Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 25 vite burg të akuzuarin kryesor për grabitjet në blindave të bankave në Rinas, Klement Çala. Dënimi i Gjykatës ka qenë burgim i përjetshëm, por Çala përfiton gjykim të shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht me 25 vite.
Dënimi për Çalën është dhënë në mungesë pasi ndodhet në arrati. Prokurori Besnik Muçi kërkoi burg përjetë, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata. Klement Çala është anëtar i bandës së Ilir Kupës të cilët u arratisën nga burgu grek i Trikallasë në vitin 2013.
ma.me










