Në 21 mars Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë seancë paraprake për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Më 28 shkurt, Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. Krahas Saimir Tahirit, nën akuzë janë vendosur edhe tre ish-zyrtarë policie, që të tre prej një viti në arrati. Seanca tek Krimet e Rënda do drejtohet nga gjykatësja Miliana Muça.
/a.meta