, Fier.
ma.me