• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Krimi dhe frika nga terrorizmi, rritet biznesi i sigurimit fizik nga policitë private

by Aalison Pearse Stevens
24/07/2016 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përshkallëzimi i krimit të organizuar dhe dimensionet e reja në të cilat po ushtron aktivitetin terrorizmi ndërkombëtar e kanë ndikuar pozitivisht biznesin e shërbimeve të sigurisë. Aktet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA kanë nxitur një zhvillim të vrullshëm në shërbimet ndërkombëtare të sigurisë. Në Shqipëri, zhvillimi i këtij tregu është nxitur nga nevoja e investitorëve të huaj (banka, kompani telekomunikacioni, kompanitë e naftës, HEC etj., për të ruajtur objektet e tyre. Paralelisht me zhvillimin e ekonomisë në stade më të larta të kërkesës për mallra dhe shërbime, po rritet kërkesa edhe për shërbimet e sigurisë. Nga viti 2011 deri më 2014, kompanitë kryesore të tregut kanë rritur xhirot vjetore nga 40-150%. Albert Ndreu, administrator i Ndreu Security, pohon se në tre vitet e ardhme, tregu do të dyfishohet. Dhe numri i të punësuarve do të shkojë në mbi 20 mijë.

Por Durim Nazeri, administrator i Nazeri 2000, pohon se me gjithë perspektivën e mbarë të rritjes, operatorët e tregut po vuajnë kontraktimet me periudha të shkurtra dhe çmimet e ulëta që ofrohen. Ndërrimi i shpeshtë i operatorëve të sigurisë fizike limiton zhvillimin e investimeve dhe trajnimin e stafit, shtoi ai.

Kompanitë e licencuara, në fund të vitit 2014, arritën një qarkullim vjetor prej rreth 40 milionë eurosh, sipas të dhënave nga bilancet e dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, me një rritje gati 40% në krahasim me vitin 2012. Nga kjo shumë, 10 milionë euro u alokuan nga institucionet publike që kishin nevojë për shërbimin privat të sigurisë, teksa u punësuan rreth 9 mijë punonjës. Por numri i kompanive ishte më i ulët në vitin 2014 (rreth 240 nga mbi 300 që ishin në 2012) për shkak të kufizimeve që solli ligji i ri për të mos lejuar shërbime me nënkontraktorë.

Me gjithë rritjen e shpejtë, sektori po vuan nga mungesa e mbikëqyrjes dhe mbingopja e tregut me operatorë, por bizneset e sektorit janë optimiste pasi kërkuesit e shërbimeve janë duke u zgjeruar në masë në të gjithë linjat biznesit si bare, restorante etj.

Investimet e huaja të tilla si TAP, hidrocentralet e reja në lumin Devoll etj., dhe HEC-e të tjera në të gjithë vendin janë një ofertë e mirë për më shumë shërbime sigurie.

Siguria që ofrojnë operatorët privatë, pavarësisht se është e pjesshme, ndikon dhe në sigurinë e përgjithshme të vendit, madje dhe në sigurinë kombëtare, thotë Roland Tashi, kryetar i Komitetit të Sigurisë në Shoqatën Shqiptare të Bankave. Sipas tij, shteti duhet ta forcojë sektorin privat të sigurisë, ta kontrollojë, ta vendosë në shina, nëpërmjet ligjeve, vendimeve dhe udhëzimeve, në mënyrë që edhe ai të ecë dhe të zhvillohet sipas standardeve europiane.

Rritja me ritme treshifrore

Operatorët kryesorë të shërbimeve të sigurisë fizike kanë parë rritje të shpejtë të xhiros në tre vitet e fundit, të nxitura edhe nga disa rregullime ligjore që u bënë në vitin 2014. Ligji i ri për Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF) përcaktoi pagesë dysheme për punonjësit e sigurisë, pagë minimale +50%. Kjo kosto në paga u përcaktua në çmime dhe për rrjedhojë, të ardhurat e kompanive u rritën.

Pelikani Security, operatori më i madh i fushës, pati rritje të qarkullimit vjetor me 156% në krahasim me 2012. Të ardhurat e kompanisë arritën në 869 milionë lekë më 2014, nga vetëm 338 milionë lekë që janë deklaruar në bilancet e dorëzuara në QKR.

Nazeri 2000, një nga operatorët më të mëdhenj të tregut, pa rritje të xhiros më 2014 me 42% në krahasim me 2011, Ndreu Security për të njëjtën periudhë rriti xhiron me 170% dhe Breçani Security rriti të ardhurat nga shitjet me 3%.

Por, të ardhurat e kompanive, nuk janë të qëndrueshme nga viti në vit, pasi janë në varësi të kontratave, sidomos me institucionet publike, të cilat zënë një të katërtën e të ardhurave për kompanitë. Rogat Security, Spartan Security dhe Eurogjici panë rënie vjetore të të ardhurave më 2014 në krahasim me 2011 përkatësisht me 46%, 7% dhe 11%.

Nazeri thotë se konkurrenca e lartë ka bërë që ky shërbim të ofrohet në çmime shumë të ulëta, nën kosto dhe me kontrata afatshkurtra, e për rrjedhojë edhe cilësia e ofrimit të këtij shërbimi varet nga ky faktor.

Kompanitë e shërbimeve private të sigurisë kanë ruajtur fitime të kënaqshme përgjatë viteve të fundit. Norma e fitimit varion nga 3 në 20% sipas operatorëve të veçantë. Stabiliteti në të ardhura dhe fitime është ndikuar së tepërmi edhe nga ndërprerja e kontratave me institucionet publike prej shkurtimit të fondeve në mes të vitit.

Punësimi, rritje me shpejtësi

Sipas të dhënave nga Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) deri në maj të vitit 2015 ishin 240 shoqëri të sigurisë fizike, që ofronin shërbime të ruajtjes së objekteve dhe mbrojtjes fizike të personave (Kategoria i.3.A) dhe 24 shoqëri ofronin shoqërim dhe transport të vlerave monetare dhe sendeve të çmuara (Kategoria i.3.B). Në periudhën prej muajit gusht 2014 deri në maj 2015, 44 SHPSF ofronin shërbime të kategorisë i.3.A, ndërkohë që 5 SHPSF që ofronin shërbime të kategorisë i.3.B kanë dalë nga tregu.

Edhe pse kërkesa për siguri vjen nga sektori privat, shteti mbetet klienti i vetëm më i madh, duke blerë kryesisht shërbime për ruajtjen e objekteve të institucioneve publike, përfshirë këtu infrastrukturat e rëndësisë së veçantë. Shuma e fondeve publike për shërbime të tilla në periudhën midis viteve 2012 dhe 2014 është rritur nga 9 në 11 milionë euro. Kjo shumë është e barabartë me rreth 9% të buxhetit vjetor të Ministrisë së Brendshme. Sipas të dhënave nga DCAF, mbi një e treta e kompanive kanë pasur akses në fondet publike të destinuara për blerjen e shërbimeve të sigurisë (fondet publike përbënin mbi 40% të të ardhurave vjetore të këtyre SHPSF-ve gjatë periudhës 2012-2014.

Veçanërisht, gjatë dhjetë viteve të fundit, numri i punonjësve të sektorit privat të sigurisë është më shumë se dyfishuar (nga rreth 4,093 persona në vitin 2005, ky numër në fund të 2015 është 8911. Albert Ndreu nga Ndreu Security thotë se shumë shpejt, punonjësit në tregun privat të sigurisë do ta kalojnë numrin e punonjësve të Policisë së Shtetit me një dyfishim në perspektivën afatmesme.

Biznesi nën influencat politike

Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura thotë se në Shqipëri, biznesi i shërbimeve të “Security” është i lidhur me influencat politike.

Edhe pse ligjvënësit janë përpjekur të anashkalojnë politizimin e sektorit privat të sigurisë nëpërmjet ndërhyrjeve të ndryshme, si miratimi në vitin 1995 i një dispozite te ligji i vitit 1993 që ndalonte formimin e shoqatave nga ana e shoqërive private të sigurisë, sektori privat i sigurisë është nën ndikimin e politikanëve dhe nëpunësve të shtetit.

Ligji i vitit 2001 u përpoq të trajtojë çështjen e politizimit, duke detyruar shoqëritë të caktojnë një drejtues teknik, i cili është përgjegjës për administrimin e SHPSF-ve. Arsyetimi qëndronte pas faktit se edhe nëse pronarët e SHPSF-ve mund të kishin lidhje politike, delegimi i punëve të përditshme të SHPSF-ve në duart e drejtuesit teknik do të bënte të mundur shmangien e ndikimit të bindjeve politike të pronarit mbi aktivitetet e SHPSF-ve.

Megjithatë, raporti i DFCA thotë se vendosja me ligj e drejtuesve teknikë nuk e ka zgjidhur problemin e politizimit, pasi pronarët ende marrin vendime madhore brenda shoqërive, veçanërisht rreth veprimtarisë së këtyre të fundit. Veç kësaj, në përgjithësi, shoqëritë i kultivojnë lidhjet e tyre politike në mënyrë që të shtojnë mundësinë e marrjes së kontratave me shtetin.

 “Gjatë këtyre viteve, shoqëritë kanë konstatuar se lidhja me partitë në pushtet mund të ketë edhe anë negative, veçanërisht kur partia të cilën ata mbështesin, largohet nga pushteti dhe kalon në opozitë dhe ata humbasin lidhjet e drejtpërdrejta me vendimmarrësit. Duke pasur parasysh se refuzimi për ripërtëritjen e licencës është përdorur shpesh si mjet presioni dhe për të larguar shoqëritë nga tregu. Rrjedhimisht, ligji aktual i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike (2014) nuk përcakton kufij për kohëzgjatjen e një licence”, thuhet në raportin e DFCA-së.

Monitor/d.i.

Next Post

Kuriozitet i natyrshëm, djali kap “zogun” me duar (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shitja e kokainës në Tiranë, zbardhen komunikimet e grupit dhe blerësve: M’ka qëllu e keqe, mos na fikso se kam rob në shpi

December 26, 2025
Izrael, sulm me thikë dhe me makinë në veri të vendit, dy të vrarë

Izrael, sulm me thikë dhe me makinë në veri të vendit, dy të vrarë

December 26, 2025
Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak/ Ministria e Mbrojtjes: Të rinjtë 18–30 vjeç stërvitje për..

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak/ Ministria e Mbrojtjes: Të rinjtë 18–30 vjeç stërvitje për..

December 26, 2025
Rama ndan pamjet nga punimet për Teatrin e ri Kombëtar: Hapësirë ikonike për artin dhe kulturën në Shqipëri

Rama ndan pamjet nga punimet për Teatrin e ri Kombëtar: Hapësirë ikonike për artin dhe kulturën në Shqipëri

December 26, 2025
Tare president i FSHF-së? Duka: Përvojën që ka mund ta sjellë këtu! Shqipëria më mirë se Kosova, duhet të kemi një Kombëtare..

Tare president i FSHF-së? Duka: Përvojën që ka mund ta sjellë këtu! Shqipëria më mirë se Kosova, duhet të kemi një Kombëtare..

December 26, 2025
Imuniteti i Ballukut/ PD kërkoi mbledhjen e “Mandateve” por Kuvendi mbyll dyert! Gjekmarkaj: Nuk është bunkeri personal i Peleshit, po mbrojnë..

Imuniteti i Ballukut/ PD kërkoi mbledhjen e “Mandateve” por Kuvendi mbyll dyert! Gjekmarkaj: Nuk është bunkeri personal i Peleshit, po mbrojnë..

December 26, 2025
Skandali, si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Mostrat e para u zëvendësuan në AKBMP për t’i hapur rrugën…

Skandali, si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Mostrat e para u zëvendësuan në AKBMP për t’i hapur rrugën…

December 26, 2025
“Ore ça ka ky qeni që flet?”- Grupi kriminal me 22 persona të arrestuar, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar! (Dosja)

“Ore ça ka ky qeni që flet?”- Grupi kriminal me 22 persona të arrestuar, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar! (Dosja)

December 26, 2025
Në Shqipëri konfirmohet rasti i parë me fruth, i infektuar një fëmijë. Kishte ardhur nga..

Në Shqipëri konfirmohet rasti i parë me fruth, i infektuar një fëmijë. Kishte ardhur nga..

December 26, 2025
Tiranë, aksident tragjik në Zall Bastar, makina del nga rruga dhe bie në humnerë! 2 persona humbin jetën (DETAJET)

Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa vendoste panele diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com