• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“1 minutë heshtje për viktimat e komunizmit”, Balla – Alizotit: Kjo është tallje! Ti rri poshtë ballkonit të Sekretarit të Partisë

by A R
30/05/2024 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur në Kuvend, flitet për raportin vjetor të veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit  në Shqipëri, ka pasur debate mes ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe deputetit demokrat Tomor Alizoti. Shkak për këtë u bë kërkesa e Alizotit për 1 minutë heshtje për viktimat e komunizmit.

“Një minutë heshtje për ata që janë pa varre sepse i vrau komunizmi”, tha Alizotit.

Për Ballën, një kërkesë e tillë është një tallje, për aq kohë sa që salla e Kuvendit është bosh.

“Kemi rënë dakord dhe në konsensus të plotë: – kërkesa për minutën e heshtjes është momenti më solemn që ka kjo sallë. Ta fillosh fjalën në Kuvendin e Shqipërisë me ankesën që nuk ka deputetë në sallë, pra të konstatosh mungesën e seriozitetit dhe ta mbyllësh fjalën me kërkesë për të kërkuar një minutë heshtje, është tallja më  e madhe që mund t’u bësh atyre për të cilët, pa dyshim kjo sallë duhet të jetë plot, me 140 vetë, të çuar të gjithë në këmbë, me himnin e Flamurit edhe për t’i mbajtur minutën e heshtjes, të cilin duhet ta bëjmë “minutë heshtjeje”, “60 sekonda”! E jo të çohemi aty 5 sekonda sikur po lajmë gojën! Kjo është tallja më e madhe. Kaq, sa i përket procedurës parlamentare.

Sa i përket replikës, unë kam marrë me qindra herë fjalën në këtë sallë, për t’iu bashkangjitur nevojës për të dënuar sa herë të kemi mundësi, krimet e komunizmit. Dhe krimet e komunizmit dënohen, kur të paktën distancohemi nga ata që ia kanë parë hajrin komunizmit.

Ky që sapo foli, është modeli më i keq i atyre që familjarët e të cilëve e kanë vuajtur komunizmin në kurriz, dhe ky shkon ditë për ditë poshtë ballkonit të ‘Sekretarit të partisë’, i cili komunizmit ia ka parë hajrin më shumë se të gjithë ne këtu. Nuk ke këtu, asnjëri nga ne, babai i të cilit, se unë moshën s’e kam, të ishte në varkën personale të Enver Hoxhës!

(Replikë me deputeten Albana Vokshi: – Pusho ti, se ti ia ke parë hajrin ndryshe Saliut! Po pra, por, zonjë, mëso!)

Pas 33 vitesh ju keni mundësinë e artë që nuk e bëtë dot, por jua bëri drejtësia, ta largoni komunistin nga kreu i partisë, dhe komunizmin nga brenda partisë! Dhe sa i përket komunizmit brenda partisë, shpëtoni njëherë e përgjithmonë, mblidhni institucionet e partisë, distancohuni nga sekretari i partisë edhe pastaj hajde na shisni dëngla!

Sa i përket pjesës tjetër, ky personi që sapo foli, është një keqardhje e madhe, se ky asnjë herë nuk di për çfarë flet. Por në partinë tuaj, edhe kur nuk flet, edhe kur nuk di çfarë thua, mund të të konsiderojnë për filozof. Këtë, për fat të keq e konsideroni për filozof, edhe kur thotë idiotësi”, tha Balla.

/a.r

Next Post
32-vjeçari u dhunua në spital nga babai i të dashurës, zbulohet arsyeja

32-vjeçari u dhunua në spital nga babai i të dashurës, zbulohet arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i Sirisë vihet në shënjestër nga ISIS, i vijnë në ndihmë shërbimi sekret turk dhe ai britanik

Presidenti i Sirisë vihet në shënjestër nga ISIS, i vijnë në ndihmë shërbimi sekret turk dhe ai britanik

March 6, 2026

Pse fjalori i rrugës në Parlament nuk bien me ndryshim në Rregullore?

March 6, 2026
Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

March 6, 2026
Mot i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Fundjava do të jetë me diell, pranvera mbizotëruese me temperatura 24 gradë Celsius

March 6, 2026
Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, shkon për gjykim dosja e Agim Ismailit dhe dy të tjerëve

Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, shkon për gjykim dosja e Agim Ismailit dhe dy të tjerëve

March 6, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Kush po e destabilizon njëkohësisht Shqipërinë dhe Kosovën?

March 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull: SPAK zbulon 5 të dyshuar të tjerë nga trafiku nga Kolumbia

Laboratori i kokainës në Frakull: SPAK zbulon 5 të dyshuar të tjerë nga trafiku nga Kolumbia

March 6, 2026
“Bllokuan foltoren”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

“Bllokuan foltoren”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

March 6, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Trump vendos kushtet për udhëheqësin e ri të Iranit: Duhet të trajtojë mirë SHBA-në dhe Izraelin

March 6, 2026
E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In