• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimet e Rënda marrin dosjen e tokave të vjedhura në Vlorë

by Java News
03/07/2016 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dosja e skadalit të tokave të grabitura në Vlorë do të kalojë për hetim te Prokuroria e Krimeve të Rënda. Deri më tani, mbi këtë çështje hetonte prokuroria e qytetit bregdetar, e cila ka vënë nën sekuestro 340 hektarë troje me një vlerë tregu prej 240 milionë eurosh.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se, skema e falsifikimit të dokumenteve në këto raste është realizuar nga i njëjti grup personash dhe janë krijuar dyshimet e arsyeshme se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.

Për këtë arsye, Prokuroria e Vlorës ka shpallur moskompetencën, duke ia kaluar aktet Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila është përgjegjëse për hetimin e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në përbërjen e këtij grupi janë përfshirë zyrtarë lokalë, të cilëve u janë ngarkuar detyra konkrete në lidhje me falsifikimin apo dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme, zyrtarë të punësuar pranë Gjykatës dhe Hipotekës së Vlorës.

Sipas prokurorisë rezulton se, ky grup kriminal është krijuar me qëllimin e vetëm për të përfituar pasuri të paluajtshme në zonën bregdetare të Qarkut të Vlorës, përmes falsifikimit të dokumenteve nëpër institucione të ndryshme shtetërore.

Tokat e sekuestruara gjenden në Palasë, Karaburun dhe Zvërnec, respektivisht me sipërfaqe 33 ha, 220 ha dhe 89 ha, ndërsa personat nën hetim janë: Pullumb Petritaj, Enkes Hysendhima, Blerina Dhrami, Rajmond Mezi, Donika Besimaj, Lefter Gjergji dhe Belona Seraj./TCH/a.k

Next Post

Nuk do të hyni dot kurrë! Këto janë 7 vendet më sekrete në botë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In