Krimet mjedisore/ Policia kontrolle në terren dhe kap 90 raste abuzive, pranga dhe procedime

Policia e Shtetit vijon kontrollet intensive në të gjithë vendin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, ndërsa ka zbuluar 90 raste abuzimesh.

Gjatë ditëve të fundit janë angazhuar 1125 forca policore, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona, 100 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISE
Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 90 raste të krimeve mjedisore, si më poshtë:

Në zbatim të planit të masave për parandalimin e krimeve mjedisore, strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, krahas përmbushjes së detyrës funksionale për garantimin e rendit dhe sigurisë, janë duke ushtruar kontrolle masive në të gjithë territorin e vendit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për prerje të paligjshme të pyjeve, ndërtimeve pa leje, ndotjes së mjedisit, gërryerjes së lumenjve dhe shkatërrimit të strukturës së tokës, vepra penale këto që sjellin një dëm të madh për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe shkatërrimin e territorit.

Për parandalimin dhe zbulimin e tyre në të gjithë vendin, gjatë ditëve të fundit janë angazhuar 1125 forca policore. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 90 raste të krimeve mjedisore, si më poshtë:

35 raste të “Ndërtimi i paligjshëm”, 13 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, 23 raste të “Pushtim toke”, 7 raste të “Ndotja e ajrit”, 1 rast i “Ndotja e ujërave”, 1 rast i “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, 2 raste të “Shpërdorim toke”, 1 rast i “Shkatërrim prone”, 1 rast i “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura”, 2 raste të “Menaxhimi i mbetjeve”, 2 raste “Gërryerja e lumenjve” dhe 2 raste të “Peshkimi i ndaluar”.

Në këto krime mjedisore janë përfshirë 106 autorë të veprave të ndryshme penale, nga të cilët 5 janë arrestuar në flagrancë, 100 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe forcat operacionale të DVP Durrës, janë prishur dy furra artizanale që shërbejnë për prodhimin e gëlqeres, si dhe është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L, 47 vjeç, i cili ishte i shpalllur në kërkim për veprën penale “Ndotja e Ajrit”. Ky shtetas është kapur në flagrancë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në faqen e malit të Picrragës, duke rindezuar dy furra për prodhim gëlqereje, duke përdorur për zjarr materiale fasonerie dhe goma të përdorura.

Kontrolli masiv i territorit do të vijojë 24/7, me qëllim parandalimin, evientimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, në cilëndo fushë që ajo do shfaqet.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të kontribuojnë në kufizimin e dëmeve që i shkaktohen mjedisit, si dhe të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com