• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krimbi i Ullirit dhe Robinson Kruzo

by Frrok Çupi
03/06/2025 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Se çfarë do të ndodhte sikur në drurin e ullirit me të cilin do të krijohet mobilja, të fshihet një krimb. Flutura e vogël do ta hajë pak nga pak derën e garderobës, dhe do ta lërë çiftin pa gjumë disa vjet. Është aq nervozuese ajo gërr-gërr-gërr! E njëjta gjë do të ndodhte me muret e pallatit, edhe sikur 200 metra të jetë. Një masë inerte, baltë a një gjë tjetër, të lihet brenda gjigandit, ai një ditë do të anohej për nga balta.

Kështu do të ndodhë edhe me gjyqin që do të kryesojë gjykatësja Elsa Ulliri ndaj korrupsionit të Berisha &Co.

Gjithë përralla që kemi përpara nis me grupfjalëshin: ‘Se çfarë do të ndodhë?’.

Është e pamundur të mos ndodhë gjë.

Që të mos ndodhë gjëja e keqe, duhet që menjëherë gjykatësja Ulliri të japë dorëheqjen. Rruga pas kësaj është tjetër gjë. Zonjën Ulliri, një gjykatëse e re  dhe sigurisht e zonja përderisa është përzgjedhur për në Gjykatë Speciale, që dje kur u hodh shorti i gjyqit të Sali Berishës, e kanë të gjithë në bisedë.

Shkaku i parë i bisedës, që në fakt quhet dyshim ndaj Drejtësisë dhe jo një bisedë dosido, është ky: Gjyqtarja Ulliri është njeri i afërt me deputeten e Berishës, Andia Ulliri, dmth., afër me Berishën. Mirëpo vetëm lidhja e afërt mes Elsa e Andia, nuk është i vetmi shkak pse Elsa duhet të lëshojë armët e të marrë punë tjetër.

Se çfarë do të ndodhte sipas ligjit të procedurës penale?

Po dëgjoj plot njerëz që marrin mbarë e mbrapsht paragrafet, herë 15, herë 16, herë 17. Disa kanë qasje të çuditshme me ligjin; mundësisht e duan që ligji të ketë thënë ‘Elsa, kushërira e Andia, të japë dorëheqjen”. Por nuk lexohet kështu ligji. Ligji është doktrinë, është moral, është kod sjelljeje, jo thjesht shkronjë. Mund të mos jetë fiks që të thotë ‘më mirë shko Elsa!’, por e gjithë fryma ta kërkon këtë. Është njësoj si vjedhja e kalit të bardhë. Fshati ‘Iks’ ishte ngritur më këmbë pse dikush kishte vjedhur kalin. Por një dhëndër i ri u pikas tek po vinte drejt fshatit, hipur mbi kalë të bardhë. ‘Jo, bir,- i tha dikush- zgjidh rrugë tjetër, jo nëpër fshatin Iks’. Djaloshi u krenua dhe i tha se s’mund ta ndalonte. “Nuk të ndaloj, bir, i tha- por në Iks kanë vjedhur mbrëmë kalin e  bardhë. E ti mbi kalë të bardhë, kush ta beson!?..

Ligji mund të mos e ndalojë fjalë për fjalë, por Elsa nuk duhet të kalojë nëpër fshatin Iks. Si të thuash nëpër fshatin Nikël. Duhet të japë dorëheqjen.

Se çfarë ndodh pastaj?

O humb o fiton në gjyq Berisha dhe kompania e tij e korruptuar, s’ka shumë rëndësi. Rëndësi ka që goditet besimi ndaj Drejtësisë. Ky besim me zor po rritet si bebe përballë barbarisë ligjore që ka kryer Sali Berisha. Tani vjen Elsa e thotë ‘do ta mbaj unë kalin e bardhë!’. Nonsens!. Në fund të fundit ky është ligji, dmth., është kuptimi, e drejta e mendjes njerëzore, arsyetimi, morali, përbashkimi…, që të mos kalosh me kalë të bardhë kur një kalë i bardhë është vjedhur në shehër.

Se çfarë ndodh sikur Elsa të ndjekë rrugën e Niklës për në provincën e SPAK? Këtu nisin ‘odise’ të tjera. E para ku u shkon mendja njerëzve është nami i keq i Niklës si fshat me plot krime. Jo se Elsa ka të bëjë, jo, fare. Por për habinë e njerëzve aty ku kishte më shumë krim, aty paska edhe më shumë gjykatës e ligjvënës të shkëlqyer. Pak si paradoks, por i bukur.

Se çfarë ka ndodhur aty?

Aty ka ndodhur krimi i parë kundër një biznesmeni, viti 1995. Abaz Ulliri, gjyshi i vajzave tani në piedestal, është vrarë në kushte misterioze. As sot e kësaj dite nuk është ‘zbardhur’, siç thonë gazetarët e kronikës. A do ta zbardhë mbesa? A do të kthehet kjo në një ‘Giovanni Falcone’- gjykatësi që u vra vetëm 3 vjet para Ullirit? Po e bëri këtë, mbesa do të trazojë Niklën dhe ndoshta Tiranën. Po s’e bëri do t’i thonë ‘po ti nuk e gjykove kohën e Berishës për gjyshin tënd, tani gjykon Berishën?’

Punë e ngatërruar.

Se çfarë ka ndodhur atëherë? Nuk ka ndodhur vetëm vrasja, por edhe afrimi shumë i madh i Berishës me familjen Ulliri. Në ato vite dëgjonim vetëm lajme se ‘Berisha në familjen Ulliri të Niklës’, e përsëritej. Siç edhe në familjen e Azem Hajdarit, e ca të tjerëve. Lidhjet e Berishës me viktimat gjithnjë kanë një prapaskenë. A duhet vallë tani që ‘prapaskenat’ ta gjykojnë të korruptuarin Berisha&Co.

Atëherë Elsa, në vend që të shërbejë keq për Drejtësinë, ka rastin të shërbejë mirë për Drejtësinë. Se në fund të fundit nuk jemi të vetëm në një ishull ku nuk ka gjykatës tjetër, psh., si Robinson Kruzo.

Next Post
Biletat e ndeshjes Shqipëri–Serbi, procesi i shortit elektronik vijon deri më 3-4 qershor

Biletat e ndeshjes Shqipëri–Serbi, procesi i shortit elektronik vijon deri më 3-4 qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

February 5, 2026
Kërkoi ulje page për gjyqtarin për zvarritje në zbardhjen e vendimeve, KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD

Kërkoi ulje page për gjyqtarin për zvarritje në zbardhjen e vendimeve, KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD

February 5, 2026
Itali/ Tragjedia në familjen shqiptare, i afërmi: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo fatkeqësi e madhe

Itali/ Tragjedia në familjen shqiptare, i afërmi: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo fatkeqësi e madhe

February 5, 2026
Të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

February 5, 2026
Kush janë Epshtjejnët shqiptarë!

Kush janë Epshtjejnët shqiptarë!

February 5, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja pas përplasjes nga makina

February 5, 2026
U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

February 5, 2026
Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

February 5, 2026
Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

February 5, 2026
Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe Trump: Besimi forcon shoqërinë

Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe Trump: Besimi forcon shoqërinë

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In