• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimet e Rënda/ “Babalja”, zbardhet ekspertiza britanike e audio-përgjimit

by Java News
08/10/2018 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vendimin e gjykatës e Krimeve të Rënda për masat e sigurimit personal ndaj Albert Veliut, kunatit të tij Fredi Alizoti dhe gazetarit që publikoi intervistën me “Babalen”, zbardhet edhe përgjigja e laboratorit britanik për audio-përgjimin.

Ekspertiza

Në vendimin e gjykatës thuhet se, akti i ekspertimit ka konkulduar: Regjistrimet nuk janë regjistrime origjinale. Regjistrimi video ishte marrë nga pamjet e mediave. Ajo përbëhej nga dy video, shkrim dhe dy biseda të regjistruara. Këto dy biseda janë fokusi i analizës së ekspertes. Nuk ka qenë në gjendje të marrë regjistrimet origjinale të këtyre bisedave.

Biseda e parë: Biseda e parë ndodh në minutën 1 e 4 sekonda të kohës së videos dhe zgjat për 14 sekonda. Ajo duket të jete një pjesë e një thirrjeje telefonike dhe folësit janë emërtuar, “bashkëpunëtori” dhe “Agroni”.: Megjithatë vetëm e folura që i atribuohet bashkëpunëtorit është e dëgjueshme (e kapshme). Dhe për këtë arsye ekspertiza ka ekzaminuar bashkëpunëtorin, por jo Agronin nga kjo bisedë.

Biseda e dytë: Regjistrimi i dytë, i cili ësh5të një bisedë e bërë ballë për ballë, ndodh në minutën 1 e 25 sekonda të kohës së videos. Ajo zgjat 1 minutë e 46 sekonda. Përsëri ajo është një bisedë midis burrit të quajtur “bashkëpunëtori” dhe “Agronit”. Në këtë regjistrim e folura nga të dyja palët është e dëgjueshme. Ndërsa shumica e bisedës është midisin “Agronit” dhe bashkëpunëtorit, ka shenja që në sfond është edhe zëri i një burri të tretë. Regjistrimi nuk e përmban bisedën e plotë. Nuk ka hapje të bisedës apo përshëndetje, gjëra të cilat për dikë janë të pritshme, si fillim kur palët takohen. Biseda vetë është shumë e shkurtër dhe gjithashtu shfaqen ndryshime shume të papritura sa i takon temave të bisedës. Dy janë shpjegimet e mundshme: A – Regjistrimi është një pjesë të mbledhura nga një regjistrim më i gjatë dhe B – Vetëm një pjesë e bisedës është regjistruar.

-Gjendet mbështetje e fortë në qëndrimin se folësi në fjalë i emëruar bashkëpunëtori, në bisedën e parë është Albert Veliu.

-Gjendet mbështetje e fortë e moderuar në qëndrimin se folësi në fjalë i emëruar bashkëpunëtori, në bisedën e dytë në fjalë është Albert Veliu.

-Gjendet mbështetje e fortë se folësi në fjalë, i emëruar Agroni, në bisedën e dytë në fjalë nuk është Agron Hyseni.

-Vërehen ndryshime të rëndësishme forensike midis zërit të Agronit dhe atij të zotit Hyseni

-Kampioni i bisedës në regjistrimin Agroni në bisedën e dytë, objekt ekspertimi, nuk është i përshtatshëm për të arritur në konkluzion (pozitiv ose negativ) lidhur me zotërinë Alizoti dhe Xhafaj.

Kampioni i ligjëratës në “Agroni” nuk është i mjaftueshëm për të arritur në konkluzion (pozitiv ose negativ) lidhur me zotërinjtë Alizoti dhe Xhafaj.

Kampioni “Agroni” është i një cilësie shumë të dobët. Arsyeja pse ekspertiza ishte në gjendje të arrinte në një konkluzion negativ për zotin Hyseni në lidhje me atë, lidhej me faktin se ai dhe “Agroni” kishin shumë dukshëm zëra të ndryshëm. Ekspertes do i duhej një regjistrim i një cilësie më të mirë të të folurës së “Agronit” për të arritur në një konkluzion lidhur me zotërinjtë Alizoti dhe Xhafaj./panorama

ma.me

Next Post
Sherri mes tifozëve përplas Skënderbeun e Partizanin, korçarët: Keni mbështetje politike!

Olsi Rama: Ja çelësi i suksesit të Partizanit!

Comments 1

  1. Kelvis says:
    7 years ago

    Opo te ishte ky audiopergjimi i vertet sot do na dilte luli nga televizori thuaj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

February 11, 2026
Vranësira mesatare deri të dendura, borë në male, moti për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 11, 2026
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Luizi bën parashikimin, tregon emrin e fituesit të Big Brother VIP 5

February 11, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

February 11, 2026
Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

February 11, 2026
Zyrtari i lartë amerikan takime të rëndësishme në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim në Shqipëri për luftën kundër krimit

Zyrtari i lartë amerikan takime të rëndësishme në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim në Shqipëri për luftën kundër krimit

February 11, 2026
Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

February 11, 2026
I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

February 11, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

Humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali, trupat e katër pjesëtarëve të familjes Kola nisen drejt Shqipërisë

February 11, 2026
Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In