Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimet për bandën e vrasësve me pagesë, ndër ta edhe Julian Sinanaj e Andon Mëhillaj, të dënuar me burgim të përjetshëm. Por vetëm i dytë do ta vuajë këtë dënim, pasi për Sinanajn ulet në 35 vjet, për shkak të bashkëpunimit me prokurorinë.
Dënimet e dhëna nga Gjykata:
Julian Sinanaj dënohet me burgim të përjetshëm, por për shkak të marrëveshjes që ka pasur me prokurorinë i shkon në 35 vjet burg.
Andon Mëhillaj, burgim i përjetshëm
Genis Mëhillaj, 10 vjet burg
Ndriçim Gjokonaj, 25 vite burg, i shkon 8 vjet për shkak të bashkëpunimit që ka pasur me prokurorinë
Marjon Mitro, 19 vite burg
Albin Merxhaj, 8 vite burg
Ilir Karçini, 5 vjet burg.
Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar:
35 vite burg për Julian Sinanaj
Burg përjetë për Andon dhe Genis Mëhillajn
26 vite burg për Marjon Mitro
5 vite burg për Ilir Karçinin
11 vite burg për Albin Merxhaj
8 vite burg për Ndriçim Gjokona