• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krimet 30 vjeçare të politikës, ja kalojnë atyre të komunizmit

by Artur Ajazi
23/12/2021 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Ditët e fundit, janë rritur së tepërmi daljet në medie të eksponentëve përfaqësues të viktimave të regjimit komunist, ku kryesisht  janë ish-të përndjekur politikë. Ata nuk ngurruan të bashkohen qysh në fillim me Sali Berishën, duke e patur mëndjen të mbledhur, se “ai përfaqëson shtresën tonë, ai do të bëjë drejtësi për ne”. Vitet kaluan, dhe Sali Berisha dhe Partia Demokratike, nuk bënë as drejtësi, as vlerësim, dhe as barazi mes tyre. Vetëm një pjesë e vogël e tyre, kryesisht drejtuesit (apo dhe ndonjë që e kishte akoma për zemër spiunllikun) bëri prokopi, mori paratë “fët e fët”, përfitoi 3 apo 4 apartamente, prona, vende pune, bursa studimi, viza pune, etj. Mbi 90 per qind e tyre mbetën rrugëve, dhe kjo për shkak të lidhjes së tyre me politikën, partinë dhe njeriun e gabuar. Duke ripërsëritur për të 1000 herë “dënoni regjimin komunist, dënoni Enver Hoxhën”, ata kishin harruar dhe vazhdojnë të harrojnë se, e keqja më e madhe nuk  mbetet  dhe aq ish-regjimi komunist, por politika e 30 viteve të tranzicionit. Ata që përfituan poste dhe miliona, dhe që mjerisht edhe sot përfaqësojnë “shtresat e të përndjekurve politikë”, kanë lidhje të ngushta me politikën destruktive. Ata u rrahën, u burgosën, u detyruan të kryejnë vetëvrasje nga padituria dhe varfëria, dhe sot e kësaj dite tallen nga “babai demokracisë”. Ata ftohen në mitingje, u premtohen “emra në listat e deputetëve”, por as Sali Berisha dhe as Lulzim Basha, kurrë nuk bënë asnjë prej tyre me mandat deputeti. Duke kërkuar çdo përvjetor “dënimin e byroistëve dhe krimeve të komunizmit”, shumicës prej tyre u ka mbetur sahati  50 vite  mbrapa, dhe nuk shikojnë se si, shtresa e tyre është trajtuar mizorisht nga ata që u premtuan qysh në 1992 “bollëkun, shpërblimet  dhe dinjitetin e munguar”, dhe u dhanë mashtrimin, dajakun, dhe përbuzjen. Mbjellësi dhe kultivuesi i paligjshmërisë më flagrante në Shqipëri, ka qenë dhe mbetet ish-komunisti Sali Berisha, kurse forca politike më regresive mbetet padyshim Partia Demokratike, e përfaqësuar nga emri dhe figura e tij. Mjafton të mbledhësh aritmetikisht, viktimat e 30 viteve tranzicion, për tu bindur sa i madh është numëri i tyre, në krahasim me 50 vite diktaturë. Mungesa e zbatimit të ligjit, dyert dhe portet e shqyera, implikimi i politikanëve dhe drejtuesve të lartë në trafikimin e qenie njerëzore, mbetet vepra më e rëndë penale e konsumuar në Shqipërinë postkomuniste. Në rast se, të përndjekurit politikë, apo dhe të afërmit e viktimave të komunizmit, kanë njohur ndonjëherë begenisje, vlerësime serioze, dhe dëmshpërmblime financiare në këto 30 vjet, mbetet koha pas 2013 deri sot. Ishte Edi Rama, që premtimin e dhënë gjatë fushatës së 2013, 2017 dhe 2021, po e mban  aq sa, çdo ditë Ministria e Financave, del me lista emërore të përfituesve. Vlerësimi i tyre mbetet më i gjërë në përmbajtje, po të kemi parasysh angazhimin e tyre në jetën politiko-sociale, apo dhe miratimin e  ligjeve të veçanta, që rregullojnë barazinë mes tyre dhe shtresave të tjera të popullsisë. E vetmja skutë e politikës, që kurrë nuk bëri dhe nuk ka ndërmend të “nakatoset” me shtresën e tyre, ka qenë dhe mbetet Partia Demokratike.Kurse i vetmi  politikan, që ata i ka keqpërdorur, mashtruar dhe  denigruar, duke nxitur madje, urrejtjen klasore, mbetet Sali Berisha. Mjafton të kujtojmë se si, edhe në “foltoret” e tij, ai u mundua ti joshte sërish me premtime imagjinare, për tu bindur sa tallëse mbetet retorika e ish-liderit historik ndaj asaj shtrese, për të mos bërë bilance viktimash që e kanë zanafillën qysh nga qeverisja e tij e parë.

Next Post
Policia kap 33-vjeçarin, në shtëpi i gjejnë një grua duke paketuar drogë

Policia kap 33-vjeçarin, në shtëpi i gjejnë një grua duke paketuar drogë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

March 16, 2026
Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

March 16, 2026
Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

March 16, 2026
Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

March 16, 2026
Artisti i epikës

Artisti i epikës

March 16, 2026
E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

March 16, 2026
Rugova për nga karakteri ishte Bogdanian

Ballkani Perëndimor në kryqëzim

March 16, 2026
Deklaratat e Ramës, Berisha: Institucionet e drejtësisë nuk reaguan, por u vetëposhtëruan

Deklaratat e Ramës, Berisha: Institucionet e drejtësisë nuk reaguan, por u vetëposhtëruan

March 16, 2026
Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

March 16, 2026
Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In