• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krimet serbe në Ballkan, Berisha, Meta, Rama dhe Shqipëria

by Arbër Hitaj
15/05/2022 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arbër Hitaj

Krimet që ushtria serbe ka kryer ndaj civilëve të pafajshëm musliman në Bosnjë-Hercegovinë, mbeten një plagë ende e freskët për popullatën atje, Serbinë, BE, Kosovën e Shqipërinë. Ndonëse ka pak arkivë për qëndrimin zyrtare në akte konkrete të politikës shqiptare, arkiva e atyre viteve tregon shumë.

Rregjimi Presidencial i Shqipërisë “demokratike” me në krye Sali Berishën 1991-1997, i dha një dorë shumë të mirë ushtrisë serbe, duke lejuar furnizimin me naftë të ushtrisë gjakatare të Slobodan Milosheviçit, pjesë e qeverisë së atëhershme ishte dhe vetë presidentin aktual serb Aleksandër Vuçiç. Berisha në atëkohë presidenti me dorën dhe grushtin e hekurt, e ka pranuar me këmbëngulje disa herë këtë shkelje të hapur të embargos.

Me bindjen e drejtë se tezat nacionaliste në Shqipëri tërheqin pak ose aspak elektorat, shqiptarët kanë qasje liberale ndaj rajonit.

Atëherë përse, zoti Berisha e hodhi në tregun politik një ‘rezolutë-ide’ në këtë moment? Zgjedhje afatshkurtër nuk ka. Në 8 vite në krye të vendit mund të miratonte me qindra rezoluta të tilla. Treg elektoral nuk ka, atëherë përse? Në mendimin tim Berisha e kapi ‘gafil’ mazhorancën, dhe kjo ka qenë edhe qëllimi i tij kryesor, të dëmtoj sado pak imazhin e qeverisë. Ja doli ose nuk mund të them për sa kohë impakti në vend është i pakët, por Berisha me zhurmën e krijuar ja arriti që ndryshojë axhendën e debatit politik, duke krijuar një stuhi në gotë qoftë për disa orë.

Të mësuar me një opozitë të qetë pa goditje nën brez si ajo e Lulzim Bashës, mazhoranca u kap e pa përgatitur përballë një ‘agresioni’ patriotik, në kompleks edhe me qeverinë e Kosovës për raportin e qëndrueshëm politik me palën serbe. Socialistët dhe vetë zoti Rama, duhet të jenë më argumentues ndaj rrëzimit të nismave të tilla që edhe pse mund të duken si kurtheve politiko-mediatike japin një perceptim jashtë kufijve se Shqipëria është e dyzuar në lidhje me të kaluarën problematike të rajonit.

Por kjo do të jetë edhe beteja kryesore mes mazhorancës dhe opozitës, mazhoranca ka për detyrë jo të mbrojë veten, pasi për qytetarët nuk ka vlerë, por të mbroj imazhin e vendit. Ky është një sinjal i fortë se me rikthimin edhe të Ilir Metës, opozita do të rikthehet te skema e nxjerrjes së vendit jashtë e brenda. Opozitë e ‘fortë’ që nuk ka rëndësi çfarë pasojash shkakton për vendin, mjafton që qeveria të dalë më keq se çfarë është. Por duke harruar se në sytë e të huajve është qeveria e Shqipërisë dhe jo e majtë apo djathtë. Një impuls të parë i fortë që mazhoranca në këtë mandate të 3-të duhet të japë më shumë në argumentet e saj kundërshtuese apo justifikuese se sa vetëm Berisha është non grata. Mandati i tretë edhe pa Berishën dhe Metën do të ishte një rrugë me shumë kthesa dhe gropa, por me rikthimin e tyre asgjë nuk do jetë normale apo e qetë në politikë. Do të jetë mirë apo keq, mbetet për tu parë në zgjedhjet që vijnë e në vijim, deri atëherë palët mirë do të ishte të bënin mirë detyrat e shtëpisë.

Next Post
Raketat ruse godasin infrastrukturën ushtarake në Lviv

Raketat ruse godasin infrastrukturën ushtarake në Lviv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In