• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krimi dhe politika, ish-kreu i SHISH: SHBA di çdo gjë, Donald Lu të flasë me emra

by Java News
03/10/2017 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, kërkon nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të flasë për gjithçka di dhe me emra konkretë, sa i përket lidhjes së krimit me politikën në Shqipëri.

Fatos Klosi: Ambasadori mund të ishte shtyrë edhe një çikë më shumë. Ai ka informacionin e duhur për të folur, Ai e ka informacionin që në kohën time, kur unë drejtoja SHISH-in, dhe e dija që aleatët tanë kryesorë dinë gjithçka. Është fjalë shumë e madhe,  e unë s’dua ta pranoj që e gjithë qeveria është e lidhur me krimin, apo e gjithë politika është e lidhur me krimin. Kjo është absurde dhe e papranueshme.

Sa i përket grupeve kriminale që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vend, Klosi thotë se ka me dhjetra, por nuk mund të paralelizohen me familje mafioze.

Fatos Klosi: Njerëzit me “mafie” nënkuptojnë atë që kanë parë në filmat e Hollivoodit, për familjet italo-amerikane të krimit. Gjëra të tilla në Shqipëri nuk ka. Mund t’i vëmë një emër tjetër si “Kriminale” familje që mbahen me krimin. A ka 20 familje që mbahen dhe janë të lidhura me krimin? Ka edhe më shumë, sigurisht, edhe më shumë.

Lidhur me situatën e kriminalitetit në vend, për Klosin ajo është e rëndë dhe e vështirë, sakohë që numri i vrasjeve mes grupeve kriminale është në rritje.

Fatos Klosi: E vështirë është përsa kohë që përditë po dëgjojmë për vrasje. Janë vrasje midis klaneve dhe të gjitha këto tregojnë se krimi po punon.

Ndërsa sa i përket zërave se në Shqipëri mund të vërshojnë ekspertë të FBI, për të vënë nën kontroll situatën, Klosi thotë se kjo është e pamundur.

Fatos Klosi: Nuk do të ndodhë ndonjëherë, pasi nuk ka ndodhur ndonjëherë që situatën e luftës kundër krimit mund ta marrin në dorë të huajt. Është absurde. Unë kam dëgjuar se kanë ardhur apo do të vijnë ekspertë që do merren me implementimin e Vettingut. Por jo që do të luftojnë krimin në Shqipëri. Nuk e bëjnë dot edhe sikur të vijnë.

Për ish kreun e SHISH, procesi i Vettingut është një proces që do të realizohet, kjo falë insistimit të faktorit ndërkombëtar.

Fatos Klosi: Unë kam besim se do bëhet Vettingu dhe reforma rrënjësore në sistemin e drejtësisë. Besoj sepse është hera e parë që shoh një impenjim shumë shumë të rëndësishëm të aleatëve të Shqipërisë, qoftë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.Ambasadori i SHBA, Donald Lu, këtë të hënë bëri akuza të forta në lidhje me bandat kriminale, që veprojnë në vendin tonë, teksa deklaroi se drejtuesit e krimit rrallë arrestohen dhe pothuajse kurrë nuk ndiqen penalisht./Oranews

a.ç

Next Post
‘Po të jetoja në Shqipëri, do çmendesha’, Robert Elsie: Është vend i egër për mua, ka shumë frustracion (Intervista)

'Po të jetoja në Shqipëri, do çmendesha', Robert Elsie: Është vend i egër për mua, ka shumë frustracion (Intervista)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In