• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimet zgjedhore/ Arta Marku firmos urdhrin për prokurorët: Të gjtihë në gatishmëri

by Java News
25/06/2019 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim drejtuar për tu zbatuar nga të gjithë drejtuesit e prokurorive, sa i përket periudhës para dhe pas zgjedhore kur na ndajnë vetëm 5 ditë nga gara elektorale e 30 qershorit për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj në 61 bashki.

Në udhëzim sqarohet se qëllimi i tij është verifikimi i integritetit të kandidatëve ashtu edhe ndjekja penale ndaj autorëve që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve apo që cënojnë procesin zgjedhor.

Përmes këtij udhëzimi, Marku i lë detyrë drejtuesve të prokurorive që të nxjerrin në gatishmëri prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore nga ora 7 e mëngjesit deri në 10 të darkës.

Por edhe pas orës 22:00 personeli i gatishmërisë do të komunikojë me sallën operative të policisë.

Marku kërkoi marrjen e masave të unifikuara për:

1. Organizimin dhe funksionin e gatishmërisë së përforcuar në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm në periudhën para dhe pas zgjedhjeve.

2. Trajtimin e kërkesave të KQZ-së lidhur me verifikimin e integritetit të personave që janë kandidatë për tu zgjedhur.

3. mënyrën e sigurimit të informacioni në kohë për veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve dhe për veprat e tjera të rënda kriminale lidhur me to.

4. Hetimin dhe ndjekjen penale me përparësi dhe efikasitet të veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve si edhe të çdo vepre penale tjetër që dëmton procesin zgjedhor

5. Informimin në prokurori dhe informimin e publikut e mediave për veprimtarinë e prokurorisë lidhur me kallëzimet/referimet në prokurori, masat e sigurimit personal, regjistrimet e procedimeve penale në prokurori dhe vendimet ose kërkesa e prokurorëve në gjykatë ndaj autorëve për kryerjen e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve

g.kosovari

Next Post
Rama: T’i shkohet deri në fund shkarkimit të Metës

Rama: T’i shkohet deri në fund shkarkimit të Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In