• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimet e Rënda çojnë në gjykatë gjobvënësit fierak, Nezir Bullaku dhe Afrim Berisha

by Java News
29/06/2017 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon në gjyq dy personat e akuzuar për një gjobëvënie prej 50 mijë eurosh në dëm të një emigranti në Fier. Ngjarja ka ndodhur në shkurt 2017 kur policia vendosi në pranga shtetasit Nezir Bullaku, 48 vjeç, dhe Afrim Berisha, 29 vjeç, me akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë. Pas arrestimit të dy personave në Fier dosja u transferua te Krimet e Rënda, për shkak të kompetencës së hetimit të veprës penale. Organi i Akuzës ka përfunduar tashmë hetimet dhe në datën 13 qershor 2017, dosja është nisur për në gjykatë, ku pritet të fillojë shqyrtimi gjyqësor i provave e dëshmive të mbledhura nga ana e prokurorisë.

Sipas tyre, dy të pandehurit akuzohen se kanë kryer veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/1 dhe 25 të Kodit Penal. Në cilësinë e provës materiale mësohet se në gjykatë janë paraqitur një sasi prej 3 mijë eurosh, të cilën dy personat e kishin marrë nga i dëmtuari në momentin kur policia ndërhyri duke bërë arrestimin e tyre. Policia në momentin e arrestimit të dy shtetasve ka thënë se një prej të dyshuarve, pikërisht Nezir Bullaku, banues në Dërmenas, rezulton i dënuar më parë për vrasje në tentativë.

GJOBËVËNIA

I dëmtuar nga ngjarja e gjobëvënies në Fier, sipas prokurorisë ka qenë një emigrant me iniciale E.R. Në fakt, gjatë gjithë periudhës në të cilën atij i janë bërë kërcënime, shtetasi E.R. kishte paguar gjithsej 31 mijë euro, edhe pse autorët i kërkonin një shumë totale prej 50 mijë eurosh. Dy të akuzuarit u arrestuan në flagrancë më 10 shkurt 2017 në ambientet e një lokali ku kishin lënë takim me emigrantin, i cili duhet t’u dorë zonte shumë e parave.

Aksioni i policisë është zhvilluar, pasi emigranti me iniciale E.R. kishte shkuar në Policinë e Fierit dhe kishte bërë denoncim. Ai ishte instruktuar nga policia që t’i takonte gjobëvënësit e t’u jepte shumën e parave, në mënyrë që më pas të bëhej ndërhyrja e forcave të rendit. Pikërisht, siç ishte parashikuar, operacioni përfundoi me sekuestrimin në cilësinë e provës, përveç parave, edhe të një karikatori pistoletë dhe aparatet e celularëve të përdorur nga autorët e dyshuar.

Emigranti ka thënë në polici se si pasojë e kërcënimeve detyrohej t’i gjente paratë edhe duke i marrë borxh për t’iu përgjigjur në kohë dy personave, të cilët e kërcënonin se do t’i bënin keq familjes apo edhe atë vetë atij. Momenti i kallëzimit kishte qenë pikërisht koha kur emigranti nuk po arrinte të gjente shumën e parave të radhës që i kërkonin autorët. Ai ka parë si rrugëzgjidhje të vetme kallëzimin në polici, ku ka thënë se prej një viti kërcënohej nga dy personat dhe u kishte dhënë atyre 31500 euro vetëm që të mos kishte probleme në familjen e tij.

ma.me

Next Post
Pak orë pas vendimit të gjykatës, lë qelitë e burgut anëtari i “Bandës së Durrësit”

Pak orë pas vendimit të gjykatës, lë qelitë e burgut anëtari i "Bandës së Durrësit''

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mysafirët e Epstein shkaktuan Luftën e Tretë Botërore! Nisi me bombardimin e Serbisë”

“Mysafirët e Epstein shkaktuan Luftën e Tretë Botërore! Nisi me bombardimin e Serbisë”

February 24, 2026
E reja e sondazheve, ku refuzohet analiza reale

Sondazhi / Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS merr 48.2% të votave; PD tkurret në 25.2%

February 24, 2026
Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të territorit, reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të territorit, reshje shiu në disa zona

February 24, 2026
McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In